INTERVISTA/ Bamir Topi: Ja pse u prisha me Berishën. Me atë njeri nuk më bashkon më asgjë në këtë botë

Bamir Topi ka përjashtuar çdo mundësi për të bashkëpunuar me Sali Berishën. Në një intervistë në “Vila 24” në News 24 ai iu rikthye edhe njëherë ditëve kur ndodhi çarja më e madhe me Partinë Demokratike.

Topi falënderoi gjithashtu Fatos Nanon, me kontributin e të cilit ai u zgjodh president në vitin 2007.

Përse u prishët me Partinë Demokratike?

Unë e kam shumë të vështirë të prishem për arsye personale. Po e them për herë të parë po e them se jam prishur për arsye shtetërore. Në prill 2008 Sali Berisha dhe Edi Rama arritën një akord në dëm të shtetit, ndryshimet kushtetuese. Gjithë ajo klimë tensioni bëri atë që unë të krijoja distancimin, pozicionimin. Njeriu pavarësisht se bën debate të forta shtetëtore, i ruan marrëdhëniet njerëzore, gjë që nuk ndodhi nga krahu tjetër. Ndryshimet erdhën menjëherë pas Gërdecit. Opozita e asaj kohe mendoi se pushtetin e kishte shumë të afërt. Ish kryeministri e shfrytëzoi për të fuqizuar pushtetin e tij ekzekutiv.

Nga ky moment pastaj nisi një betejë e vendosjes së pushtetit politik mbi shtetin. Kjo ishte arsyeja që unë jam distancuar.

Jeni i gatshëm për ribashkim?

Në këtë botë gjërat janë relative. Dëshiroj të rikonformoj një deklaratë që e kam bërë vite më parë. Me personazhin në fjalë që ishte kryeministër, asgjë nuk do të mund të më bashkojë në këtë Botë. Ai doli nga shtrati i marrëdhënieve normale dhe rrëshqiti totalisht në deklarata që njeriu për asnjë arsye nuk i bën.

Ju u zgjodhët president në 2007. PD kishte 79 mandate, duheshin dhe 5. A jeni interesuar ndonjëherë pse këta ikën nga PS dhe votuan për ju?

Është kontributi specifik i zotit Nano për marrjen e mandatit. Nano ishte kandidat i vetëshpallur për të konkurruar si President. Ai arriti të marrë 20 firma dhe nuk gjeti mbështetjen e PS-së. Në këto kushte Nano vendosi dhe deklaroi vetë të mbështesë zgjedhjen e Presidentit si një akt qytetar dhe institucional. Unë i jam mirënjohës publikisht për xhestin e tij.

 

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “INTERVISTA/ Bamir Topi: Ja pse u prisha me Berishën. Me atë njeri nuk më bashkon më asgjë në këtë botë”

  1. Syri Shqiponjes says:

    Ky person eshte personifikim i babezise dhe i pabesise.Kete deklarate se do ikte nga berisha e ka bere shume here dhe shume here eshte kthyer duke tradhetuar e demtuar rende edhe karrieren e miqve te tij qe i kane qendruar shume besnike gjate periudhes qe ai ishet ne opozite e madje nuk fliste as me vellezerit e tij.U betonte e u sterbetonte per koken e dy vajzave te tij se nuk do te rikthehej kurre me atje tek Pd-ja dhe u rikthye me shume se njehere.Eshte nga presidentet e ketij vendi qe kane dhene kontributin me te zi ne sistemin e drejtesise nepermjet nje sistemi gjobash ne emerimet e gjyqtareve e prokuroreve ne vlera marramendase pasojat e se ciles i vuajne e do ti vuajne edhe per shume kohe shqiptaret.

    1. Bushi says:

      Syri i shqiponjes! Duket qarte se ti je me sali Berishen dhe te dhemb.Por Bamir Topi mbajti ate qendrim te duhur ndaj ketij banditi,ndaj ketij krimineli,qe e pret vetem burgu.Sali Berisha nuk behet shok,se eshte i poshter,eshte nje qen qe te ha fshehurazi nga prapa,eshte i pabese.Mendimi im eshte qe partia e Topit, FRD-ja,duhet t’a zevendesoi pd-ke, se kjo parti e Berishes,eshte kthyer ne parti fashiste.

  2. Dielli says:

    Nje pyetje kam per Ju Bamir Topi,apo bamke qylollari,Po keshtjellat e sete bije dhe tuajat mbi tokat e kujte i nderove,Po leket nga i nxorre per te ndertuar villa me orendi e lukse marramendes,pastaj na derdellis per krushqite e nje Kali qe tashme i kane rene patkojte?Histria juaj nis nga kandidat per antare te PPSH,pa komunist,dhe katapultohesh ne krie te PD-se si vemje e saj,qe me fuqine e pushteteve Jo vetm grabite pronat e tironsve,por dhe i tjetersove ato sebashku me pasurine kombetare ne unison me Berishen,kete njeri qe ju sot nuke pajtoheni,Jo,mor Jo,ju do shkoni ne vathen tuaj,se produkt i pafytyresise se saj ne vite je,o Topi.o bamke qylojllari.Prit e shiko se cfare do te vendose per Ju Reforma ne Drejtesi dhe dekriminalizimi,pastaj kakaris se gjeli siper plehut tuaj.

    1. Topi qe i beri topin e mutit salehut paska qene kandidat i PPSH,por aty kan qene te gjithe antar te PPSH dhe sigurimsa.

  3. dielli says:

    ky topi i ra lekeve me TOP dhe beri listen e cmimeve te gjykateseve dhe prokurorev.
    mos ki merak se je i pari ne listat e amerikaneve dhe te shqiptarve po e po mor hale qe shkatrrove gjithcka dhe tani duhen kohe e leke e sriparohet dot drejtesia.
    po ju te temes qe i jepni vend lajmeve rreth topit. ti mere di gjithcka ne kete vend dhe di dhe helen ne fjale dhe veprat e tij. thuaj te veretetn dhe mos provoko popullin

  4. Bamka me top says:

    Sa per marrdhenie personale Bamka i ka problem dhe marrdheniet me familjarete te afermit te cileve u punoi qindin me pronat. Po ate rrugen publike qe e privatizove dhe zaptove kur do ta lirosh or trim?

  5. minatori says:

    Bamir Topi dhe Ina Rama ne bashkepunim me Gazmend Oketen ( ish minister mbrojtjeje) sabotuan me dashje dhe ne favor te tyre per te lare hesapet me Berishajt gjithe dosjen e Ceshtjes Gerdeci. Me kete veprim keta persona bene te mundur ndalimin dhe denimin e personave qe nuk kishin te benin me kete pune dhe per rrjedhim RRjepjen nga gjyqtaret dhe prokuroret te viktimave te dyta te ketij procesi pas atyre te vrare.
    Ky BUSHTER me urdher te tij komandonte dashnoren INA RAMA per te gjitha veprimet. Donte te bente figure te mire te EDVIN RAMA por qe nuk i eci me shume se hengri pak vete.
    I vete Bamka te gjitha se ia kane thene shoket nga “MINIERA”

  6. shigjeta says:

    o syri i shqiponjes je shume i sakte , ky eshte presidenti me negativ ne historine e demokracise shqiptare dhe sinonim i padrejtesise

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Saliu paska bashkpunu me ramen
    Dhe ky Tani eshte ne aleance me ramen.
    Perderisa te dy bashkpunetor me ramen do beje mire rama t’ ju leroje nenen te dyve.

  8. shigjeta says:

    shikoni kush e solli ne krye te shtetit me titullin me te larte si presidenti i republikes , dhe cdo gje sqarohet , e solli fatos nano jo nje nder , por politikani me negativ i historise se re shqiptare qe hypte aeroplanit te bisnesmeneve greke shkonte neper burdellot dhe buzuqat greke dhe kthehej po ate nate ne tirane , ketyre ndyresirave i kishim lene fatin e nje kombi qe vuante per buken e gojes , ky qe fatos nano , bam pyka dhe sali qeni, keta ndyresira duhet te kalojne perpara skuadres se pushkatimit , por kaluan te tjere qe nuk duheshin kaluar

  9. @ says:

    Populli thote: Kafshaten e madhe haje, por fjalen e madhe mos e thuaj se nuk i dihet…
    Le qe ti nuk je nga ata burra…

  10. inf says:

    mora vesh nga gojet e liga se qy bamka i ka marre njerit nji binesmeni
    Tirans 400.000 mije EURO
    ZOT NA RUJ MEND E KAPTINES POR BAMKA PER LLOVE PRA PARE VDES

  11. Zgalem says:

    Nuk kam lexuar ndonjehere komente me te goditura se keto , per kete ish president . I kane rene pikes . Mbetet perfaqesussi me antipatik dhe me I korruptuar I I beri fresk Berishes se I duhej per pronat dhe mburoje per korrupsionin prallor . Ky la nam me K. Spahiun . E shkaterruan me themel Drejtesine shqiptare . Politikn I kriminalizuar , ne te tera poret e trupit dhe te shpirtit . Kerkon te paraqitet si engjell . Mendoj se e ka marre ne qafe Oketen , qe per mendimin tim , nuk eshte I kesaj prerje , por ka cfrytezuar naivitetin e tij . Eshte enigem fakti pse perzihet me politike , ky person , kur I ka te tera , si ne enderr. Zgalem

  12. Albanistan em i dashtun says:

    Ja nje jashqitje tjeter e kombit ose horri I bulevardit nga Banda PD..ose ndryshe Suniti Turko shqiptar

  13. veke tema says:

    Ju bashkoft martadelli i conad-it… Respekte!

  14. Relax says:

    Bamir-e Topi dhe Atifete Jahjaga jane dy femrat shqiptare qe u ben presidente.

  15. tomsojeri says:

    Ο Bamir ! Je shum egoist kur flet per mirnjohje nga nje rrugac i cili ka pjes te madhe te pergjegjsis se ksaj gjendje qe kalon sot Shqiperia ! Ja di per nder ksaj qelbesire se te beri president e ti cfar bere???? E kalbet Shqiperin ne ate far feje qe spo ka Zot te ngjall kte komb te pushtuar nga elita me e degjeneruar e zhyur ne krim e hajni te pa par ! Jan 30 vjet erresire ku te gjith president e kryeministra nuk ishin ne gjendje ta shpetonin Shqiperin nga kthetrat e monstres ,me heshtjen tuaj ! Kjo gjendje makaber degjenerimi qe ndodhet sot Shqiperia kaloi nga duart tuaja qe spatet burreri e kurajon te mos lejonit kte gjendje !! Sali perbinshit ai pushtet i dha mundesin te realizoj katastrofen e ktij Kombi e ju, pushtetin, kur ju dha rasti ta kishit e vut ne sherbimin tuaj se nuk donit te rrezikonit ato cka ju fali ! Kjo parti antishqiptare, ku edhe ti militove , akoma vazhdon rugen qe nisi dhe spo don te leshohet ,akoma ftyrat e krimit cirren e spo hiqen nga syt e shqiptareve e ju te gjith u haruat e skemi per cfar tju kujtojm sepse asgje te mir nuk bet per kte popul ….e kur nje president ,apo kryeminister haroet ,ben pjes tek te keqit ! Sali Berisha do te mbetet “Skenderbeu”i katastrofes se shqiptareve i pa harushem ,qe akoma sndalet ,e akoma mer fuqi si Anteu te platforma qe ndertoi para syve tuaj , me bekimin tuaj ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *