Trump: Izraeli të ndalet me ndërtimet e reja

15 Shkurt 2017, 20:38Bota TEMA

Donald Trump u shpreh se Izraeli nuk ka aleat më të mirë se sa SHBA-të gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sa i përket përplasjes me Palestinën, ai tha se nuk ka rëndësi dy shtete, apo një shtet, pasi e vetmja gjë me vlerë është paqja.

“OKB duhet që të ndalet me trajtimin njëanshëm kundër izraelit. Por edhe Izraeli duhet që të pushojë së ndërtuari banesa të reja me qëllim ekspansionin”, tha numri 1 i shtetit amerikan.

Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që të ndalojë Iranin që të krijojë bombën atomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje