Bumçi: Rama po zhduk mekanizmin e zgjedhjeve. Më 18 shkurt, skenar maqedonas. Analistët: Alibi e opozitës për humbjen e zgjedhjeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Opozita ka paralajmëruar një protestë ditën e shtunë, që thotë se do të jetë më e madhja që prej daljes së saj në opozitë në 2013. Lulzim Basha premtoi sot në një takim në lagjet e Tiranës, që në shesh do të merret një vendim i madh që do të hyjë në histori për zgjedhjet dhe fatet e vendit. Por cili do të jetë ky vendim i madh i paralajmëruar nga opozita?

Për këtë dhe të tjera pyetje, këtë të enjte në Top Story ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një panel me analistët Arjan Vasjari, Mustafa Nano, dhe Agron Gjekmarkaj.

Në nisje të fjalës, deputeti i opozitës renditi tre shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë detyruar atë të dalë në këtë vendimarrje.

“Ne nuk pranojmë të bëhemi fasada demokratike sepse po të bëhemi të tillë, ne nuk do të ishim opozita e vendit. Ne nuk jemi një vend normal dhe ne nuk mund të sillemi sikur s’po ndodh më. Vendi është i mbjellë me kanabis. Nuk mund të ketë fushatë elektorale në një vend të mbjellë me kanabis. Kemi banda kriminale që janë në nivelet më të larta të pushtetit dhe jo si zhvillim aksidental, por si vullnet i qartë i Edi Ramës që do të zhbëjë dekriminalizimin. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të lira, raporti i OSBE/ODIHR i 2015 ka qenë më negativi që nga 2001”, tha ai.

Zgjidhja sipas Bumçit është skenari maqedonas.

“Si në rastin e Maqedonisë, ku u largua Gruevski, u formua një qeveri teknike dhe vendi shkoi në zgjedhje. Nuk ka kohë për zgjidhje tjetër. Kjo është më e vogla e mundshme. Nëse Edi Rama do të kishte treguar vullnet për dekriminalizimin, të kishte luftuar kanabisin, do të ishte një situatë tjetër. Por Edi Rama nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe alternativa jonë është rruga.  Rama po zhduk mekanizmin e zgjedhjes dhe kjo është arsyeja madhore që ne po dalim në rrugë”, u shpreh Bumçi.

Mustafa Nano pranoi se shqetësimet e opozitës ekzistojnë, por tha se më shumë sesa shqetësime për shqiptarët dhe qytetarët, është alibi i opozitës për humbjen e zgjedhjeve.

“Dekriminalizimi po ecën, diku më shpejt diku më ngadalë, por po ecën. Për fat të mirë prokuroria nuk është e lidhur me mazhorancën. Problem i madh është edhe kanabizimi. Unë jam e sigurtë që paratë e kanabizimit do të përdoren edhe për efekt elektoral, por nuk ka kuptim. Ju doni të rrëzoni një qeveri dhe një kryeministër pa votë, të largohet nga kjo Qeveri. Kjo nuk ka kuptim, Ai është zgjedhur me votë dhe do të largohet me votë. Kam përshtypjen se kjo është thjesht një alibi për humbjen në zgjedhje”, replikoi Nano.

Bumçi u kundërpërgjigj duke thënë se opozita nuk kërkon largimin e Ramës pa mbyllur mandatin.

“Ne nuk kërkojmë ndërprerjen e mandatit. Ne kërkojmë që zgjedhjet të bëhen me qeveri teknike sepse fati i mandatit tjetër qeverisës nuk vendoset dot mbi plantacionet e drogës”, u përgjigj ai.

Nga ana e tij, Arjan Vasjari tha se arsyet e opozitës për të dalë në protestë të shtunën nuk bindin, ndërsa Agron Gjekmarkaj deklaroi se beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme në këtë moment ka më shumë rëndësi sesa vetë reformimi i Partisë Demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Bumçi: Rama po zhduk mekanizmin e zgjedhjeve. Më 18 shkurt, skenar maqedonas. Analistët: Alibi e opozitës për humbjen e zgjedhjeve”

  1. Kris says:

    Po si mendoni ju te dashur shqiptarese une do te dal ne proteste per Aldo Bumcin?! Apo per Lulzimen?! A po do te dal qe sala te na behet prape usheheqesi yne i madh?!

  2. Drejtësia says:

    Do kalbeni në rrugë dhe në opozitë o bajga të ndyra.
    Ju kurrë më nuk do të kini në dorë fatin e shqiptarëve të cilët i vodhët e i vratë.
    Jini bajga të gjith nga i pari te i fundit ndaj fundi juaj do të jetë keq e më keq.
    Ne jemi të vendosur tju shpërbëjmë për të mirën e këtij vëndi.

  3. akrepi says:

    Aldo Bumci duke mos u lene radhe te tjereve qe te flasin qe mos kishin mundesi te thoshin te vertetat qe; Qeveria e vertet kriminele ishte qeveria e Saliut, qe vrau ne mes te bulevardit,E permendur kjo ne mes te ulurimave te tij, nga Mustafa Nano.Mund te them se ja harriti qellimit se te tre opinjonistet qe ishin ne top story nuk folen me shume se 10 minuta te tre se bashku. Ai akuzoi ndermjet te tjerash se kjo qenka qeveri e krimit ka pasur Elvsis Roshin K/Bashkiak dhe deputet te cileve ju eshte hequr mandate tashme ne kete qeveri .Dmth Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk jane kriminele se nuk u a hoqi kush mandatet pa mvaresisht se vrane ne mes te bulevardit.Nga ana tjeter kjo eshte qeveri e krimit per kanabizmin e vendit dhe Edi Rama e Sajmir Tahiri jane bashpontoret me te medhej qe marrin parat e droges,Pamvaresisht se per dite kapen sasi te medha droge si duket kapin drogen e tyre,Ndersa ata qe kishin Lazaratin te lire per kultivimin e droges nuk ishin qeveri kriminale sepse nuk kapnin droge ose kapnin pak sa per te thene,si duket kapnin ata qe nuk u jenin pjesen,

  4. akrepi says:

    Aldo Ne qofte se jeni te ndershem dhe doni te fitoni besimin e votueseve cojeni ne prokurori dhe denoni Sali Berishen dhe Lulzim Bashen se kane vrare dhe vjedhur .Vetem atehere populli do tju besoje se jeni vertet per dekriminalizimin te tjerat jane llafe kot qe askush nuk ju beson .Pasi kriminelet me te medhej I kini ne udheheqjen tuaj,E mos u merrni me Elvis Roshin qe as ka vrare njeri e as ka vjedhur por eshte viktime e ligjit tuaj qe mer parasysh se cfare ka bere ai kur ka qene vetem 16 vjec ne qofte se ka bere dicka se akuzat dhe makinacinet tuaja jane vertet mafjoze.dhe nuk jane te besushme.

  5. butrinti says:

    C’te mire i keni bere ketij vendi si kur ishit ne maznorance ashtu dhe tani qe jeni ne opozite . sali Berisha perfaqeson per pjesen me te madhe te popullit shqipetar Strumbullarin e gjith te keqijave qe i eshte bere shqiperise dhe shqiptareve . Basha duhet te pergjigjet para drejtesise per 230 milionet per tradheti ,shitjae detit , dhe per te vraret e plagosurit e 21 janarit . e me radhe Populli pranon ate qe te pakten i tregon shprese. Me ju nuk ka fare shprese.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Ore cfare flet ky perfaqesuesi i opozites:Eshte apo jo per rezimin e Rames?
    Ky thote se:”Ne nuk kerkojme nderprejrjen e mandatit.Ne kerkojme qe zgjedhjet te behen me qeveri teknike…”Po mire more,Bumc,ate qeverine teknike kush do e drejtoje?PD-ja? Kush do ja jape kete te drejte,Nishanlliu apo Lulzimja,apo Saliu.Edhe qeverine teknike,perseri PS-ja do e drejtoje ne mos Rama nje tjeter njeri i preferuar i Rames.Dhe ky do “zbatoje” udhezimet e Rames.Ne se do e drejtoje nje i PD-se,do jete i preferuar i Saliut dhe do zbatoje porosite e Saliut.Atehere cfare fituam?Asgje,sepse askush me keto mendjet tuaja,nuk eshte i besueshme.Prandaj le te jete deri ne perfundim te mandatit kjo qeveri dhe fitoni zgjedhjet e 18 Qershorit.Askush nuk ja u vjedh,askush nuk u ankua ne prokurori se u vodhen zgjedhjet ne Diber apo ne Erseke,as ne Kolegjin zgjedhor.Kjo tregon se zgjedhjet ishin te rregullta e konform ligjes…Po ne se bije kjo qeveri,pse duhet te qendroje ne kembe parlamenti?Duhen shpallur zgjedhje te parakoheshme,pse nuk kerkoni kete dhe zgjidhen deputete te rinj dhe fiton ajo force politike qe e desheron populli…
    Thojeni shqip,kerkoni te justifikoni humbjen e paevitueshme te zgjedhjeve te 18 Qershorit,akoma me thelle se ato te 23 Qershorit…

  7. jon says:

    jooooooo kurre me! duhet te behet gojehallva aldo bumci,minister! ahahaaha…katastrofe! populli nuk eshte budalla! e ka zgjedhur rrugen e vet! me vote….beni durim se 3 muaj jane ……..u provuat kaq vjet pd ,ka vdekur bashke me salen……

  8. jani says:

    O turp i vendit. E harruat bashen ate liderin e ballkanit cfar beri ne bashki 4 vjet apo minister po 4 vjet. Vrau dhe genjeu . Genjeu per te mbushur xhepat e Erjon Isufit mashtroi dhe nuk beri asgje ne tirane. Ndersa bumci duhet te kujtoje mire kush e ka firmosur letren qe i ka derguar xenit per gerdecin. Cudi se te gjithe e dine vetem bumci nuk e kujton. Mos ka qene zv min ai o bumc qe ka derguar faksin ke xeni me porosi tenden. Thote mire Rama kazan per mediat , donte muc nano nje alibi te votonte bashen ose kish folur ne tel me bashen. Po ca mut alibije jep basha me bumcin me salijanin me halimin me alibeun , me ivi kason etj o mos o zot ju as per 20 vjet nuk vini dhe nuk duhet te vini ne pushtet.

  9. pro says:

    -..ne nuk jemi majmuner te imitojme Rumanine..{do i dilte fjala Zhejit}..nje imitim do te sillte deshtim.

  10. orli says:

    Hajdutet qe nuk kane lene zgjedhje pa vjedhur te gjitha dhe ne menyre te dhunshme, bertasin se do ju vidhen zgjedhjet dhe kjo eshte kulmi i hipokrizise e shkerdhatesise, keto vemje te ndyra e dine qe populli nuk ka per t’ju dhene as gjysmen e votave qe ju ka dhene ne 2013-en prandaj lehin para cdo kamere e para cdo koteci, tani qe ka ardhur nga Amerika vajza e degjenerates hajkari dhe budallackes fatmira pd do fitoje ndoc rrokun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *