Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha sjell detaje të reja: Ishin edhe dy autorë të tjerë, ja kush janë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje të reja lidhur me grabitjen  e famshme të  Qafë Kasharit pak ditë më parë.

Mësohet se banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve ka qenë e përbërë prej 8 personash, të cilët ishin mirëkordinuar për të përmbushur objektivat e tyre.

Gazetari  Hoxha, duke ju referuar burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, konstaton se në skemën e grabitjes ishin të përfshirë edhe  dy tropojanë, që janë pikërisht nipat e Admir Murataj (djemtë e motrës).

Së fundmi, përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), blutë e Tiranës kanë  shpallur  në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.

Ata mësohet se furnizonin bandën me makina të vjedhura në Kosovë, ku pasi i modifikonin ato, përdoreshin për të kryer grabitjen e bankave.

Tashmë numri i personave të shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Qafë-Kasharit pak ditë më parë shkon në 4 persona.

Operacioni “Patriot” i forcave të policisë është përqëndruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë, ku mendohet se fshihetn organizatorët e bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha sjell detaje të reja: Ishin edhe dy autorë të tjerë, ja kush janë”

  1. shqip says:

    Ja dhe nje detaj bindes qe deshmon se shqupi eshte kordinatori i krimit te organizuar ne shqiperi. Çfare duhet te bejne tjeter per tu bindur, qe kjo ( pd) te shpallet jashte ligjit? Ata Jane gati ta kthejne vendin si 97-98ta.

  2. orli says:

    Duhet te shikohet se ka mundesi qe keta grabitesit te paguhen ne borderot e visho ajazit sali udb-es!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *