Emiljano Shullazi shtrohet me urgjencë në spital, godina ku po ekzaminohet rrethohet nga policia

16 Shkurt 2017, 10:01Kronika TEMA

Emiljano Shullazi ne gjendje jo te mire shendetesore është shtruar me urgjencë në  spital per te bere ekzaminimet e mundshme. Ai është  dërguar në  orët e para të mëngjesit në Spitalin Amerikan 2 në rrugën e Dibrës.

Forca të shumta policie e kanë shoqëruar “të  fortin” e Tiranës nga burgu deri në urgjencën e spitalit.

Edhe aty ai po mbahet nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë arratisjeje të mundshme. Godina e spitalit eshte aktualisht e rrethuar nga forca te shumta policie.

Furgonat e policisë kanë blinduar godinën e Spitalit Amerikan 2 pranë rrugës së Dibrës. Furgona policie qëndrojnë në të gjitha hyrjet e spitalit, ku po qëndron Emiliano Shullazi.

Edhe në brendësi ka një numër të konsiderueshëm efektivësh, bëjnë me dije burime. Nuk dihet përse është sjellë me urgjencë në spital, i forti i Tiranës.

Pak ditë më parë u tha se Shullazi do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Prej disa muajsh ai po qëndron në paraburgim, i akuzuar për gjobëvënie dhe kanosje të një biznesmeni.

1 komente në “Emiljano Shullazi shtrohet me urgjencë në spital, godina ku po ekzaminohet rrethohet nga policia”

  1. Xhemi says:

    A sa mire, paguhen gjithe ato police me paret e popullit, qe ska buke te haje, per te ruajtur nje kriminel. Paska nevoje per kurim? Akoma nuk ka vdekur? Ai i Lavdishmi i vinte hakut ketyre mostrave, i varte ne mes te pazarit, jo t’harxhonte paret e popullit per kriminelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje