Zbulohet dëshmia e Nexhmije Hoxhës: Si e vesha uniformën fashiste

15 Shkurt 2017, 09:18Dossier TEMA
Zbulohet dëshmia e Nexhmije Hoxhës: Si e vesha uniformën fashiste

Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, historiani dhe gazetari Kastriot Dervishi ka publikuar sërish një dokument ku Nexhmije Hoxha pranon se ka qenë në Rininë Fashiste.

Nëpërmjet një dokumenti të postuar online, Dervishi sjell dëshminë e gruas së ish-diktatorit Hoxha më 8 janar 1952.

Aty Nexhmije Hoxha pohon se jo vetëm që ka qenë në “xhioventu fashista”, por edhe se ka veshur një herë uniformën fashiste.

Postimi i plotë  i Kastriot Dervishit

Deklarimi i Nexhmije Hoxhës më 8 janar 1952 “Vetëm një herë jam veshur fashiste, daja im ishte ballist, u vra nga partizanët”

Fakti që Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste tani përforcohet nga fakte të tjera. Deri më tani kemi dhënë prova që i përkasin dokumenteve nga koha e luftës si dhe tjera që i përkasin kohës kur sundonin komunistët.

Ky deklarim i përket 8 janarit 1952. Në të gjithkush mund të shikojë se si e pranon vetë e përmendura lidhjen e dikurshme me Partinë Fashiste, origjinën familjare, por edhe faktin se dajën e kishte pasur ballist dhe që ia kishin vrarë partizanët.

Janë të lutur enveristët apo kategoria që rrjedh nga “njeriu i ri” i epokës së socializmit të paraqitur si avokatë vullnetarë të Nexhmije Hoxhës, ta pyesin kur të duan e si të duan në janë apo jo fjalët e saj këto që përmban ky dokument. Sigurisht ka edhe të tjera. Më poshtë një pjesë e përzgjedhur nga deklarimi i Nexhmije Hoxhës.

Nexhmije Hoxha:

Këto tre-katër ditët e fundit mua më ka dalë një çështje në lidhje me origjinën. Në autobiografinë e vjetër dhe të re unë kam shënuar nëpunëse e vogël dhe këtë e bazoj se babai im për një kohë të gjatë ka qenë magazinier me 5 napolona në muaj dhe unë në familje një të këtij niveli kam qënë.

Por po të shohësh të kaluarën e babait ajo ka qenë e një nëpunësi të vogël. Gjyshërit e babait kanë qenë qiraxhinj dhe në ekonominë e tyre kanë mundur të blejnë ca tokë. Ata ishin 7 vëllezër dhe kanë vënë kështu çiflig. Mirëpo pas luftës ballkanike ata janë shkatërruar dhe shkuan në Turqi.

Pas luftës së përgjithshme ne u shpronësuam, fshatarët nuk jepnin më nga toka që punonin nga tona, taksat e tokës u shtuan dhe u ndanë nga babai.

Babai erdhi në Tiranë dhe këtu kemi jetuar me një rrogë pa asnjë të ardhur tjetër, kështu që jetën e kemi bërë me privacione të mëdha.

Në bazë të instruksionit të KQ si origjinë duhet marrë për bazë çfarë jete ka bërë anëtari i partisë.

Për sa i përket edukacionit që kam marrë unë në familjen time, nuk ka qenë ai i një familje agallarësh, pse vetë babai tim është një tip tjetër, ai ka qenë nëpunës, arkëtar komune, ka qenë me pikëpamje liberale, në kundërshtim me gjithë qëndrimin e dibranëve të tjerë mua nuk më mbuloi me çarçaf, më dërgoi në shkollë, me një fjalë edukacionin që kam marrë nuk ka qenë ai i një familje agallarësh. Kështu e kam shënuar në autobiografinë time edhe në fletëanketën.

Mirëpo na doli një gjë me vajzën e xhaxhait, ajo në të parën e ka vënë qytetare e mesme kurse tani e kishte vënë çifligare në biografinë e saj. Tani unë nuk di si të them për vete, unë sigurisht do ta vë si të jetë nevoja, po vete kështu e kam gjykuar, mendimi tim personal është që se kështu ka qenë situata. Pastaj duhet pasur parasysh se familja e babait tim nuk ka qenë den babaden çifligar.

Një çështje tjetër në biografinë time është se jam regjistruar në “xhioventu fashista”, por kështu kam vetëm një herë kostumit që e kam veshur vetëm një herë, po në manifestime nuk kam marrë pjesë. Nga grupi tonë disa donin të venin në Itali, po me iniciativën time nuk kemi bërë gjë.

Më pas zhvillohet një debat, në të cilën del edhe çështja e dajës. Debati është si më poshtë:

Fiqret Shehu: E ka vënë në autobiografi vrasjen e dajës së saj në luftë me partizanët?

Nexhmije Hoxha: Po e kam vënë. Gjatë luftës ai ka qenë në Dibër. Dibranët organizonin të bënin roje natën me njerëz të grumbulluar nga populli. Edhe ky ka bërë roje një natë me ballistët e Dibrës dhe është vrarë atë natë në një përpjekje me partizanët maqedonas, po ndonjë aktivitet ky nuk ka pasur kundër nesh.

7 komente në “Zbulohet dëshmia e Nexhmije Hoxhës: Si e vesha uniformën fashiste”

  1. Komunisti says:

    Shtriga “MARKSISTE” qe “LUFTOJ” okupatorin fashist.Per te tjeret “zhvilloi” luften e klasave,
    i quajti te lidhur,bashkepuntor me armikun.Mijera e mijera njerez u persekutuan per biografi te keqe

  2. mirela shkumbini says:

    Eh, mor Mero!! Me ka hipur dhe mua frymezimi nga keto thesaret mediatike, qe po na bombardon kohet e fundit!! Me kete poezi te meposhtme , pretendoj dhe une ndonje titull ne letersine shqiptare!!!Jam frymezuar nga stili Agollian!!! Meqe Patriarku u gjend, pretendoj titullin e Patriarkes!!

    Ah, moj Elona Agolli
    E bija e Driteroit nga Devolli!!
    Vdiq babi, tha se shpetoi
    Po se la Nexhmija
    dhe shtoi!!!

    Une e Driteroi viktima ishim,
    Se asnjehere lidhje me komunizmin kishim!!

    Populli enderrimtar dhe romantik
    Na vuri medaljen e njerezve heroik!!

    Gjithe jeta jone
    Poezite e tua,
    Pikelidhje kane me hijet e huaja
    Qe Zhej e Marku si papritur,
    Nje enderr te keqe gjeten per t’u zbavitur!!

    Une nuk e fsheha qe fashiste isha, as dhe qe lidhje me ballistet kisha!!
    Nuk e kam fajin une
    Qe te verteta thash,
    Po populli romantik, qe akoma pi hashash!!!

  3. manovra says:

    Nexhmija ishte kamaleone, ndaj ta quash fashiste, komuniste apo kapitaliste eshte nje budallik, sepse ajo ka qene te treja bashke. Gjate cdo periudhe ajo ka bere ate qe i ka leverdisur, perfshire ketu edhe nderrimin e manteleve ideologjike. Gje qe ne fakt tregon se nuk ka qene budallaqe sic ishte Enveri, se Enveri ishte pak a shume i kushtezuar per te qene komunist nga paaftesia qe kishte per te konkuruar ne nje treg kapitalist. Shkolle s’bente dot, bizneset i falimentonte sa i hapte, vetem komunizmi i bente pune Enverit. Ndersa Nexhmija ishte tjeter gje, e ka pare se me c’vend kishte te bente dhe ka thene me vete me mire gruaja e ketij debilit qe ka marre pushtetin sesa te bej rezistence te rrezikshme kot me kot. Disa njerez e pane qarte se Shqiperia u braktis nga politika nderkombetare dhe u la ne boshtin lindor, keshtu qe rezistenca gjate asaj periudhe ishte e destinuar te falimentonte sado heroike te ishte.

    1. Vunoi says:

      Lady Macbeth ; Enveri ishte nje sopate ne duart e Nexhmijes

  4. ARBEN THACI says:

    Jo cdo njeriut e ka jeten me plot te papritura sa kjo e Hirushes Nexhmije!
    Njehere ka qene fashiste, pastaj e ka nderruar mendjen dhe eshte be komuniste idealiste ( ne kuptimin me te mire te fjales! ), por sapo ka ardhur ne pushtet eshte shnderruar ne stalinisto-terroriste ( tani ne kuptimi me te keq te fjales! ).

    Nje kameleon si kjo eshte fatkeqesi e madhe ta kesh ne lagje, se lere me ta kesh ne krye te vendit!

    Nexhmija e di mire se sa shoke e shoqe te saj jane shkuar ne plumb nga ajo e burri i saj ne kohen kur kjo
    argetohej mbi karuselat e saj fashisto-komunisto-stalinisto-terroriste!!!

    Ish shoket apo ish shoqet as njeperqind te ketyre karuselave te saj nuk i kishin provuar, por, megjithate, ata-ato Enveri e ti i shkuat ne plumb, apo i arrestuan bashke me femijet e tyre, duke e bere plojen me te keqe terroriste ne historine e shteteberjes shqiptare. Asnje burreshtetas komunist ne Evropen e pas LDB nuk i ka sjelluar tragjedi me te madhe popullit te vet se sa ti me satrapin Enver. A e di se si e perjetojne emrin tend familjet e ish te vrareve, ish te burgosurve!? Ata, tok, keto paraqitjet tua i perjetojne si nje terror te ri medial. Hirushe, ti je e pacipe, e pashpirte prandaj ke vendosur qe deri ne fund t’i shkosh veprimtarise sate terroriste! Kjo e deshmon edhe njehere se sa e padenje je ti per te qene nene!

  5. lume e det says:

    Ndoshta ndonjehere do te thuhen te vertetat per “ciftin” kriminal, shpresoj !!! Te tjerat i ka thene Arben Thaci, nuk kam cfare te shtoj apo te heq!!!

  6. SB says:

    Te jete e persekutuar kjo????? Ja mori pushteti cifligjet e xhaxhallareve??? O zot…. se mos kerkoj demshpreblim se si do ja bejme pastaj….do na ngelen te persekutuarit pa gje…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje