Zyrtarët britanikë të turpëruar nga rikthimi i të dënuarit shqiptar me 20 vjet burg, për vrasje

Media britanike zbuloi se një i dënuar për vrasje nga Shqipëria u rikrye në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar biznesin e tij të lavazhit, duke i nxirë fytyrën qeverisë.

Media në Britani zbuloi se një shqiptar i dënuar për vrasje po jetonte në Leicester, në Anglinë qendrore duke drejtuar një biznes fitimprurës të larjes së makinave, gjë që ka shkaktuar protesta të zemëruara nga deputetët konservatorë dhe ka turpëruar qeverinë e Theresa May, e cila pretendon se ka miratuar një politikë “më parë dëbim, pastaj apel” për kriminelët e huaj, raporton BIRN.

Selami Çokaj u dënua me 20 vjet burg për vrasje në Shqipëri në 1994, por u arratis nga burgu dhe iu drejtua Britanisë ku për vite u shtir si një refugjat nga Kosova.

Identiteti i tij i vërtet u zbulua në qytetin Mansfield në 2006 dhe ai u dëbua, pas apelimeve të shumta për të qëndruar, me pretendimin se ishte viktimë e një identiteti të gabuar në 2009.

Megjithatë, për shkak të kalimit të kohës nga dënimi i tij i parë, ai u lirua nga burgu në Shqipëri në 2012.

Deputeti Philip Davies tha për gazetën britanike Sun:

“Është e jashtëzakonshme se si ky burrë ia ka dalë të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo tregon se sa të dobët janë kufijtë tanë”.

Shefi i Interpolit në Shqipëri, i intervistuar nga gazeta Express vitin e shkuar, tha se policia shqiptare i kishte dërguar homologëve të tyre emrat e dhjetërave kriminelëve të dënuar për krime të rënda, të cilët ata dyshonin se po fshiheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe  kritikoi policinë britanike dhe autoritetet e drejtësisë për ritmin e ulët të deportimeve të kriminelëve të kërkuar në Shqipëri.

Shqiptarët mendohet se përbëjnë 10 për qind të popullatës së të burgosurve nga Europa lindore në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar është shtëpi e rreth 20,000 shqiptarëve.

Por dihet se shumë kanë hyrë, duke pretenduar se ishin nga Kosova dhe se po i largoheshin luftës në Jugosllavi.

Shqiptari i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, jeton i qetë dhe drejton… një lavazh në Britani

Një vrasës shqiptar që u arratis në Britani të Madhe pasi ishte dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri, është rikthyer në Britani dhe drejton një lavazh makinash në Lecester.

Selami Cokaj, 43 vjeç u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ai ishte arratisur nga burgu në Shqipëri.

Ai ishte dënuar se vrau duke i prerë fytin me thikë një burri në vitin 1994, por u arratis pas 3 vjetësh burg gjatë trazirave të vitit 1997.

Tani ka vendosur të jetojë sërish me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Oadby, Leicestershire, ku po drejton edhe një lavazh makinash.

Duket e pabesueshme, por ai po mban emrin e tij të vërtetë, edhe pse autoritetet e dinë të shkuarën e tij, thuhet në një shkrim të The Sun.

Është e paqartë se si Cokaj e ka kaluar kufirin britanik, pasi ligji parashikon se atyre që janë të dënuar më shumë se 4 vjet me burg, ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Cokaj ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit kur u zbulua në Mansfield, Nottinghamshire, në 2006. Edhe në atë kohë ai drejtonte një lavazh të të njëjtës kompani, ku fitonte 40 mijë paund në vit.

Ai është arrestuar dy herë, por është liruar nga gjykata.

Vrasësi paraqiti në minutat e fundit një kërkesë për azil, e cila e vonoi procesin për 3 vjet. Apelime  u bënë në Gjykatën e Lartë dhe Dhomën e Lordëve.

Në dhjetor 2009 ai dërgua më në fund në një avion në aeroporti Stanstead dhe u dëbua për në Shqipëri.

Për herë të parë në Britani ai hyri në vitin 1997 si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi.

Deputeti Philip Davies është shprehur mbi rastin: “Është e jashtëzakonshme se si ky njeri ka ardhur sërish në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se sa të dobët janë kontrollet kufitare. Më bën të mendoj se sa shumë kriminelë të huaj kanë hyrë”.

Është e mundur që Cokaj të ketë hyrë në Briani në mënyrë klandestine.

Duke folur për rastin në vitin 2009, Pëllumb Seferi, kreu i Interpol Tiranës është shprehur: “Selami Cokaj është një ndër më të kërkuarit në Shqipëri pasi ai ka kryer një vrasje dhe një grabitje të armatosur”.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-1.jpg","attachment_id":631701},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-6.jpg","attachment_id":631706},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-5.jpg","attachment_id":631705},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-7.jpg","attachment_id":631707},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-8.jpg","attachment_id":631708},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-9.jpg","attachment_id":631709},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cokaj-2.jpg","attachment_id":631702}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *