Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes së NATO-s: Shqipëria e angazhuar, Aleanca të mos e harrojë Ballkanin. Mesazh Serbisë për Kosovën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s, që po zhvillohet në selinë e NATO-s, Bruksel, në datat 15-16 shkurt 2017.

Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Në sesionet e para, ministrat patën një shkëmbim mendimesh në nivel politik dhe strategjik mbi prioritetet që Aleanca duhet të avancojë. Në këtë kuptim, aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense), veçanërisht duke trajtuar situatën komplekse në kufijtë jugorë të NATO-s. Gjithashtu, diskutime pati dhe mbi burimet e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve që i nevojiten Aleancës në mjedisin e krijuar të sigurisë.

Në ndërhyrjet e saj, Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë angazhimet e marra, për një përqasje gjithëpërfshirëse të NATO-s mbi mbrojtjen e aleatëve. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Shqipëria i jep një rëndësi të veçantë dhe mirëpret diskutimin mbi rreziqet dhe sfidat që burojnë nga jugu Aleancës.

Duke vijuar, ajo u ndal në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kodheli kërkoi që Aleanca mos ta harrojë këtë rajon, i cili ka nevojë për mbështetje në vijimin e reformave të gjithanshme, duke përfshirë dhe ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, janë një tregues i brishtësisë së rajonit. Gjithashtu, sipas saj, kjo gjendje po krijohet dhe nga lëvizjet dhe retorika provokuese e Serbisë, si dhe roli destruktiv i aktorëve të tjerë të jashtëm në rajon.

Në këtë prizëm, ajo kërkoi që NATO të vijojë të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke dërguar mesazhe të qarta dhe siguruese për mbajtjen e paqes dhe sigurisë. Misioni KFOR, si një histori suksesi, nuk mund dhe duhet të vendoset në udhëkryq, si rrjedhojë e kësaj situate. Ndaj nevojitet një fokus i dedikuar që ky mision të vijojë të mbetet shtylla e sigurisë për stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes kërkoi më shumë mesazhe të qarta për Serbinë, si vend partner i NATO-s dhe inkurajoi më shumë bashkëpunim të Aleancës me BE-në, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, Ministrja e Mbrojtjes mori pjesë dhe në takimin e organizuar nga Kanadaja, me vendet pjesëmarrëse në forcën e përparuar të NATO-s, në Letoni, ku vendi ynë do marrë pjesë me personel ushtarak. Ky takim kishte në fokus planëzimin për aterializimin e këtij angazhimi të përbashkët dhe çështje që kërkojnë vëmendje për të ardhmen. Nga ana e saj, Kodheli mirëpriti mbajtjen e këtij takimi koordinues dhe bëri me dije masat e marra deri tani dhe ato të pritshme, të palës tonë. Kështu, ajo theksoi se vendi ynë i qëndron fort këtij bashkëpunimi dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur për dislokimin e forcave, duke iu përmbajtur afateve kohore të rakorduar midis vendeve.

Në ditën e dytë të Ministerialit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë mbi disa elementë të tjerë, në përmbushje të mbrojtjes dhe frenimit të rreziqeve, siç është rishikimi i strukturës komanduese të NATO-s, implementimi i masave në kuadër të Planit të Gatishmërisë për Veprim, Forcës së Përparuar të NATO-s, mbrojtja kibernetike, etj.

Siguria në Kosovë, Kodheli dhe homologu i saj kroat, letër Stoltenberg

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Kroacisë, i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në letrën e tyre, Kodheli dhe Krstičević, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Ministrat Kodheli dhe Krstičević e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.”- thuhet ndër të tjera në letrën e ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë.

170215e-005

170215e-008

170215e-013

170215e-023

170215e-024

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *