Hetimet/ Si u zbuluan tenxheret e groposura me para dhe sa mungojnë ende

15 Shkurt 2017, 20:42Politika TEMA

Te tenxherja me presion, Neim Avdulaj kishte fshehur një pjesë të sasisë së parave, që i takonin pas grabitjes. Ka qenë vetë ai, që i ka dërguar oficerët e policisë në oborrin e shtëpisë së prindërve në zonën e Ballshit, ku e kishte groposur tenxherën vetëm pak orë pas grabitjes së kryer në rrugën Qafë Kashar-Rinas. Gjatë marrjes në pyetje, ish-efektivi i forcave komando Avdulaj ka pranuar se ka qenë pjesë e bandës që kryen grabitjen e 9 shkurtit, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave.

Mësohet se policia nuk e ka pasur të vështirë të gjejë vendin e fshehjes, pasi gjatë deklarimeve ka treguar se sipër vendit ku kishte fshehur paratë kishte vendosur një gur. Edhe prindërit e Avdulajt ishin shprehur të habitur për paratë që ndodheshin të groposura në oborr, pasi sipas tyre, ata jetonin vetëm me pensionin e tyre. Zyrtarisht prokuroria dhe policia nuk japin detaje për shumën e gjetur, por mësohet se nga kontrollet e banesave deri më tani janë gjetur rreth vetëm rreth 200 mijë euro, valuta të ndryshme. Burimet thonë se veç vendit të fshehjes së parave, Avdulaj ka treguar edhe emrat me të cilët ka kryer grabitjen mesditën e 9 shkurtit në rrugën Qafë Kashar-Rinas, të blindit që transportonte rreth 3.2 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se personi i dytë i shpallur në kërkim, veç Admir Muratajt është edhe shtetasi Jetmir Çerpja nga Dibra por me banim në Kamëz. Mësohet se Çerpja, është njohje e vjetër e Admir Murataj që dyshohet se është organizatori i grupit të grabitjes. Njohje, që thonë burimet, ka nisur që në Greqi ku dyshohet se kanë qenë pjesë e të njejtës bandë në grabitjen e bankave. Për arrestimin e tij, mësohet se policia është përqendruar në zonën e Dibrës, ku mendohet se është strehuar. Në Dibër, policia thonë se po kërkojnë edhe Admir Muratajn, i njohur edhe si bashkëpunëtor i Ilir Kupës me të cilën u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi.

Burimet thonë se vetëm Ernest Kupa nuk ka pranuar akuzën, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në grabitjen e datës 9 shkurt apo atë të datës 3 dhjetor 2012. Ndërsa Detjon Memlikaj, dyshohet se veç informacionit ka marrë pjesë në të dy grabitjet e kryera. Si Memlikaj edhe Avdulaj janë liruar nga detyra e oficerëve të forcave komando të ushtrisë për shkelje disiplinore.

4 komente në “Hetimet/ Si u zbuluan tenxheret e groposura me para dhe sa mungojnë ende”

  1. pastruesi i mences says:

    he hee he ..LOL.
    po kta. kan pas ndermend me “pastru” paret “e pista” , tenxhere gjelle a ?
    nuk pastrohen paret me uj o debila .
    paret pastrohen ne bankat e zvicres.
    ajo eshte lavatricja e parave te pista.
    eshte kurv zvicra,vishet bukur,si kurv,dhe kurvnon bukur, esht kurv me patent.
    ajo lan e shplan paret e pista te krejt globit.
    pse nuk I cuat atje ?
    merrnit edhe pasaporta zvicerrane masanej se t japin pasaport ata po t kesh pare. po s pate pare s t japin gjo,vec t marrin…edhe qindarkat e fundit qe ke.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Leket e tjera i ka marre Luli per mitingun e 18 shkurtit !

  3. kel frajeri says:

    kurse policat kendonin ate kengen popullore:
    “N tenxhere ke dal e
    per me bo sehir”..
    nji pyetje endet neper rruge: a ishte tenxhere me kapak apo pa kapak? kupa me kapak kupa pa kapak..me kapak . pa kapak….
    hajt ta hap xhuxhumak ….

  4. Klimax says:

    Qe emrat e shqiptareve si ky Admir Avdulaj jane 100% te turko-arabezuar, kjo nuk ka dyshim, por kur dhe ne gjuhen e perditeshme dhe aq me keq ne shtypin e televizionin shqiptar te vitit 2017 te shkruhet e flitet akoma me fjale te huazuara nga turqishtja apo osmanishtja si tenxhere, penxhere, para (lek), etj, etj, verteton realitetin e nivelit te ulet e te mjeruar te identitetit gjuhesor, kulturor e social te shoqerise shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje