Shqetësimi i LSI për ONM, Klajda Gjosha i sqaron Johannes Hahn, letrën e Vasilit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çështja e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk është më një çështje vetëm shqiptare.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka përfshirë edhe komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn.

Nëpërmjet një letre, ministrja e LSI-së i ka shpjeguar me detaje shqetësimin e ngritur nga ministri tjeter i kësaj partie, Petrit Vasili për pozicionin antikushtetues të bordit.

Informacioni që i jepet komsionerit Hahn nga minsitrja e Integrimit është se përbërja e këtij bordi me përfaqësues të ambasadave që nuk janë gjyqtarë dhe prokurorë, siç kërkon Kushtetuta, nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligjin e Vettingut.

Ministrja e Integrimit i kërkon komisionerit Hahn, si një aktor kyç në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi, që të ndërhyjë sërish për të rikthyer frymën konsensuale në zbatimin e reformës në drejtësi.

Në cilësinë e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha i këroi komisionerit Hahn angazhimin personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi, për të bërë të mundur vijueshmërinë me korrektësi të këtij procesi.

Ndërkohë, burime nga Ministria e Jashtme i thanë Top Cahnnel se në praktikat e funksionimit të brendshëm të Këshillit të Ministrave, dërgimi i një letre të tillë duhet të ishte bërë me njoftimin dhe miratim nga kryeministri.

Top Channel i kërkoi zëdhënësit të qeverisë nëse një gjë e tillë ka ndodhur, por deri tani nuk ka asnjë pergjigje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Shqetësimi i LSI për ONM, Klajda Gjosha i sqaron Johannes Hahn, letrën e Vasilit”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Po nuk ju pre koka gjarperit,Like floririt,nuk ka per te gjetur qetesi kjo maxhorance,ose cilado maxhorance qe e fut ne qeverisje kete hajdut klasi…Kompromentimi qe ju ka bere,Likja,4-5 figurave kryesore te LSI-se,i detyron keto marioneta te lozin vallen sic ja u kerkon Likja…

  2. Anton says:

    Plehre eshte Meta qe e ka zene frika se mos futet ne burg. Ai po perpiqet me te gjitha forcat qe te ndikoje politikisht procesing e vetingut. Ky veprim eshte jo etik dhe nje ministre e tille qe nuk i bindet shefit te saj duhet te largohet nga qeveria. Nuk ndodh kjo ne asnje vend demokratik pervecse me dumbabat e Shqiperise Meta, Berisha e kompani.

  3. hasan says:

    Dhe thone se LSI nuk e do reformen!!! Plehera

  4. agim says:

    Pa e lexuar gjitha artikullin, por vetem titullin lexova dhe po pergjigjem.
    Nuk e njof kete Klajda Gjoshen dhe sdi cte them per te, por e sigurte eshte qe po lobon per ta mbrojtur nga burgu Ilir Meten per te mos thene akoma se mund te kete shkuar per te dorezuar sasine e dollarve qe Ilir Meta ka vendos ne dispozicion te nderkombetarve per ta mbrojur nga burgu, pasi dihet qe paraja e qon ujin perpjet, por floriri dhe dollaret e Ilir Metes korrupton cdo person ne bote dhe e dini perse, sepse Iliri jepa para e flori sa ti kerkojne pasi ka para e flori pa fund.
    Ndaj nese Ilir Meta dhe cdo pushtetar tjeter me ka vjedh qofte edhe nje qindarke nga ato qe do me takonin mua, Une mallkoj dhe lutem qe Zoti i madh iua kthefte ne kancer ne trupin familjarve te tyre, ndersa ata te jetojne deri ne momentin kur te shohin ndeshkimin e zotit ndaj familjarve te tyre pastaj te çmenden dhe te perfundojne rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *