New York Times artikull për Shqipërinë: Arkeologjia nënujore pasuri për turizmin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arkeologjia nënujore shqiptare  ka zënë nje vend të rëndësishëm brenda New York Times.

Prestigjiozia amerikane i ka dedikuar një artikull promovimit që po i bën vendi ynë turizmit perms gjetjeve arkeologjike në thellësi të ujrave detare.

Shqipëria po promovon zbulimet arkeologjike nënujore në brigjet jugperëndimore të vendit për të rritur interesin e publikut dhe për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve të cilët mund të ndihmojnë në ruajtjen e zbulimeve.

Agjencia Kombëtare Shqiptare e Bregdetit hapi të hënën një ekspozitë prej 30 fotografish, ku tregohen sende nënujore me rëndësi potenciale arkeologjike gjatë dekadës së fundit. Deri më tani është hartuar program për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fizike në një të tretën e bregdetit shqiptar, nga Saranda deri në afërsi të ishullit të Korfuzit e Vlorë”.

Më tej, NYT vijon artikullin duke cituar kreun e Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Bregdetit Auron Tare, i cili jep më tepër detaje.

Deri tani janë gjetur 38 anije në fund të detit Jon dhe se gjashtë prej tyre janë tepër të vjetra, më shumë se 2000­vjeçare”. Tare ka nënvizuar se anijet janë të epokës së Ilirisë dhe se përdoreshin për tregti dhe jo për pirateri”.

E përditshmja amerikane shkruan se “Ekspozita me fotografi përmban edhe sende të tjera të lashta arkeologjike, që datojnë që në Greqinë e Lashtë.

Por, se ka edhe anije apo sende të lëna në bregdet në kohën e Perandorisë Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore, por edhe gjatë Luftës së Dytë, të anijeve britanike ose italiane.

Gjatë regjimit komunist që udhëhoqi Shqipërinë deri në vitin 1990”, shkruan NYT, kontrolli i ushtrisë mbi bregdetin ka penguar trafikantët që ndoshta do të tentonin të merrnin artefaktet nënujore.

Nga ana tjetër, Neritan Ceka një arkeolog i vjetër i përfshirë në zbulimet detare u shpreh se në bregdetin shqiptar mund të gjesh “një pasuri të paprekur”. Ai vendosi theksin tek gjetjet që janë bërë nga anijet e përmbytura kohë më pare.

“Kjo pasuri e madhe arkeologjike duhet të tregohet për popullatën lokale, me qëllim që të ruhet. E dyta, anijet apo sendet e tjera arkeologjike të gjetura këtu kanë rëndësi kërkimore në mbarë botën”, përfundon Ceka,

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *