Përrallat me “gogolin” Soros, ngaqë nuk mundin dot Ramën!

Nga Andi Bushati

U bënë disa javë që një rrëfenjë konspirative me Xhorxh Sorosin po inspiron të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës në Shqipëri.

Shtypi pranë opozitës nuk ka ditë që të mos denoncojë lidhjet e spekulantit miliarder në Tiranë.

Politikanët shqiptarë po shpenzojnë shifra të mëdha për të sponsorizuar shkrime në mediat ndërkombëtare që flasin për të njëjtën temë. Vetë drejtues të lartë institucionesh si Ilir Meta, apo Adriatik Lalla fshikullojnë “mediat e Sorosit” ose “metodat sorosiane”. Me vetinë e tij për të mos e mbyllur gojën edhe Sali Berisha nuk mbetet pas në këtë garë.

Po të dëgjosh këtë ansambël të çakorduar që konvergon vetëm në një pikë, të krijohet ideja, se Shqipëria është peng i një konspiracioni të madh. Se këtu gjithçka e luan një dorë e padukshme, që ka vënë në karrigen e kryeministrit Edi Ramën, në atë të kryebashkiakut Erion Velinë, që ka rekrutuar ambasadorët kryesorë në vend, që ka kapur bashkë me ta zyrtarë të niveli të dytë dhe të tretë në Bruksel e Uashington dhe që në fund ka dashur të manipulojë reformën në drejtësi për t’ia dhuruar Ramës si një gijotinë me anë të së cilës ai të hiqte qafe kokat e kundërshtarëve.

I vetmi ngushëllim në këtë histori është se për gëlimin e këtyre teorive konspirative, ne nuk jemi vendi i vetëm, por shoqërohemi nga shumë sivëllezër tanë të ish-lindjes komuniste. Pak a shumë të njëjtën fabul përsërisin mbështetësit e Gruevskit në Maqedoni, ata të kryeministrit  Sorin Gkrinteanou në Rumani, ata të Viktor Orbanit në Hungari dhe së fundi ata të vëllait të mbetur Kazinski në Poloni.

Po të futesh dhe të kërkosh në shtypin ndërkombëtar, argumentat e tyre janë pak a shumë të njëjta. Ata, nga këndvështrime sovraniste, shpesh të inspiruara nga mendësi putiniane, akuzojnë fondacionet për shoqërinë e hapur, si leva për të pompuar individualitete dhe media, për të financuar politikanë dhe aktorë të shoqërisë civile dhe për të marrë pushtetin në një formë të butë, ose në rastin më të keq, për të ndikuar tek ai. Këto teori kanë marrë hov sidomos pas verës së vitit që shkoi, kur DC Leaks zbuloi mijëra dokumente të influencës që ushtron Fondacioni për Shoqëri të Hapur mbi qeveritë dhe vendet ku funksionon.

Por, pavarësisht nga metodat okulte që ai përdor, me rekrutim gazetarësh dhe politikanësh, multimiliarderi spekullant, hebre dhe ateist, nuk e ka fshehur kurrë qëllimin e tij. Ai e sheh perëndimin të rrezikuar nga Rusia, militon për zhdukjen e nacionalizmave, ka financuar drejtëpërdrejt në rënien e regjimit të Millosheviçit në vitin 2000, në revolucionet me ngjyrë në ish republikat sovjetike disa vite më pas dhe mbron parimin se në vende ku qeveritë kanë prirje të degradojnë duhen forcuar antikorpet e reagimit.

Pra, në këtë vizatim është vështirë që dikush nga partitë tradicionale shqiptare të ketë ndonjë objeksion me qëllimet e shpallura të Sorosit dhe të fondacionit të tij. Aty ku ato mund të ndahen janë rrugët e ndjekura për të arritur këto objektiva.

Dhe po t’i kthehemi sërish shtypit ndërkombëtar, atyre që denoncojnë pas rrjedhjes së dokumentave rënien e maskës së multimiliarderit dhe propagandës së tij filantropiste, e gjen rëndom rastin shqiptar. Letra që Soros i ka dërguar Hillari Klintonit, pas 21 janarit, sugjerimi i tij që Amerika të ndërhyjë për të zgjidhur krizën dhe pastaj caktimi i Lajçakut si ndërmjetësues, pra pikërisht i atij që propozonte Sorosi, serviren si një rast flagrant.

Të gjithë, nga Moska në Paris, që tentojnë të demonstrojë mënyrën se si multimiliarderi ka influencuar në qeveritë sovrane, e kanë rastin shqiptar, si një gur themeli të arsyetimit të tyre.

Pra pyetja që shtrohet është: a mos sulmuesit e Sorosit në Tiranë kanë më shumë të drejtë sesa ata në Shkup, Bukuresht, Varshavë apo Budapest? A mos edhe këtu Shqipëria ka qenë një rast “sui generis”? A mos miliarderi spekullant ka me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, një lidhje më speciale dhe më të fortë?

Kjo teori ka pak gjasa të besohet. Sepse nëse do të kish qenë kështu, e gjithë kjo zhurmë do kishte shpërthyer që në gushtin e shkuar, pra që në periudhën kur pas rrjedhjes së dokumentave doli edhe letra që Sorosi i dërgonte sekretares amrikane të shtetit për rastin shqiptar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.  Atëhere kjo ndërhyrje flagrante u raportua si një lajm i thjeshtë.

Dhe vetëm kur konjuktura botërore ndryshoi, kur Trump realizoi surprizën në SHBA, kur u mor vesh se fitorja e tij do të qe dhe një revansh ndaj njeriut që kish financuar fushatat e Obamës dhe së fundi atë të Klintonit, në Tiranë i’u bashkuan teorive konspirative që u ringjallën edhe në Maqedoni, Poloni, Hungari dhe Rumani.

Natyrisht kjo lojë pragmatike, e një pjese të politikanëve lindorë, kjo fryrje politike e konspiracionit me Soros, nuk e fsheh faktin se ish spekullanti i dikurshëm ka lobuar pro Edi Ramës. Këtu nuk ka dyshim. Ai e ka bërë atë. Ai ka lobuar pro Ramës dhe ka dhënë para për shumë njerëz pranë tij. Ai ka financuar “Mjaftin” kundër Fatos Nanos, ashtu siç ka financuar edhe Otporin kundër Millosheviçit. Por deri këtu.

Pra, ai ka pak a shumë të njëjtin rol dhe të njëjtën peshë, siç ka pasur Podesta për Berishën kur ishte në pushtet. Por sado influencë dhe mbështetje i siguroi kjo kompani lobimi PD-së, sado që i zbuti tonet e zyrtarëve për qeverisjen e shkuar, ajo nuk e shmangu dot humbejn e 2013. Sepse fati i politikanëve shqiptarë vendoset këtu dhe jo përtej oqeanit.

E njëjta gjë vlen edhe për Edi Ramën. Për atë që po bën, ai do të ndëshkohet shpejt ose vonë. Për kanabizimin e vendit, për sitemin kleptokratik, për koncesinet dhe lidhjet me banditët, ai do të dënohet.

Por, nëse ndëshkimi për të vonon, kjo më shumë sesa një prapaskenë e njerëzve të Sorosit, është një difekt i opozitarëve dhe rivalëve të tij. I pabesueshmërisë së tyre, i paaftësisë për të bindur publikun se janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të besueshëm.

Pikërisht për këtë, ata i janë ngjitur këtij konspiracioni të madh. Pikërisht për këtë ata po fryjnë fabulën paranojake, të njeriut që lëviz fijet përtej oqeanit.

Pra shkurt, ata po mundohen të fshehin pamundësinë për ta mundur Ramën lokalisht duke shitur një përrallë globale, duke shpresuar më shumë sesa tek votuesit shqiptarë, tek ndryshimi i ekuilibrave botërorë.

Eshtë fiks ky handikap, që ka nxitur zhurmën e ekzagjeruar antisorosiane të kohëve të fundit. (Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Përrallat me “gogolin” Soros, ngaqë nuk mundin dot Ramën!”

  1. Aleko says:

    Ok kesaj here zoti Bushati..

  2. butrinti says:

    Eshte fatkeqesi qe te marre3sh mend nga ti mor Andi . Ti nuk je as mish dhe as peshk

  3. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo opinione

    PUNET E MEDHA FLASIN VETE ….

    – Fjalet e renda vrasin te Zotin e vet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Punet e medha te Qeverise i di, i sheh, i vlereson , i cmon nje popull i tere, cdo shqiptar edhe ketu ne “Kryeqytetin e Botes” Nju Jork apo ne fund to Botes… , edhe miqte edhe armiqte…
    Shtate reformat madhore ne Energji, ne Organet e Rendit dhe Policise, ne Aresim ( megjithese gjysmake ), ne Shendetesi ( me gjithe te metat jo te vogla e abuzimet ) , ajo Territoriale , Dekriminalizimi dhe maja e tyre Reforma ne Drejtesi jane nje Revolucion i vertete per Shqiperine dhe shqiptaret.
    As Edi Rama dhe as kreyaleati i tij Ilir Meta nuk pyeten per karriket e as koston e larte qe do te paguanin per shkak te “Cekave te Bardhe” dhe “ Kuotave Zero” …. te Sali Berishes e Gramoz Pashkos.
    “Kryepalaco” do ta quante ate kryeheroi i Dhjetorit 1990 Prof. Dr. i Columbia University , Shinasi Rama ate Gramoz, te cilin bythelepiresi i cdo pushtetari te radhes Henri Cili do ta ngrinte ne piedestal per se vdekuri duke shpikur deri edhe Cmimin per Ekonomi “Gramoz Pashko” per “suksesin e tij total” per rrenimin dhe vrasjen e tmerrshme te shpirtit te punes me “cekun e bardhe” ala “ Sa te jete Lala Gjoni ( Sali Pashko )… hani pini dhe kendoni” ( !! ) dhe shkretimin e plote te ekonomise shqiptare bashke me emisarin e UDB-es gjakatare dhe Sdllobodan Millosevic , Sali Rame Berisha.
    Vetem kjo poshtersi e Henri Cilit do e duhet te mjaftonte te mbyllej Universiteti i qokave me emrin UET, sivellai i Plepave te Gjin Gjonerve, Vitrina, Kristali dhe Akademive te tjera te Domosdoves ane e mbane Shqiperise, sic i quante Fan Noli i madh gati nje shekull me pare.
    Si Edi Rama edhe bashkekryetari i qeverisjes Ilir Meta jo vetem sakrifikuan, por edhe rrezikuan pushtet per te bere shtet. Ia arriten me sukses.
    Rilindja po e rilind Shqiperine duke paguar paralel me reformat gati 3 miliarde euro borxhe e kusari te Sali Berishes e co ne vetem 3 vjet e gjysem.
    Krejt e kunderta e Sali atdheshitesit dhe bandes se tij te gangstereve qe per karrike e pushtet jo vetem rrenoi, por edhe i vuri flaken disa here nje shteti te tere dhe e ktheu ne nje prone e ciflik te klanit te tij politik e familjar!
    Flet puna e jo guna, Zoti Rama … Mos harro keshillat e dy miqeve tu te sprovuar Akademikut dhe Filozofit te Shqiptarizmit Rexhep Qosja dhe gazetarit te spikatur Blendi Manes !
    Ndrysho gjuhen e ashper, mistreclleqet dhe grrithjet gojore jo vetem ndaj kesaj opozite , por edhe ndaj medias arrogante e bythelepirese qe shitet e blihet si kurvat e 42 Streetit ketu ne Nju Jork dhe te Mouline Rouge te Parisit, sipas parimit kush paguan me shume. Sidomos ndaj njerezve te thjeshte qe Berisha e Pashko i ushqyen me “Ceka te Bardhe” e “ Kuota Zero”, me mashtrime ala Sude e piramida ala Gjalica!
    Eshte kohe e stature e humbur per ju. Pse !?
    Po te sjell nje shembull tejet te fresket . Behet fjale per “ korifeun” e saj Blendi Fevzi Toptanin ne 3- 4 opinionet e fundit qe sillen e peshtillen rreth kusarise se Rinasit dhe pjeshkave me lesh e pjeshkave pa lesh !
    A ka demaskim me te madh per te se pyetja sugjestionuese e provokese drejtuar publikut se “ A eshte e implikuar policia ne vjedhjet e Rinasit ? “ !
    Pergjigjen ia dha me pune e djerse, me veprim e mendjemprehtesi te pashoqe vete policia, shefat e saj me Saimir Tahirin ne krye duke u vene prangat banditeve te Rinasit dhe te Rruges se Hajduteve.
    Po te ishte gazetar sado pak serioz dhe atdhetar shqiptar sot “Opinion” i tij duhet te mbante titullin “ U kerkoj ndjese me perunjesi syshqiponjave te policise shqiptare … Une ia futa shpatit , gabova !”
    Beri krejt te kunderten… Bashke me Ardian Hoxhen e shkerdhyer aq keq nga Berisha dhe me nje fare Spartak Koka, qe na benin 007 bene hetuesin e provokuesin e Drejtorit te Policise se Tiranes Z. Hodo me synim qe ta degjeneronin dhe kalonin ne plan krejt te dyte apo te trete suksesin qe do te kishin zili edhe policite e e supershteteve boterore! Orvajtjeve per te zbuluar sa me shume sekrete hetimore ai iu pergjigj me shume durim dhe gjakftohtesi!
    Si kryeminister i Shqiperise Zotit Edi Rama nuk i shton e aq me pak larton as arroganca, as grrithjet me opoziten dhe median!
    Replika me e mire eshte veprimi dhe suksesi ne zbulimin dhe kapjen e bandes nga forcat e ligjit, shefat e tyre, ministri tij me i sukseshem Saimir Tahiri, kryebashkiaku i talentuar e mondjearte i Tiranes, Erion Veliaj… dhe vete ai si kryqeveritar.
    Ndaj Reformat jetike te Rilindjes i kane futur ne panik e theqafje banden e gangstereve dhe Mafian e dale krejt jashte kontrollit te Sali Berishes e co. dhe telallet e tyre mediatike ! Eshte puna dhe veprimi i tij !
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Pse!?
    Sepse eshte kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe i gjithe shqiptareve jo analist e opinionist mejhanesh mediatike e politike.
    Se dyti, Edi Rama eshte piktor i talentuar dhe vleresuar brenda e jashte Shqiperise, gazetar i guximshem, artist politikan dhe politikan artist.
    Arti , vecanerisht ne politike eshte nje arme e fuqishme per te. Piktura nuk behet as me leva hekuri e as ma pushke, as me bomba e as me topa…
    Behet me brushat e buta, perkedheles, qetesues, qe zbuten edhe me nga bojerat me ngjyra ylberi e prej tyre lindin pamje qe rrezatojne qetesi, dashuri , embelsi e kenaqesi estetike, shplodhje deri ne nje gjume hyjnor me nina- nana nene !
    Politika eshte me e veshtire se cdo art tjeter. Jo kot e kane quajtur arti i te pamundures qe te pamunduren e ben te mundur!
    Eshte mjeshteria qe tapos grykat e topave me pellumba paqeje!
    Qe ndan shtete e popuj me heshta e shpata… dhe i ribashkon me tre- kater fjale si “Shembe ate mur Zoti Gorbacov !“ e pa asnje viktime apo te plagosur !
    Qe perdor edhe kulacin por edhe kerbacin e avioneve e raketave rrenuese qe ta nxjerrin ujin e zi sic veproi ndaj barbarise mbi njeqintvjecare te Beogradit dhe Kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevic ne Kosove!
    Qe fshin qytete te tera nga faqja e Tokes dhe kuron e rinderton nga themelet duke kerkuar edhe falje pas dhjetra e qindra vjetesh
    Qe sheron plaget e viktimave dhe rinderton pallataet e shembura nga ushtaret e predhat e veta….
    A nuk eshte secila prej tyre e mijera te tjera mrekulli e art madhor i polititikes si arti qe ben te pamunduren te mundur!?
    Se treti Edi Rama eshte nje viktime gati fundore e dhunes antishtet dhe nazi-berishizmit, e “falangave te murrme” te tij… Po mbaron mandati mandati i pare si kryeminister e ne asnje cast e ne asnje rast nuk mori hak as gjak ndaj atyre banditeve e kapobandave te tyre.
    – Ule ate gryke pushke Sali Berisha!, iu drejtua ai pararendesit te tij qe po vajtonte se i kishte shkuar kot kurora qe kishte pergatitur per varrimin e tij pas vrasjes nga xhuponet e zinj te tij, qe sot mbajne emrin e Azem Hajdarit, qe e percolli me shume kurora e nderime pasi e kishte nxjerre ne prite.
    Kam dyshime serioze se pas kusarive te fundit ne Rinas, te fshihen edhe duart e pergjakura te segmenteve te ketyre kusareve e vrastareve dhe bandave te Berishes e Mafias se tij familjare e politike!
    Jo vetem zgjuarsi e zemergjeresi, por mbi te gjitha fisnikeri. Kushdo qe perdor fuqine e pushtetit per hakmarrje personale kunder kujtdo qofte jane frikacake dhe pushta antishteti, thoshte gjithnje babai im i nderuar, ndjese paste.
    Cdo orvajtje per drejtesi ne kushtet kur ajo dhe cdo hallke e saj eshte e kapur nga kapot e Padrinot e ketyre kryebanditeve dhe Mafias me Mantela te Zinj do te ishte marrezi.
    Si nje kalores me gjak blu , me reformat e qeverisjen e suksesshme Edi Rama goditi rrenjet e ketij banditizmi dhe kokat e kucedres jo bishtat e gishtat e saj , edhe ata viktima kriminale te bosave kryebandite.
    A nuk flet qarte deshmia e perjetuar nga cdo shqiptar se me shume fuqi e force, me shume efikasitet paten dorezat e bardha te policeve simpatike para shkalleve e dyerve te selise se Qeverise Rama se gazi lotesjelles e diagacet e Arben Imamit, se plumbat vdekjeprures e torturat xhihadiste te Qeverise se Sali Berishes e Lulezim Bashes me 212 janarin e trishte 2011 !
    Pse ?! Pellumbat e bardhe jane simbol paqeje e qetesie!
    Korbat e zi jane simbol vdekjeje , rrenimi, shkretimi…. Krimi !
    Cilet i do me shume objekti dhe subjekti kryesor i lirise e demokracise, sovrani, populli !?
    23 qershori 2013 dhe 21 qershori 2015 e treguan me shumice plebishitare vendimin e demosit!
    Pergjigjen e ka dhene shkelqyer me pune, me veprime vete Edi Rama e Ilir Meta dhe qeverisja e tyre.
    Kur flet puna nuk ka nevoje per shume fjale e grrithje te panevojeshme, Zoti Kryeminister !
    Gjuha kocka nuk thyen por kocka bluan, thote sovrani !

  4. Skypion says:

    Konspiracioni i vertete, meqe i pelqen Bushatit ta perdore shume kete term,eshte Heshtja kembengulese disamujore e politikes,mediave,gazetareve dhe analisteve ndaj “konspiracionit” Sorros(sqarim: kur themi Sorros,kemi parasysh sipermarrjen e tij fitimprurese).
    I pari nder politikanet qe e permendi,me emer dhe mbiemer,ishte,si gjithmone Sali Berisha.E qe atehere,pak nga pak,megjithe heshtjen e madhe kembengulese,te shurdher por te palodhshme,filloi te flitej per Sorros;nga te gjithe,gazetare e politikane.
    Keshtu, Konspiracioni i madh i Heshtjes, u thye.E ja ku jemi: te gjithe po flasin per Sorros.Edhe Andi Bushati…
    Ajo qe i tradhton te gjithe kembengulesit ne heshtjen ndaj “konspiracionit” Sorros,eshte pikerisht ky lloj shperthimi pas heshtjes.
    Keshtu ne pamundesi per ta mbajtur ne kembe Konspiracionin e madh te Heshtjes ndaj Sorros,keta pehlivane mediatike,mundohen ta banalizojne,qesharakezojne ate.
    Kete mundohet te beje edhe Bushati.
    Dy jane argumentet qe perdorin:
    – Argumenti i pare ka te beje me sulmet qe i behen Sorros nga vende me qeveri dhe lidere politike problematike,te akuzuar per autoritarizem, etj.
    Eshte nje argument shume hileqar,sepse,te gjithe ata qe e sulmojne ate,krahasohen dinakerisht me keta lidere autoritare qe e sulmojne Sorros.Eshte nje argument skuth.Taman per nje skuth si Bushati.
    Por,ne i themi atij dhe gjithe te tjereve si ai: fakti qe Sorrosin dhe sipermarrjen e tij tejet fitimprurese me ato fondacionet e hapura,e sulmojne politikane dhe qeveri problematike,nuk perben argument,ashtu sic nuk do te perbente edhe po ta akuzonin kriminelet me te medhenj te botes.
    – Argumenti i dyte qe perdorin ka te beje me ndihmen e madhe qe na paskesh dhene ai ne mbarvatjen e demokracise ne shume vende te botes,duke financuar projekte te shumta zhvillimi.
    Edhe ky eshte nje argument hileqar.Shume hileqar.Sepse permendin milionat qe jane dhene nga fondacionet e Sorros per keto vende.Kjo eshte e vertete.E bash kur thua se kjo eshte e vertete,keta skuthet e mbyllin debatin dhe kembengulin ne heshtjen e tyre per te mos vazhduar me tutje.
    E dini pse?!
    Sepse,o njerez , keta milionat qe jep Sorros per vende si Shqiperia jone, i merr mbrapsht te dhjetefishuara,te qindfishuara te mijefishuara.
    Kete e dine te gjithe.Kete e di gjithe bota.Vetem sorosjanet nuk e dine.Nuk e dine sepse nuk duan ta dine,jo se se dine realisht.Nuk duan t’ia dine,sepse u vijne shume te shishme donacionet e “bamiresit” te madh.Shume nga ata qe jane perfshire ne shoqatat e financuara nga Sorros,kane bere leka.Shume leka.Edhe Andi Bushati yne ka bere leka.
    Ate apartamentin e qejfit ne Lagunen Blu te Sandrit,nuk besoj se e ka blere me parate qe i ka lene trashegim gjysheria proletare!
    Eshte ai apartament qe ia ka permendur dhe mentori i tij,Fatos Lubonja,porqe akoma nuk ka marre pergjigje nga Bushati.
    E meqe ra llafi,edhe mentori i Bushatit,Fatos Lubonja,na qenkesh bere pjese e konspiracionit Sorros,meqe eshte nder analistet qe e permend mese shumti ate!
    Fatos Lubonja nuk eshte naiv.Perkundrazi,eshte nder analistet me sycelet kur vjen puna per ceshtje te tilla.
    Sepse,Lubonja e di se nuk mund te heshte per nje miliarder,per nje peshkaqen burse,per nje grabitqar te nivelit me te larte ne boten e financave,per nje predator ne kulmin e zinxhirit ushqimor te xhungles njerezore.
    Sepse,Lubonja e di se nje grabitqar i tille,therrimet qe t’i hedh,i merr mbrapsht milionafish.
    Bushatit i duhet te beje nje llogari te thjeshte: sa para ka hedhur fondacioni i miliarderit ne Shqiperi, dhe sa fiton ai nga aksionet ne Bankers…!!!
    He Bushat,e ben do te kete llogari?!
    E ta mendosh,se kjo eshte vetem nje llogari,se ka edhe shume te tjera…

  5. kastriot says:

    te fillojme me kriminelet e pd-lsi,gazetaret mashtrues etj.E late vendin parajse dhe ua prishi edi.20 vjet me pare kur permendej lazarati njerezit thoshin:ske pare bregun e lumit,veriun,malsine e tiranes etj.Vetem se duke qene lazarati ceshtje madhore nuk permendeshin te tjerat.Ceshtje taktike.Shqiperia ka qene gjithmon kultivuse hashashit.

  6. Spartaku says:

    Kete radhe po zoti Bushati.Ke thene nje te vertet.Opozita sot,mban shprese per pushtet,vetem te faktori i jashtem,se te i brendshemi e ka te humbur davan.

  7. Qeramudini says:

    O andi oooo rrocke K…, ik mor pall, a thu se gjith politika boterore sillet rrotull Shqiperise, pale kur bo si noi gazetar boteror, or pall.

  8. Toni says:

    Bushat, gjithe ky artikull per te na thene gjera qe i dime shum mire. Qelbesira te tipit Meta&Basha kerkojne te kapen fort pas boleve te Trump-it per te perfituar kundra Rames.

  9. gri says:

    Endi me vjen keq per ty! Thellohu edhe pak or analist! Ata qe sulmojne Sorosin kana frike reformen ne Drejtesi!

    Po te heqesh Vetingun dhe Reformen? Ata jane gati ta lene ERAMEN gjithe jeten kryemnister! Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *