Marchetti mungon 10 ditë, Strakosha sërish titullar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër shans i artë për Thomas Strakoshën për  tu treguar të gjithëve se meriton të jetë ai portieri titullar i Lazios.

Dëmtimi që pësoi Federico Marchetti përpara ndeshjes ndaj Milanit do ta mbajë 10 ditë jashtë fushave të futbollit, gardianin italian dhe në mungesë të titullarit të portës te skuadra bardhekaltër, do të jetë Strakosha, 21-vjecari shqiptar një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Serinë A, ai që do të mbrojë portën e Lazios  në dy sfidat e ardhshme të kampionatit.

Marchetti ka një problem në meniskun e gjurit të djathtë dhe do ti duhet të qëndrojë për 10 ditë në pushim absolut.

Objektivi i 34-vjecarit është të jetë gati për sfidën ndaj Udineses e vlefshme për javën e 26-t të kampionatit por gjasat më të mëdha janë që Marchetti të mungojë edhe në këtë ndeshje, kështu që titullari i portës në sfidën e rradhës ndaj Empolit që do luhet të Shtunën në stadiumin Carlo Castelani, por edhe në sfidën e Olimpicos ndaj Udineses pritet të jetë pikërisht Thomas Strakosha.

21-vjecari shqiptar është aktivizuar në total në 8 takime në këtë sezon të Serisë A, duke u shfaqur gjithmonë në lartësinë e duhur dhe duke spikatur me ndërhyrjet e tij si një talent i jashtëzakonshëm.

Strakosha i cili sëfundmi është grumbulluar edhe nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi, nëse vazhdon me këto ritme mund të debutojë me Shqipërinë pikërisht në sfidën e madhe të 24 Marsit ndaj Italisë në Palermo, takim në të cilën portieri titullar i kuqezinjëve Etrit Berisha do të mungojë për arsye skualifikimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *