Assad: Perëndimi mbështet terroristët

16 Shkurt 2017, 17:11Bota TEMA

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad deklaroi se rimarrja e Aleppo-s nga forcat qeveritare ishte një fitore e madhe.

“Me rimarrjen në kontroll të Aleppo-s kemi hedhur një hap me rëndësi, por lufta do të jetë ende e gjatë. Disa vende perëndimore dhe shtete si Arabia Saudite dhe Turqia mbështetin terroristët. Mbështetja që na dha Rusia ishte shumë e rëndësishme që ne të mund të arrinim këto suksese luftarake”, tha kreu i shtetit sirian për televizionin francez, TF1.

Damasc-u zyrtar tani synon që të marrë Raqqa-n kryeqytetin e Shtetit Islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje