VIDEO/ Elona Çaushi: Historia ime me Gjin Gjonin dhe një sqarim për Duty-Free-n

16 Shkurt 2017, 12:46Politika TEMA

 Mira Kazhani: Elona përshëndetje!

Elona Çaushi: Përshëndetje!

Mira Kazhani: Pse vendose të flasësh pikërisht tani për historinë tënde dhe të bashkëshortit tënd? Dhe kurioze jam, pse zgjodhe tiranapost.al?

Elona Çaushi: Në fakt po shikoja portalet një ditë dhe të them të drejtën më thanë që ishte një portal relativisht i ri. Autorin e portalit nuk e dija. Pronaren e portalit nuk e dija. Thjesht klikova, klikova dhe më dolët ju, më doli Mira me një editorial që të them të drejtën më la përshtypje. Përshtypje pozitive. Editoriali kishte përmbajtje. E pëlqeva. Thashë, pse jo… Pas kaq vitesh thëniesh, citatesh, artikujsh, thashë ja kam borxh vetes në radhë të parë, familjes time një sqarim dhe për më tepër opinionit publik. Por opinionit publik… dhe këtë e theksoj Mira për të vetmen arsye, sepse edhe kryeministri e ka problem deformimin e shumë gjërave në shtyp dhe ne si familje jemi viktimë e kësaj. Kështu që thashë të marr një portal, mu duk me përmbajtje dhe të them të pathënat e mia, të vërtetat ashtu sikurse miq, të afërm të mi e dinë dhe më thonë ke një të metë të madhe se je libër i hapur. Unë nuk e quaj të metë, e quaj plus. Këtu jam sot për të thënë atë që ndoshta njerëzit, opinion i ka keqkuptuar, ose ka dashur dhe të besojë.

Mira Kazhani: Ju falënderoj për besimin që i jep portalit tiranapost.al, sot do të flasim gjatë në këtë intervistë dhe kam shumë pyetje për të bërë në lidhje edhe me bashkëshortin tuaj, gjyqtarin tashmë të famshëm në Shqipëri, Zotin Gjin Gjoni, por fillimisht dua të flasim pak për ju! Ku ke lindur, ku je rritur, si je edukuar, kush është familja jote, formimi yt?

Elona Çaushi: Unë kam lindur në Tiranë, jam edukuar në Tiranë, dy prindërit i kam intelektualë. Ime më pedagoge e gjuhës angleze, bile do e korrigjoja e gjuhës shqipe dhe angleze se po të shoh intervistën ka për të më korrigjuar, jam e bindur. Im atë diplomat karriere, prej mund të them me plot gojë 30 e ca vjetësh dhe unë sigurisht, e bija e një diplomati, e bija e një pedagogeje… Kam lindur në Tiranë, kam një vëlla të vetëm ai është jashtë, nuk jeton këtu. Unë kam lindur, nuk e di Tirana e vjetër. Unë gjithmonë, i referohem Tiranës së vjetër te pallati i Kadaresë. Ne i kemi pas thënë pallati i Kadaresë, sepse aty ka jetuar Kadareja i famshëm, unë kam pasur fatin dhe shansin t’i njoh të dy, jam rritur me ta dhe kanë qenë sipër nesh. Kemi një marrëdhënie tepër miqësore me ta. Përveç marrëdhënies që ka babai edhe intelektuale, por edhe miqësore dhe unë jam rritur me ta. Aty është lagjja ime që aty ka mbetur shumë pak, prej lagjes së vjetër, sigurisht që e them me nostalgji.

Mira Kazhani: Në moshën 19-vjeçare jeni larguar nga Tirana ku ke jetuar në Gjermani. Keni jetuar atje disa vite për t’u kthyer në 98’ në Shqipëri ku keni hapur edhe Duty-Free-n e parë…

Elona Çaushi: E saktë. Do të korrigjoja vetëm për diçka, kur i referohesh numrave, numrat s’duan komente duhet të jesh e saktë, faleminderit për research-in është totalisht i saktë, dua thjesht të të korrigjoj, që edhe pas maturës, në moshën 18 vjeç, kam kryer disa kurse gjermanishteje jashtë. Babai, nuk e di a keni bërë kërkimet tuaja ai ka qenë diplomat karriere. Ai ka filluar aktivitetin e tij në Budapest në Hungari, unë kam qenë tepër e re. Pastaj shkoi ambasador në vendet Nordike, por me qendër në Stokholm dhe pastaj ishte ambasadori i parë i Republikës Federale në atë kohë Gjermane, që për atë kohë ka qenë një njeri më i rëndësishëm se një anëtar i byrosë politike. Dhe këtë e them, sepse ju vu shumë rëndësi atëherë, se kush do të shkonte ambasador i parë. Dhe të them të drejtën, për të kur e shoh më sytë e mi, tani pas kaq shumë kohësh edhe me pjekurinë që të jep mosha, gjykoj që ka qenë një detyrë tepër e vështirë. Dhe kur bëj biseda me të, mendoj dhe them se edhe ata kanë pasur shumë stres, po stresin e kanë pasur ndryshe nga ne.

Mira Kazhani: Jo se ka shumë të bëjë me intervistën dhe qëllimin e intervistës sonë, por babai juaj nga një deduksion i shpejtë në kokën time vazhdon të jetë i majtë?

Elona Çaushi: Unë gjithmonë edhe kur pi kafe, nuk e di ndoshta e ke vënë re, kur u takuam bashkë përpara intervistës, që unë të them të drejtën, jam tip që… çdo njeri ka komplekse, pavarësisht se ka njerëz, që thonë se janë pa komplekse se asnjeri nuk është pa komplekse. Unë hyj te ajo kategori që i ka të minimizuara komplekset, ndoshta ma ka dhënë dhe ajo fat, do thoja për atë kohë, që unë kam shëtitur në shumë vende të botës dhe në Gjermani quhej ajo që ne themi multi-kulti, kur një njeri ka një farë domethënë perceptimi për botën, jashtë. I shef dhe gjërat dhe i minimizon problemet, komplekset minimizohen. Unë të them të drejtën Mira kur them që kam lindur këtu, nuk e perceptoj jam vajzë Tirane ose vajzë e vërtetë Tirane, siç kanë qejf ca udhëheqës sot ti… s’e kam fare këtë kompleks. Unë përderisa jam martuar me një verior do të thotë se për mua çdo krahinë, ka minuset dhe pluset e veta. Unë kam një mama që vjen me origjinë nga jugu. Nga një familje shumë e njohur me origjinë nga Gjirokastra, me mbiemrin Baboçi, babai është Tiranas, jo prej Tirane është Tiranas prej shumë vitesh. Megjithatë e them pa… mund të isha edhe nga Puka, nuk e kam fare problem dhe kur shoh më shqetëson vetëm ky fakt, këtu që edhe politizohet… Ne shqiptarët, ngaqë jemi dhe popull i vogël, kemi qejf shumë politikën, çdo gjë politizohet në këtë vend, gjë që ka për mua më shumë minuse se pluse, nuk i shohim gjërat nga kush vend vjen. Bile, bile hyjmë edhe deri te emrat dhe te emrat e vjetër që janë pellazgë, veriorë. Për shembull unë kam bërë një studim, jam historiane, ka emra që neve ajo Tirana e mëparshme ose jugu, nuk i ka shqiptuar dot dhe nuk e dinte se ekzistonte, tani ka dalë dhe i shqetësojnë këto pseudo-qytetarët.

Mira Kazhani: Keni studiuar histori? Kur? Si e keni bërë mes Tiranës dhe Gjermanisë?

Elona Çaushi: Mes Tiranës dhe Gjermanisë, ka qenë profesor Paskal Milo që kam shumë respekt për të, ka qenë Dekan në atë kohë, më bëri një do ta quaj favorizim për atë kohë, që unë vija edhe këtu domethënë studioja ditën 20 ditë të muajit dhe 10 ditë isha në Gjermani për të kapur gjuhën, bëra ca edhe studime atje, por bëra edhe studime pasuniversitare në Gjermani në Ludvig Maksimilia. Dhe pastaj isha aty ku thatë juve që u ndava, jo përfundimisht me Gjermaninë, por që shkoja dhe vija, sepse një mik i familjes, më tha idenë për bërë një biznes në Shqipëri. Për të hapur Duty Free-në…

Mira Kazhani: Ka qenë viti 98’, kur ju vini në Shqipëri?

Elona Çaushi: Firma është krijuar në fakt, në qoftë se dua të jem tamam e saktë në 97’, domethënë kur këtu… unë nuk kam qenë në 97’me thënë të drejtën. Më thonë që 97’ ka qenë diçka e tmerrshme, për shqiptarët dhe ka ngelur si njollë e zezë edhe sot e kësaj dite, por që… Ne e krijuam firmën në 97’ dhe në 98’ ne bëmë një kontratë me Hajnamanin, që është një nga më të mëdhenjtë në botë në fushën e Duty-Free-s, i dyti. Në Evropë është numër 1.

Mira Kazhani: Gjatë gjithë kësaj kohe se vlen të theksojmë, po flasim për një kohë që Gjin Gjoni nuk ishte në jetën tënde, e ke njohur shumë vite më vonë, por do flasim pak më vonë. Këtu jeni akoma vetëm. Këtu është Elona vetëm që po përpiqet të hapë një biznes në Tiranë.

Elona Çaushi: Këtu është Elona Çaushi, për të bërë, për të thënë të drejtën për të hapur biznes në Tiranë, si natyrë jam praktike, nuk e kam problem fare të shkëputem nga një vend në tjetrin, qoftë edhe në këtë moshë. Nuk e di nga vjen kjo, ndoshta është vetësiguri, ndoshta është ajo që thashë pak më parë, që duke shëtitur ti arrin të kuptosh dhe të mendosh që të gjithë njerëzit janë të barabartë. Kanë të njëjtat probleme, qoftë nga ngjyra i verdhë, i zi, i bardhë, amerikan, shqiptar…

Mira Kazhani: Në probleme po Elona, janë të barabartë, por në standard jetese jo. Në kapitalizëm ka të pasur dhe të varfër dhe ju bëni pjesë tek të pasurit. Jeni një grua e pasur?

Elona Çaushi: Koncepti i pasur, këtu duhet pasur pak parasysh edhe ti vetë Mira kur ma bën pyetjen, çfarë kupton ti me konceptin i pasur? Në qoftë se ti thua Elona bën një jetë me një cilësi X ose Y të mirë unë do isha dakord, e pasur pastaj, është një koncept i gjerë që këtu në Shqipëri keqkuptohet. Këtu në Shqipëri, ka diçka që në qoftë se një njeri ka biznes, qoftë mashkull ose femër, por më tepër femër, që në rastin tim kjo është, keqkuptohet. Ose ka informalitet, para të pista, para të lara… Është shumë e vështirë të konceptohet dhe kjo është fatkeqësi, është shumë e vështirë të perceptohet që një femër si unë ja ka dalë. Unë përfitova atëherë, edhe nga një lloj “injorance”për Duty-Free-n.

Mira Kazhani: E more në Gjermani si ide…

Elona Çaushi: Kjo ide nuk ishte aspak e imja që të mburrem apo të them që e kisha unë këtë ide. Ishte e atij personi, që u bë më vonë dhe bashkëpronar i Duty-Free-s, i cili kishte idenë dhe është shumë e thjeshtë. Ai vuri kapitalin, kurse unë gjeta vendin, që ishte aeroporti i vjetër, i vjetri fare, sepse ka pasur dy faza ne jemi te faza e tretë e aeroportit Nënë Tereza dhe unë solla licencën. U bashkuan energjitë, dikush kapitalin, dikush kontaktet edhe punën. Nuk ka asnjë teori konspiracioni këtu, kjo është e thjeshtë fare.

Mira Kazhani: Ky është i vetmi biznes që ju keni aktualisht që flasim?

Elona Çaushi: Jo, Duty-Free-ja ka qenë i pari biznes. Fillimet kanë qenë të vështira shumë, kur koncepti nuk ishte dhe ne përfituam nga një lloj “injorance”, nga padija që çfarë ishte Duty Free-ja. Sigurisht ministri asaj kohe patjetër që e dinte dhe unë kam shumë respekt për të. Ka qenë zoti Angjeli, që me shumë bon-sense, tha pse jo. Pa asnjë shtypje pa asnjë “kafe”, pa asnjë takim. Sigurisht është financier tepër i zoti dhe jam shumë e sigurt që edhe në atë kohë ai e dinte çfarë është Duty-Free-ja dhe unë mora guximin, të them te drejtën nga natyra guxoj. Pata guximin, pse jo te ai aeroport, qoftë dhe aq i shëmtuar, të kishte në sallën e transitit diçka për shqiptarët origjinale. E them origjinale, sepse në atë kohë edhe sot e kemi ne vuajmë nga ajo është origjinale nuk është origjinale. E kanë edhe ca vende të botës nuk jemi vetëm ne, por atëherë ka qenë tepër e theksuar. Ne sollëm cigaret, mallin e aksicëz, me shumë korrektesë dhe ne patëm një biznes me thënë të drejtën që për kohën ishte diçka ishte një risi. Domethënë unë me këtë e fillova, pastaj në vitet e mëvonshme, unë gjithmonë kam pasur këtë teorinë, të jo hapjes shumë të bizneseve. Dhe gjithmonë kam ndenjur kam respektuar atë kuadratin të Elonës, kjo ndoshta vjen edhe nga një edukatë e familjes që nuk janë shumë… nuk jemi materialist si njerëz, fare ne në familje. Ndoshta, por them se kur je i tillë, ndoshta të hapen edhe disa dyer. Sigurisht që Duty Free ka qenë një “pasaportë” e mirë edhe për disa biznese të tjera, ne kemi tani Chanel-in, që është një kartëvizitë do të thoja tepër prestigjioze. Ne jemi partnerë ekskluzivë të Chanel për Shqipërinë, gjë që të them të drejtën, unë e kam patur sfidë në fillim, nga vetë koncepti i tyre, sesi e konceptojnë ata biznesin, përveç emrit të madh dhe për mua ishte sfidë. Kemi edhe Furlën, patjetër duhet t’i njihni.

Mira Kazhani: Po deri tek Fula arrij, (kur ka ulje), por tek Chanel jo!

Elona Çaushi: E kemi si brand dhe kemi të tërësi linjën kozmetike, kemi make up-in dhe kremrat dhe jemi tani deri në 7 dyer.

Mira Kazhani: Blejnë shqiptarët, produkte të shtrenjta shumë?

Elona Çaushi: Të them të vërtetën jam e surprizuar, e mahnitur sesa blejnë.

Mira Kazhani: Po shumë mirë, kjo është shenjë e mirë, që jetojnë mirë.

Elona Çaushi: Blihet dhe jam shumë e surprizuar. Jemi në 7 dyer për momentin, duam të hapemi, kërkon një shumë. Kemi dhe ca projekte të tjera në fushën e modës, por këto do i them në një intervistë tjetër.

Mira Kazhani: Të uroj vërtet suksese me bizneset e tua Elona. Tani do të kalojmë në pjesën që do të mund të quhet “zemra e Akilit” të kësaj interviste, tek marrëdhënia me bashkëshortin Gjin Gjoni, sepse edhe ju në vëmendje të opinionit publik vini tashmë. Edhe unë që kam ardhur tek ju, vëmendja ka qenë ai, gjyqtari Gjin Gjoni që prej 3 vitesh, gjatë gjithë këtij mandati është diskutuar edhe është një emër i përmendur shumë, kur vjen fjala për Reformën në Drejtësi. Po pa shkuar tek pjesa politike dhe tek sulmet, apo linçimi që mund t’ju jetë bërë juve familjarisht, nëse është i tillë gjithmonë. Dua të di dhe besoj se duhet të ketë deri diku edhe një kuriozitet, në çfarë viti dhe si jeni njohur ju me bashkëshortin tuaj?

Elona Çaushi: Lidhja ka ndodhur dhe ka qenë e rastësishme. Rastësia sjell qoftë gjëra pozitive, qoftë negative, në rastin tim ishte shumë pozitive. Unë të them të drejtën kisha një kazus, jo gjyq, ishte thjesht një kazus juridik, një shtjellim juridik, apo një interpretim juridik, nuk ishte proces gjyqësor. Dhe mbaj mend kur babai ka qenë ambasador në Këshill të Europës, përafërsisht 8 vjet, ne kishim gjyqtarin tonë në Këshill të Europës z.Kristaq Traja. Dhe të them të drejtën për këtë interpretim juridik ju drejtova Kristaqit, të cilin e kemi mik dhe të njohur të vjetër. Ai nga shpejtësia dhe i zënë me punë në atë kohë më tha: dëgjo Elona do të shkosh në Tiranë dhe do të takosh filanin, Gjin Gjonin, thjesht meqë është një dhënie mendimi, mendoj se ai është jurist i mirë. Dëgjo – i thashë – më fal Kristaq, si e ka emrin? M’u duk një emër i thjeshtë, të them të drejtën.

Mira Kazhani: I thjeshtë apo pak verior? Thuaj të vërtetën! E paragjykove pak?

Elona Çaushi: Jo! Absolutisht jo! Për konceptin tim. Shiko Mira, dua të them diçka, ti je veriore!

Mira Kazhani: Krenarisht veriore…

Elona Çaushi: Unë nuk e paragjykova emrin Gjin, absolutisht, bile në qoftë se bën edhe kërkime është një emër tepër i vjetër pellazg, jo ilir, pellazg, ne kemi edhe emrin Gjon, që është Papa Gjon Pali, pse ta themi me krenari për Papën dhe mos ta themi me krenari për njerëzit që quhen Gjon në veri? Kjo është shumë e thjeshtë. Kështu që bëra një shaka me Kristaqin, erdha në Tiranë për një mendim juridik, sesi mund ta formuloja. Duhet t’ia dërgoja furnitorit tim, ishte diçka që ata kërkonin dhe unë në fushën e jurispudencës të them të drejtën, aftësitë e mia ishin të kufizuara, tani janë goxha më mirë, për këtë të siguroj. Kjo ishte e gjithë ideja, u takuam me Gjinin. Nga ana ime të paktën, pastaj duhet të intervistosh Gjinin, nuk marr përsipër të flas për të. Por nga ana ime nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, kam dashur një fare kohe ta përpunoj, aspak për emrin ose për veriun, për personin.

Mira Kazhani: Ishte ai që ka bërë hapat e parë?

Elona Çaushi: Shiko, mashkulli është më i pa ndrojtur në një marrëdhënie. Unë nuk them se jam e ndrojtur nga natyra.

Mira Kazhani: Dhe sot që po bëjmë këtë intervistë rastis të jetë Shën Valentini. Është kujtuar sot?

Elona Çaushi: Të them të drejtën mua sot në 8.30 më erdhën lule. Ai ka qenë në gjykatë dhe ai këtë e bën për vit, nuk është se ka qenë diçka ekstra këtë vit. Më erdhën lule,ai është tepër i kujdesshëm, më i kujdesshëm se unë.

Mira Kazhani: Po ti?

Elona Çaushi: Unë e kam ruajtur pas kësaj interviste një drekë dhe diçka pasdite, por unë jam njeri spontan.

Mira Kazhani: Juve mbani mbiemrin tuaj. Keni patur një celebrim, keni bërë martesë me gjyqtarin Gjoni?

Elona Çaushi: Unë mbaj mbiemrin tim, kjo ka rrjedhur tepër natyrshëm, por edhe nga vetë natyra e Gjinit që nuk e kishte fare problem, nuk është fare i kompleksuar nga kjo anë. Ne kemi bërë një celebrim, patjetër, në 30 dhjetor të 2011 kështu që ka ardhur pas shumë kohë të krijimit të Duty Free. Sigurisht, ne njiheshim më përpara se 2011-ta, njiheshin 4 vjet përpara se 2001-ta, por që kjo është historia pak a shumë.

Mira Kazhani: Ju besoni se molla e sherrit është pasuria juaj si grua biznesmene. Është Duty Free që ju zotëroni në aeroportin e Rinasit, aty ka nisur gjithçka. Po a mund ta sqarojmë disi, versionin e së vërtetës tuaj?

Elona Çaushi: Çohesh një ditë dhe shikon veten tënde në gazete, fotografinë tënde. Unë prandaj ia kisha borxh, në radhë të pare vetes, sigurisht dhe bashkëshortit, familjes time, prindërve të mi, që të them të drejtën, pas kaq vitesh jashtë, vijnë, shqetësohen, e përpunojnë ndryshe nga unë nga bashkëshorti. Sigurisht edhe babai i bashkëshortit e përpunon ndryshe, gjithsecili e përpunon ndryshe. Dhe prandaj unë thashë dhe vendosa të bëj një intervistë, në radhë të pare për të sqaruar pozicionin tim si Elona. Dhe e sqarojmë sot, që unë nuk jam e ndarë nga bashkëshorti, sepse ne jemi të dy. Do të më vinte shumë mire që nëpër studio televizive, kolegët e tu, për shembull ndoqa një studio televizive para një jave, do të doja të mos më ndanin nga bashkëshorti, ata më ndanë aty, tani rrjedhojat janë: ishte e qëllimshme, harruan, s’kishin marrë informacionin e duhur. Këtu mund të bëjmë dialogë dhe monologë sa të duam. Kur ti i servir si gazetar opinionit publik dhe thua, ashtu sikurse thanë ato studio televizive, një gjyqtar ka deklaruar në vitin aq një makinë dhe rrogën e tij dhe deri në momentin aktual ai është gjyqtari më i pasur në Republikë. Në qoftë se unë do ta shoh si qytetare, apo ju vetë, do të kem perceptimin që është gjyqtar i korruptuar, automatikisht, patjetër. Unë si popull, unë si opinion publik, edhe si Elonë, këtë perceptim do të kem. Më fal në 2003 deklaron një makinë dhe një rrogë dhe ti në 2017 je i pari dhe ke bërë miliona, perceptimi është patjetër që është i korruptuar. Por me fjalën korrupsion po luhet. Por nga 2003 unë sipas disa gazetarëve dhe koleges tënde, unë nuk ekzistoja. Një gazetar i ndershëm do të thoshte, është më i pasuri, por unë kam pare edhe tek takimet, që dikush e tha, kam shkuar tek tatimet dhe më janë dukur minimale ato taksa që i janë paguar shtetit. Dhe jam e sigurt që personi në fjalë nuk ka bërë kërkim fare sepse po të shkonte tek tatimet do të shihte që vetëm një kompani i ka paguar taksa vitet e fundit, 4 vitet e fundit janë diku tek 900 milionë lekë të vjetra vetëm taksa.

Mira Kazhani: Elona që ta kuptojmë më mirë. Si është e deklaruar pasuria juaj, në mënyrë individuale, pra pasuria juaj është në emrin tuaj, të Duty Free, apo Chanel, dhe Furla. Ndërsa ajo e gjyqtarit Gjoni është e deklaruar më vete, apo pasuria juaj kur vjen puna tek gjykimi mediatik, politik, apo i drejtësisë vjen për një pasuri në ‘En Bloc’. Mund ta sqarojmë pak këtë? Si e keni bërë deklarimin?

Elona Çaushi: Deklarimin para sulmit apo deklarimin apo para sulmit?

Mira Kazhani: Si është bërë gjithmonë dhe si është bërë tani?

Elona Çaushi: Të falënderoj për pyetjen! Atëherë subjekti është Gjin Gjoni, unë jam person i lidhur, ky është deklarimi. Unë deklaroja prej babait tim, ku isha në trungun e familjes. Nuk deklaroja me Gjin Gjonin, sepse ligji i mëparshëm thoshte ‘kur keni celebrim’. Ne celebrimin e bëmë më 31.12.2011. Unë kam deklaruar prej babait tim kur u atakuam nga ILDKP. Por pavarësisht ligjit, babai im nuk u atakua, megjithëse unë isha në trungun e babait. Por në mënyrë mekanike, u morën dhe u bashkuan deklarimi i bashkëshortit me deklarimin tim. Dhe i binte që bashkëshorti të përgjigjej për 2003-shin tim që nuk ishte në jetën time, ose për 1999, apo për vitin 2001, besoj se është logjikë e thjeshtë dhe po e shpjegoj për opinionin publik, dhe nuk po e shpjegoj me terma juridikë. Atëherë, ti je objekt pas 31.12.2011, subjekti është Gjin Gjoni, e lidhura jam unë. Ai deklaron ato që posedon ai në emër të tij dhe deklaron edhe për mua, ku unë hedh firmën si person i lidhur.

45 komente në “VIDEO/ Elona Çaushi: Historia ime me Gjin Gjonin dhe një sqarim për Duty-Free-n”

  1. Beso says:

    Kerkojini falje,pasi i paskeni rene ne qafe!!
    Tjetri!

    1. Adriatik says:

      Dmth qen i ati komunist turkoshqiptar qenushe dhe kjo.

    2. pilo lala says:

      Kjo interviste hap telashe te tjera per Gjin Gjonin.
      Hajduteria, makuteria, korrupsioni eshte shume here me i madh, se sa ka dale per Gjin Gjonin.
      Keta jane zagaret Berishiane, qe mbrojne njeri-tjetrin, fshih ti parate, une fsheh te tuat.

      1. bureto says:

        Po cfare zagaresh berishiane mor pilolala! Ne kete rast kemi te bejme me nje familje ‘blokmenesh’ te paster. Elona eshte vajza e Shpetim Çaushit, i cili ka qene djali i ismail Caushit, sekretar i pare PPSh per rrethin e Tiranes dhe anetar i KQ. Mbas studimeve Shpetimi kaloi si Komandant i Pergjithshem i aksionit i ashtuquajtur “vullnetar” per ndertimin e hekurudhes Elbasan-Perrenjas. keto funksione asokohe per pinjollet e regjimit konsideroheshin ‘stazh’. Mbas dy vjetesh aty, shkoi sekretar i pare i KQ te Rinise dhe me pas ambasador sic thote dhe e bija. Keshtu vazhdoi deri para dy-tre vjetesh, kur, detyre e fundit ishte ambasador ne Beograd. Nuk i rendita keto per t’u marre me biografite e njerezve, por thjesht per te kujtuar se ‘ishet’ kane qene dhe jane ende sot ne pushtet, pavaresisht kush e ka pushtetin e rradhes. Natyrisht e atyre qe u sherbejne te dy paleve. Te tjeret, te pakorruptuarit, antikonformistet dhe per me keq ata qe kundershtojne vullnetet e shefave te medhenj, kane qene te detyruar te “hapin’ krahun. Sa u perkete aspekteve te tjera qe ngrihen per Elonen apo lidhjet e saj me Gjin Gjonin, u takon organeve kompetente qe te japin opsionet respektive. Shteti i ka te gjitha institucionet per kete qellim. Sikur elona t’i permendte edhe origjinen si me siper cdokush mund te kuptonte se edhe gjendja ku eshte ajo sot me apo pa Gjinin, e ka jo vetem tek aftesite e saj te shquara si ‘bisnesmene’ por edhe e suportit te dhene nga shume drejtime, mbi dhe nentoke. A nuk tha Ramiz Alia se kapitalizmin do ta ndertojme ne dhe bijte tane, se ne komunistet, e krijuam pasurine kombetare, ne do ta trashegojme. (jo populli, jo, te perndjekurit, jo te burgosurit, por vetem komunustet!). Shembujt jane me qindra dhe njerezit i dine. Sigurisht nen platformen katoviciane. psh. sikur te kerkonte ndonje njeri i thjeshte te drejten per nje “Djuti free shop” ne aeroportin e vetem nderkombetar dhe i rendesise se vecante, a do mund ta merrte? A do t’ia jepte ishministri i financave i PS licensen? Kurre! Jane gjithmone dhe kudo ata zoteri, mos e harro! Xhorxh Ourell jo me kot shkruante ne librin e tij, “Ferma e kafsheve se:”Te gjithe derrat jane te barabarte, por disa jane me te barabarte”! Tung!

  2. Kris says:

    Nuk eshte kaq e thjeshte! Te gjithe jemi deshmitare se si kane ecur keto gjera ne Shqiperi! Dirty money! Laundry money! Gjykates te korruptuar qe kane bere nomin ne Shqiperi. Te gjithe i dime historite e gjyqesorit ne Shqiperi! Mos Mira Kazhani ka marre persiper te laje mutin me shurre! Te njejten gje provoi edhe nje kengetar gazetar! Cmimi?

  3. Shoku " Shpati " says:

    Sa u qetesova qe Cac Angjeli nuk i ka kerkuar as edhe nje kafe per te hapur ” duty free shop ” kesaj bletes punetore . Caci for president ! Ta gezoj Caci presidencen …se mos kujtoni se bej shaka !

  4. Bambi says:

    Zgjidhja eshte shume e thjeshte. Merren faturat blerje-shitje te dyqanit. Shikohet fitimi,
    Kontrollohen pagesat e taksave mbi fitmin.
    Shikohet % e zonjes Gjoni dhe partnerit te saj ne fitim dhe behet llogaria.
    Nga keto para sa jane shpenzuar per jetese vit pas viti dhe sa jane neper banka.
    Po ka me shume nga sa del llogaria, duhet te deklaroje burimin.
    Qeveria po te doje ta mat koken me spango, po me sa duket s’duan vete…

  5. Dajti USA says:

    Kjo zonja do qe te laje mutin me shurre,nga kjo llomotitje une dola me i paqarte se ne fillim.

  6. Meri says:

    Mira mjaft na brockullise, Nuk te njof po bashkeshortoin tend e njof mire si gjykats i diplomuar te Plepat e Durrsit me 6 muaj kurs. Eshte miku i ngusht Berishes. Jetoj ne Amerik dhe nuk kam ndonje interes, po mjaft me genjeshtra Gjin Gjoni eshte i korruptuari me i madh i Shqiperise i pari ku duhet te filloj derjtesia eshte Ai. Lereni ate popull te vdes cdo dit i qet nga mashtrimet tuaja. Mjaft bere te ndershmen ne bisnes. Please.
    Sa per Anastas Angjelin ke thene te verteten mbeshtet njerez qoft si puna joter bij diplomati dhe gruaja e Gjinit qoft nje njeri te thjesht. Eshte njeri pa paragjykime.

    Meri

    1. albaniafirst says:

      Meri, po genjen kur pretendon se e njeh Gjin Gjonin. Jo se kam ndonje respect per te, por ai ka mbaruar juridikun ne Tirane dhe jo ne plepa sic pretendon zotrote.

  7. Budallai says:

    E lexova me durim kete rrefim te vertete. Dhe nese e ka lexuar dhe ndokush tjeter, pa tjeter ka vene re se kjo femer ka thene 27 here “te drejten” dhe 22 here “te verteten” Kjo me bind qe, te them te drejten, duket nje femer e miredukuar, si nga i ati ashtu edhe nga i shoqi. E kete e them, se une, te them te drejten: them gjithmone te verteten!

  8. terminator says:

    Ne 5 fjale, 4 i referohen punes se babit qe paska qene diplomat karriere. Me demek ultra komunist qe spiunonte dhe hijen e vete, kurse sot eshte demokrat i flakte. Me djersen e ballit u shkollua (nqs e ka mbaruar ndonjehere shkollen) ne Gjermani, kurse parate per te hapur duty-free ia la trashegimi komshia gjermane se Lonka ju duk goce e mire dhe punetore. WTF??? Seriozisht ofendoni inteligjencen e njerezve me te tille artikuj pacavure?

  9. lulja says:

    Na mallengjeve moj elonka….
    Gjith privilegjet per ty paskan qen, privilegj per Licensen , privilegj per shkollen e lart, ta besh 20 dit ne Gjermani e 10 dit ktu…
    Po leket e biletave cdo muaj nga dolen ?!!!!!!!!!!!!! kur dihet rroga e nje ambasadori ( babait tend)te asaj kohe…
    Pastaj prap me priviegjet qe sipas teje te beri angjeli…LUM ti moj elonk. ke lind per privilegje se bashku me gjinin tat.
    EINFACH GLÜCK !!!!

  10. linda says:

    kesaj i thone qe Mira do te mbuloje mutin me shurre!Turp…dridhe elona (dhridhe Like se na fike)

    1. xheJ eN Bi says:

      Per bizesmenen grua …

      Nga njera ane nuk e njeh zonjen e intervistes dhe nga ana tjeter di xhiron
      qe ben biznesi i saj .
      Nese je i Tatimeve qe di kaq hollesira ,bë nje koment per biznesin e saj
      dhe jo per temen e shkrimit.

      Po te jesh i aferm i familjes ,nuk mbrohet ne kete menyre,
      se Qeveria Rama nuk ben “lufte ” me kete familje ,po e bien si shembell
      Gjin Gjonin me nje kurs “te plepave” te harije majat me te larta te
      gjyqsorit deri ne KLD.
      Sa per bemat e Gjinit ,shume pak kohe duhet sa te mbaroje pune Vetingu
      dhe do te shohim kush ka te drejte ,Gjini apo ata qe e akuzojne Gjinin.

  11. Businesswoman says:

    Zonjen nuk e njoh personalisht por njoh natyren e biznesit qe ajo manaxhon Duty Free si dhe eksluzivitetet e firmave Channel e Furla. Mos valle duhet te filloje vetingu nga ata gjyqtare qe nuk jane te martuar me nje bizneswoman por qe kane pasuri shume me teper se Gjin Gjoni?

    Se ne fund te dites Gjin Gjoni eshte martuar me nje zonje qe e ka xhiron vjetore vetem ne Duty Free e aeroportit te vetem shqiptar 2.8 milion euro (mjafton te shikoni bilancet e dorezuara ne shtet nga subjekti). Shto ketu edhe ndonje milion tjerer nga Channel e Furla.
    Si ka mundesi xhanem qe i jane qepur tamam personit qe ka te ardhura familjare te deklaruara ne tatime 3 milion euro dhe injorojne strapasanike gjyqtare qe e kane gruan pa pune ne shtepi dhe bejne jete perrallash vetem me 100.000 leke rroge gjyqtari? Kjo eshte per te qare dhe qeshur bashke. Zonjes hallall ia befte zoti milionat qe fiton, ka ditur te bej biznes atehere kur te tjeret hapnin depot e armeve dhe vidhnin dyqanet e bukes dhe shpresoj qe “luften” qeveria dhe Rama ta drejtoje te gjyqtaret pasanike qe vazhdojne te majmen nga populli barkbosh.

    1. qytetari i revoltuar says:

      Lona dora vete je ti mi? Po nga i gjeti parate per te marre persiper nje biznes te tille? Me rrogen e babit diplomat apo me rrogen modeste te Xhin Xhonit? A me duket se paske marre kredi. Keshtu duhet te jete patjeter. Puno me ndershmeri gjithe jeten po deshe, ato leke me hap ate lloj biznesi nuk i ben dot. Po pale njohjet me personat e duhur ne qeveri, ryshfete dhe dhurata marramendese. Beje njecike llogarine dhe me thuaj ku i paska gjetur zonja bizneswoman keto te ardhura. Kurse burri i zonjes se suksesshme duhet te kalbet ne burg per te gjithe pislleqet qe ka bere dhe parate e ndyra qe ka marre. Ja kjo eshte korniza juaj familjare. Njeri me mut se tjetri.

      p.s Rroga 100.000 leke te reja te duket pak zotrote? Po zonja bizneswoman sa i paguan punonjesit e saj? S’ke faj se ti aq blen vetem breket. Mos harro se ka hallexhinj qe jetojne me 40.000 te reja fmailjarisht 4 persona ne muaj. Soji juaj duhet te kishte pasur fatin e Causheskut ne Rumani!

  12. doktori says:

    gjyshja nga e ema nje financiere skrupuloze, ne mos gaboj Ervehe i a thonin emrin. i jati, Shpetimi , para se te behej diplomat kariere ka qene anetar i byrose se KQ Rinise dhe komandant i shtabit qendror per ndertimin e hekurudhes Librazhd-Guri Kuq, ne fillim te viteve 70 te shekullit te kaluar. njeri me nje karakter te forte dhe shume i gjendshem dhe ka ndihmuar shume te rinj e i ka qendruar prane. per me vone nuk kam informacion

  13. Niku says:

    Aaaa ce paskan persekutuar fukarain XHIN XHONI i paskan ngrene hakun . Gjynah , po paska gabuar rende dhe Donal Lu qe diten e dyte te detyres ne Shqiperi i permendi emrin si nje nder gjyqtaret me te korruptuar nder 25 vitet e fundit . Si su vjen turp o qelbesira qe vazhdoni akoma

  14. ceni says:

    Ti ke shume te drejte dhe njerezit e besojne se ke krijuar vete bisnesin tend …po bashkeshorti akuzohet se nuk ka deklaruar 2 milion euro , ne rregull dhe per keto duhej te paguante takse ne shtet…qe nuk e ka bere, atehere do denohet ai nqtse i ka ne emrin e tij dhe te dy bashke nqtse i keni me dy emra…si eshte denimi? Jo me pushkatim jo ! Por sic e ka ligji, ashtu si u denua edhe Al Kapone nje here e nje kohe.Shkeljet dhe mashtrimet qe keni bere nuk ja u fakton dot njeri, por mqnse nuk keni deklaruar fitimin atehere jeni borxhli ne shtet per fshehjen dhe mos kallzimin sipas ligjit.Eshte shume e thjeshte o goca e zgjuar dhe guximtare e babit komunist e babit ambasador!

  15. Daja says:

    Sa mbreselenese !!! Z. Traja ka rekomanduar per jurist te zotin ne gjithe Tiranen z. Gjoni !!!! HALLALL! I Ka rene PIKES.

    1. shaqo says:

      Traja i Saliut e ka cuar tek Gjini i plepave te Saliut, ishte shume i zoti ai atehere.

  16. zana says:

    po dashnorin gjerman moj pse nuk e permende

  17. Devolliu says:

    Q E L B Ë S I R A T.

  18. andi says:

    Mira po behesh 50 vjec dhe nuk i le bythelepirejt e servilizmat. nuk te vjen nje cike zor nga vetja ty? ti je krijesa me e shpifur qe mban kjo toke dhe femra me shpirt zeze qe kam njohur. hik moj gjeni kliente shoqeve te tua se per ate je e mire, se te te thuash gazetare ty eshte turp per gazetaret e vertete . me vjen te vjell sa here te shof

  19. hë për hë.... says:

    Babai i kesaj bibe qe ne fakt duket krejtesisht adoleshente nga menyra e formimit por edhe llastice, eshte Shpetim Caushi, ish sekretari i komitetit qendror te rinise dhe antar i komitetit qendror te partise. Shkurt figura numer dy e rinise ne ate kohe pasi udhehoqi punimet ne hekurushen elbasan-pogradec ne frontin e vullnetareve te rinise. pastaj u perfshi ne dipllomaci si njeri krejtesisht i besuar i familje s hoxha ne vendet skandinave, ne gjermani kur u lidhen mardheniet ende pa rene komunizmin. berisha e caktoi pas viteve 90 si ambasador ne beograd si njeriun me te besuar te tij. Kjo “bisnesmene” duket krejtesisht ne ajer dhe me çudit fakti se si mund qe te krijoje dhe te drejtoje ate perandori kozmetike. Dhe aq me teper qe te jete e e sukseshme. Nuk i dha pergjigje pyetjes ne se ishin familje e majte, por bashkshortes se xhinit xhonit nuk i interson kjo pasi babai i saj dikur nje hiç ka ditur dhe di akoma se si te bej bythlepirjen ideale e tu sherbej zoterinjve pavarsisht nga emrat qe kane ata. Dhe kete e ka bere dhe ben pa asnje problem. Mjafton qe te perfitoje dhe qe vajza e tij ti çoj pasurite la e me la ku ne buxhetin e saj familjar kontribuon me teper gjyqtari xhin xhoni i cili sjell aty shuma te medha qe merr nga gjobat qe u ve hallexhinjve ne dyert e gjykates.

  20. Besmir Zogo says:

    Qershia mbi torte ishte “zemra e Akilit”…. Thembra moj Mira, thembraaaaaaa……

    1. ganiu says:

      Normalisht nuk duhej të thuhej “thembra e Akilit” por “bolja e Akilit “, për edukatë e ndërruan dhe e bën thembër.
      ?

    2. rajub says:

      Kate moment doja te Baja Edie une ,ky eshte niveli I kesaj gazetaruceje qe ngaterron thembren me zemren hahaha….

  21. Konsulli says:

    Kete bibe e njof mire sepse kam qene ne ambasaden si konsull ashtu sic e njof mire edhe shpetim caushin, kjo bibe u martua me gjermanin bavarez me nje diference moshe rreth 40 vjec, ish i njohuri i ambasades sone dhe kjo bibe i hyri me zor ne shtepi dhe filloi bashkejetesen me te, gjermani u mashtrua nga kjo dhe investoi miliona ne shqiperi investim qe kjo ia morri ia vodhi ia grabiti dhe e perzuni gjemanin e shkrete dhe gjyqin e fitoi si pasoje e ndihmes se gjin gjonit, bibe mbylle gojen sepse njihemi mire bashke dhe ti e di mire se cfare i bere gjermanit te shkrete, je ordinere e ndyre

  22. sala says:

    Cuditerisht berisha qe eshte idjathte,nuk e ka goditur asnjehere me tatimore,ndonese kjo Elona ,nje familje super e majte,por cudia qendron se te majtet,po e godasin te “korruptuaren “.Ajo po mban mbiemrin e saj dhe jo te Gjinit,se e di sh. mire sa te rende e ka gjoben gjin -gjini,dhe vettingu po troket….nje te ndare(divorc i rreme) ,shpetojme leket!!!!!

    1. anticensurë 25642654 says:

      sale,e ka dhe kjo kuptimin e saj lali!!
      mësuese adelina,mami i elonës si e thotë dhe vetë ajo,ka qënë mësuese e anglishtes!!
      e ke parasysh kur flet sala anglisht??
      ka qënë mami i lonës ajo që i ka dhënë mësim!!jo në shkollë por kur filloi të drejtonte PDnë!!pavarsisht se sala nuk mësoi e nuk mësoi,jo vetëm theksin,prapë ai ia di për nder mamit të lonës!!

  23. A.C. says:

    … bajgë kjo, bajgë dhe ai “diplomati” karierës… diplomat është Gjin Gjoni që luan në tel si xhongleri Ali Xhixha….

  24. Ani says:

    Ha ha ha, kristaq traja me rekomandoi jurist in e shkelqyer gjin gjoni? O sa kam qeshur, kjo ishte e forte fare!

    O zot cfare njorante qenka e gjora. Te biresuar e ka caushi kete?

  25. Ani says:

    Kjo duhet the behet personazh antene; qenka fantastike!

    1. Korçari says:

      Kjo qenka SHTRIGË

  26. Kjo ska turp qe mohon origjinen e babes vet qe eshte puro tironc 24karat si i thon tironcit djali Ismail çaushit ish kandidat i komitetit qendrore, po do i ngjaj gjyshit qe mohoi njerzit e vet se gjoja ishin ne disnivel dhe kjo ajo mut rrace oshte

  27. Horri i parkut says:

    Elona ka qene derr gopi dhe nuk qenka prish fort. Qe eshte tralala nga mendja kete e dinte gjithe parku Rinia. Nuk besoj se ka kapacitet Elona te manaxhoje kaq shume para. Fakti qe fle me Gjin Gjonin ja ul edhe me teper masen e inteligjences, por sic thote edhe vete ajo ben sic i thote truri. Por ja vlen te kalosh pak kohe me te, eshte seksi dhe rehat nga mendja.

  28. Liri T says:

    hahaha sikur kjo historjania te na jepte cdo dite ndonje interview se s’do kishim nevoje per gaztor!

  29. Lul Basha says:

    Nga gripi i ashashi me polic Njaziun e Sarandës sa miliona mori Gjini di gje kjo putana?

  30. tani says:

    Ky eshte rezultati brilant kur nje tyryfycke si kazhani interviston nje torollake qe kujton se eshte baroneshe e burboneve si kjo tjetra. Tani kuptohet se si e ka gjetur zhin zhoni kete. Kombinim shperthyes ne madheshtine e vet idioteske.

  31. fieraku NGA ferrasi says:

    Gjermanit mire ja ka bere
    Se eshte vajze komunisti .
    Paska mbaruar edhe histori me korrespondence.

  32. Konsulli says:

    kjo bibe e neveritshme permend nje formulim juridik ai formulimi juridik ka te beje me vjedhjen juridike dhe shpronsimin juridik te ish bashkshortit gjerman te cilin kjo bashke me gjin gjonin e shpronsuan e grabiten dhe e perzuan nga shqiperia. Kjo ishte edhe baza e venjes se kurores me Gjin Gjonin. Te njof mire bibe sepse te kam pasur ne ambasade, ishte turpi me i madh kur babai i jot i degjeneruari shpetim caushi te vinte per vizite ne bavari ne shtepine e ish shokut te tij kur ti bashkejetoje me gjermanin qe kishte te njejten moshe sa babai i jote, pasuria jote mban eren e mashtrimit kurverillukut pabesine ..

  33. ali gjyshi says:

    z. elona ska rendesi cfar thua e kush je, kryesorja eshte qe je gruaja e gjin gjonit. ky eshte dhe personaliteti jot. pra shkurt s’ka pse del ti me keto shpjegime. ti je gruaja e gjinit nje nga te mallkuarit e medhenj te mender gjyqesorit tone.

  34. Indrit says:

    Aeroporti i Rinasit dhe bordi i tyre duhet te shkojne ne gjygj e ne burg qe e mbajne biznesin e Gjinit dhe Elones ne aeroport pa license. Eshte i vetmi biznes ne aeroport dhe ne shqiperi qe operon pa license dhe me vendim gjygji per vazhdim aktiviteti pa fund. Shikojeni njehere ate CEO-n e aeroportit , Kastron se si operon ne aeroport sipas qefit dhe pa asnje pergjegjesi ndaj tatimeve dhe shtetit shqiptar. Rama me Ahmetaj bejne mire te fillojne nje kontroll te imet qe t’i tregojne edhe Merkelit se edhe gjermanet e kenaqen manaxhimin e aeroportit me ryshfete dhe biznese monopole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje