PD kërkon pushtetin qyl në tavolinë. E thotë Aldo Bumçi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike kërkon pushtetin në tavolinë dhe qyl, me sa duket e bindur se vështirësia për të ardhur me votë në qeverisjen e vendit pas 18 qershorit është shumë e madhe dhe thuajse e pamundur.

Anëtari i kryesisë Aldo Bumçi tha se opozita proteston në 18 shkurt pasi kjo qeveri ka zhytur vendin në krizë ndërsa renditi 3 arsye kryesore pse proteston opozita.

“Shteti ka prishur 9 mijë godina biznesi. Shtresat e varfra janë dënuar se shesin bidonë qumështi dhe për energjinë elektrike. Një qeveri e keqe është gjysma e të keqes. Rama ka shkatërruar sistemin e votës. Protestojmë për varfërinë për mungesën e punës dhe për një qeveri që ka zhdukur mekanizmi e votës”- tha deputeti Aldo Bumçi.

“Protesta e 18 shkurtit” ishte tema e trajtuar në pjesën e dytë të emisionit ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24.

Ndërkohë analisti Henri Cili tha se opozita duhet të fokusohet më tepër tek zgjedhjet dhe të mos harxhojë energji për protestat në një kohë kur zgjedhjet janë shumë afër.

“Kur ka një protestë nga opozita është një lajm i mirë. Protesta është e drejtë dhe e mirëpritur. Ka diçka që nuk shkon sepse ne jemi në prag të zgjedhje dhe mund te bëhet testimi i zgjedhjeve. Sensibilizimi për fushatën e zgjedhjeve mund të tërhiqe më shumë vëmendjen sesa protesta. Protesta kaq afër zgjidhjeve më duket harxhim energjish”, tha Cili.

Ndër të tjera Bumçi tha se ka vetëm dy rrugë, ose Rama të largohet nga pushteti me rrotacion në mënyrë paqësore, ose me anë të protestave deri në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Para zgjedhjeve vijnë e akumulohen të gjitha. Ky kryeministër që ka këtë standard zgjedhor, prodhon këto zgjedhje ku bandat rrethojnë qendrat e votimit. Me kriminele që kandidojnë në zgjedhjet lokale, ai prodhoi këtë standard. Gjatë vitit të kaluar pamë drogën të shfaqej në mënyrë të frikshme. Kjo do kompensojë çdo humbje që ai do pësojë. Më 2017 Rama do zgjedhë të dalë nga politika. Pas një karriere t jashtëzakonshme si kryetar bashkie i kryeqytetit, kryetar PS, dhe kryeministër, duhet të lërë pushtetin në mënyrë paqësore.

Mënyra tjetër do jetë me protesta, deri në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama do ketë në dorë dy gjera; do largohet në mënyrë paqësore me rrotacion pushteti, apo do largohet si humbësi i zgjedhjeve. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme ai të rrijë kryeministër, por me drogën…”, tha Bumçi.

Ndërsa gazetari Arjan Çani pohoi se pavarësisht protestës së 18 shkurtit, duhet të jetë e qartë se çfarë do bëhet të nesërmen e asaj dite. Po ashtu, Çani tha se revolucioni nuk vjen me data të caktuara.

“Çdo protestë është e legjitimuar. Unë them se diagnoza që thotë Aldo nuk është e mjaftueshme. Problemi është se si arrihet shërimi. Ne sot, në tavolinën tënde duhet të kishim një sondazh gjysmë të besueshëm se sa e ka besueshmërinë kryeministri.

Ne hedhim fall. Askush nga ne nuk e di se çfarë do ndodh në 19 shkurt. Ku ndryshojmë ne nga fallxhoret. As unë e as Lenci nuk e dimë se çdo ndodh pas protestës. Jemi në kushtet e mungesës së informacioneve. Ne sot nuk mund të themi se cili është popullariteti i kryeministrit.

Si kemi këto metoda. Grimë ajër kot. Arsyeja kryesore është që të bllokoni këtë sistem të manipulueshëm të sistemit zgjedhor. Fjala ime është kjo që nëse kjo protestë ka një defekt, që është lënë me datë. Revolucioni nuk vjen me datë, se nuk funksionon.”, tha Çani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “PD kërkon pushtetin qyl në tavolinë. E thotë Aldo Bumçi”

  1. Nick says:

    Ç’do me thene çyl?!?!

  2. Kritiku says:

    Nuk eshte e nevojshme qe te lexosh shkrimin. Mjafton vetem qe te lexosh titullin dhe e kuptojn se çfare shkrimi skandaloz duhet te jete. Artikullshkruesi nuk di as se si te shkruaje gjuhen shqipe. “PD kerkon pushtetin çyl ne tavoline…” shkruan gazetari. Ore tunxh, çfare ehste kjo fjale “çyl”?
    Mero ku i ke gjetur keta shpellare me dyplloma Kristali, qe i ke punesuar?

  3. Kritiku says:

    Nuk eshte e nevojshme qe te lexosh shkrimin. Mjafton vetem qe te lexosh titullin dhe e kuptojn se çfare shkrimi skandaloz duhet te jete. Artikullshkruesi nuk di as se si te shkruaje gjuhen shqipe. “PD kerkon pushtetin çyl ne tavoline…” shkruan gazetari. Ore tunxh, çfare eshte kjo fjale “çyl”?
    Mero ku i ke gjetur keta shpellare me dyplloma Kristali, qe i ke punesuar?

    1. Expreso a ekspreso says:

      Debill shiko fjalorin e gjuhes shqipe pasta fol:

      QYL II m. bised.

      1. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë; një send a diçka tjetër që merret rastësisht falas. I pëlqen qyli. I bie qylit. thjeshtligj., keq. e ka zakon t’i marrë gjërat falas, i pëlqen e përpiqet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve.

      2. edhe sh. ~A, ~AT keq. Njeri që nuk punon, por e pret çdo gjë nga të tjerët; njeri përtac, i ngathët e i pazoti.

      QYL ndajf. bised.

      1. Pa paguar gjë e rastësisht, falas, kot, qelepir. Ha e pi qyl. E mori qyl. E do qyl.

      2. Kot më kot. Flet qyl. Shkon qyl.

  4. Peco says:

    E harruan keta rrot gomari se si ja muaren Rames Bashkine e Tiranes? Pastaj per cfare proteste e kane fjalen? Si rregull populli proteston kur i ka vajtur thika ne kocke. Por kete radhe duket se thika ne kocke i ka vajtur PD. Pra PD kerkon qe populli te votoj per hater te saj dhe jo PD vihet ne krye te nje proteste popullore per hater te popullit. Dhe me tej akoma, si eshte e mundur te zhvillosh nje proteste mbi situata hipotetike? PD thote se Edi Rama do vjedhi votat. Nga e di? Zgjedhjet duan dhe 4 muaj te mbahen. Po sikur ne zgjedhje te fitoj PD, (nje mundesi te pakten teorike), atehere per cfare proteston ne 18 Shkurt PD? Keta kane cmendur komplet. Berisha mire qe eshte i cmendur vet por po cmend dhe PD.

  5. jon says:

    ik ore goje hallve……ke fytyre ti per qeveri…..ik bej ballokume……bajga!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *