Pse u larguan nga ushtria 2 ish-komandot e arrestuar për grabitjen në Rinas?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

28-vjeçari Neim Avdulaj i lindur në Vlorë, ka shërbyer në radhët e ushtrisë për një periudhë 2 vjeçare. Si ushtar profesionit, ai ka shërbyer edhe në misione në Afganistan deri në vitin 2013 kur është larguar me vërejtje disiplinore për shkak se nuk është paraqitur në detyrë.

Avdulaj ka shërbyer në repartin elitë të Zallherrit nga viti 2011 deri në vitin 2013 nga ku u largua duke marre me vete eksperiencën e përdorimit të armëve.

Jo më pak problematik dhe i pa interesuar për të bërë karrierë, ka qenë edhe ish efektivi tjetër ushtarak i bandës, Ditjon Memlika.

Edhe 31-vjeçari është larguar nga radhët e Forcave të Armatosura në vitin 2013 pasi për një periudhë 5 vjeçare nuk ka kapur gradën pasardhëse, e cila është kusht për të vijuar shërbimin në ushtri.

Naim Avdylaj, kushëriri i tij njihet si frekuentues i rregullt i basteve sportive dhe kazinove.

Përfshirja e ish-ushtarakëve apo ish-efektivëve të Forcave Speciale në botën e krimit, është një fenomen i njohur edhe në botë. Ish ushtarakët kanë patur në rol kyç në realizimin me sukses të grabitjeve, ku në rastin e fundit kanë përdorën edhe armët por pa lënduar askënd për shkak të aftësisë së tyre të fituar gjatë shërbimit ushtarak.

Saktësia e tyre operacionale e fituar gjatë shërbimit në ushtri, u ka shërbyer atyre të neutralizojnë me lehtësi efektivët e policive private. Dy ish-ushtarakët të kthyer në grabitës të dhunshëm, dyshohet se janë edhe hartuesit e planeve për goditjen me aq saktësi të blindave me para.

Të dy komandot u arrestuan falë operacionit “Patriot” që vijon ende edhe për kapjen e dy prej 6 të dyshuarve si grabitës.

Dhjetëra forca policie morën pjesë në operacionin nga ajri dhe toka, me kontrolle të shumta në banesa e biznese të personave të dyshuar në zonën e Vorës, Prezës e Farkës.

Mësohet se policia ka sekuestruar sende të ndryshme në cilësinë e provave materiale gjatë këtyre kontrolleve, si dhe një shumë të konsiderueshme parash që grabitësi i kishin fshehur në kasafortën e një servisi makinash në Vorë, dhe të groposura brenda tenxhereve me presion në Vlorë.

Hetimet dhe operacioni vijon deri në kapjen e 2 pjestarëve të shpallur në kërkim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pse u larguan nga ushtria 2 ish-komandot e arrestuar për grabitjen në Rinas?”

  1. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Te pafat!

    Jo pi do rrine si zgjebot dhe do shohin kukudhet e politikes dhe drejtesise si zhvasin cdo gje qe ekziston brenda kufirit te republikes.

    Nga p. e semes i nxoren paret moterqirat e politikes dhe drejtesise qe gjenden me vila disa miljone euroshe secili, pa deklaruar asnje biznes??

    Kapuni dhe ata!!

    Ndersa ju zgjebot e gazetave qe keni gjetur rastin te villni pak vrer mbi keta te pafate perse nuk e qepni me mire.

    Une per keta nuk kame asgje qe me shqeteson kur shikoj qe njerez si femijet e arjan fullhanit dhe sali berishes qe jetojne jete te c’thurura prej lluksit me parate e zhvatura prej shtetit, institucioneve dhe shoqerise sone.

    I vetmi ndryshim eshte se femijet e shtreses se derrave kane perdorur shtetin si vekel per gte vjedhur ndersa keta fakire jane zhytur vet ne aventure!!!

  2. tropojanic100 says:

    gjynaf çunat,ishalla kane fatin e hskmarrjes per drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *