Ndihmësi i ri i De Biazit fillon punën: U takuam sot për lojtarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas firmës në kontratë, të hedhur më datë 13 shkurt, Marko Veroneze ka filluar zyrtarisht punën si asistenti i Xhani De Biazit, sigurisht që detyra e parë e tij ka qenë të takohet personalisht me trajnerin e përfaqësueses shqiptare, me të cilin kishte pasur vetëm kontakte telefonike gjatë kësaj periudhe.

Sot, ai ka pasur mundësinë të ulet në një tavolinë me De Biazin për të folur konkretisht për punën që e pret para ndeshjes kundër Italisë, siç ka treguar vetë Veroneze në një intervistë për “TMW”.

Mister, përse Shqipërinë?

Xhani De Biazi ishte në kërkim të një bashkëpunëtori pas lamtumirës së Tramexanit. Folëm, shkëmbyem disa ide dhe u mirëkuptuam menjëherë.

Mes të tjerave, keni pasur mundësinë të punoni bashkë edhe në të kaluarën…

Po, e kisha si trajner te Modena në vitet e fitoreve të kampionateve të C1 dhe B. Lidhja jonë ka qenë gjithmonë e fortë. U takuam edhe sot dhe kemi folur pak për lojtarët.

Rifilloni nga një pankinë prestigjioze…

Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam truar për të punuar me misterin dhe me një kombëtare e cila në vitet e fundit ka tërhequr mbi vete interesin e futbollit europian. Deri pak vite më parë, nuk merrej në konsideratë, por pas arritjeve të fundit, të gjithë e shohin Shqipërinë me shumë interes.

A keni folur me Tramexanin? A shkëmbyet ndonjë përshtypje?

Me Paolon ekziston një miqësi që zgjat prej vitesh. Jam i lumtur që ka pasur mundësinë të drejtojë Luganon. Folëm në këto ditë, për t’i uruar suksese njëri tjetrit.

A keni menduar ndonjëherë që të filloni përsëri si trajner i parë?

Po, ekzistonte ideja si dhe disa mundësi, por pastaj nuk u konkretizuan. Më pas erdhi kjo telefonatë, mundësia për të punuar me De Biazin dhe jam shumë i lumtur. Jam ende i ri dhe një eksperiencë si kjo mund të më bëjë të rritem shumë.

Në rrugën drejt Botërorit 2018, jeni në një grup ferri me Spanjën e Italinë. Ku mund të arrijë Shqipëria?

Ka shumë ndeshje dhe janë të gjitha të vështira. Duam të rritemi hap pas hapi, të japim më të mirën dhe vetëm në fund të bëjmë llogaritë, por sigurisht duam të bezdisim favoritët./PanormaSport/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *