Kupa Shqipërisë/ Kukësi i kthen nderin Tiranës, bardheblutë kalojnë në gjysmëfinale

15 Shkurt 2017, 15:37Sport TEMA

Nuk ka surpriza në ndeshjen kthimit të Kupës së Shqipërisë në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës që u zhvillua në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Ashtu dhe siç pritej skuadra e Tiranës ka kaluar në raundin tjetër, duke u kualfikuar në fazën e gjysmëfinaleve.

Sfida e kthimit përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 me bardheblutë që kalojnë për më tej pasi kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Në këtë mënyrë Kukësi i kthen nderin që Tirana i bëri në fundjavë verilindorëve, që fituan me rezultatin 2-1 në një sfidë e cila u fitua lehtësisht nga kryesuesit e Kampionatit.

Ndërkohë, në gjysmëfinale është kualifikuar dhe skuadra e Skëndërbeut që mundi në korcë, ekipin e Laçit me rezultatin 1-0.

Autori i golit për skuadrën e Ilir Dajes, u shënua nga Gavazaj.

Për në gjysmëfinale është kualifikuar dhe skuadra e Beslidhjës që eleminoi skuadrën e Flamurtarit.

Sfida e luajtur në Lezhë u mbyll me rezultatin 0-0, por lezhianët kualifikohen pasi në ndeshjen e parë fituan me rezultatin 2-1.

Cerekfinalja e fundit luhet në orën 17:00 mes Teutës dhe Vllaznisë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje