Ben Blushi: Duan s’duan Bibat e KQZ, ne do të marrim pjesë në zgjedhje me çdo kusht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ben Blushi thotë se KQZ ka vendosur të përjashtojë partinë e tij nga zgjedhjet e 18 qershorit.

“Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje.

 LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht.

Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e rregjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve.

Pra jo 18 qershori por 28 prilli.

Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA.

Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je.

Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes.

E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes”, shkruan Blushi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ben Blushi: Duan s’duan Bibat e KQZ, ne do të marrim pjesë në zgjedhje me çdo kusht”

  1. h says:

    Mandatet qe mban partia juaj jane te PS. Partia juaj duhet te plotesoje kushtet dhe te respektoje ligjet. Nuk mund te dilni mbi ligjin z.Blushi. Mos kujtoni se do te vazhdoni te jeni te perkdhelur si deri tani. Nqs je i zoti dili perballe dhe zbato ligjin, atehere do te shohim se sa burre i zoti je. Mos te sjkoje ne mendje se do te marresh pjese ne zgjedhje duke shkelur ligjin. Kete mendoj se populli (perfaqesuar nga KQZ te cilin ti ke kurajo dhe e fyen) nuk mund ta lejoje. Politikan i ndyre!!!

  2. Gregor Lato says:

    Ajo eshte pune e bibave, por zakonisht bibilushet nuk marrin pjese ne zgjedhje se jane te vegjel, kur te rriten po.

  3. !!! says:

    Beni pa krijuar partin don te numeroj votat! Po sikur Libra Benit mos te fitoje asnje deputet, votat e kujt do numeroni!?

  4. vaso says:

    Te marri pjese kushdoqofte ne zgjedhje.Shqiperia nuk eshte prone private e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *