Aelanca me Tiranën, reagon Safet Gjici: Kukësi është i pastër

16 Shkurt 2017, 15:22Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar pas akuzave të fundit që janë bërë për skuadrën e tij për një aleancë të mundshme me ekipin e Tiranës.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i verilindorëve është shprehur se Kukësi i tij nuk ka bërë asnjë aleancë me bardheblutë, duke theksuar se Kukësi është larg trukimeve dhe për këtë gjë mund të pyetet UEFA.

Gjithashtu, Gjici tha se ndeshja me Tiranën u zmadhua për shkak të mediave.

Ju them me bindje që nuk ka qenë tolerim. S’kam asnjë arsye pse të bëj aleancë me Tiranën. Kukësi është larg trukimeve dhe këtë ju e dini shumë mirë. Pyesni në UEFA dhe nëse ka diçka për klubin tim, atëherë unë iki përgjithmonë. Kukësi është i pastër si bora. Ndeshja me Tiranën u zmadhua shumë prej gazetës suaj dhe më vjen keq për këtë,” tha Gjici.

Megjithatë kushdo që e ka parë ndeshjen e fundjavës së shkuar mes Tiranës dhe Kukësit që u luajt në “Selman Stermasi”, dallohet qartë që në pjesën e dytë të ndeshjes vetëm për futboll nuk mund të flitej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje