Shkëlzen Maliqi: Nuk ka komb kosovar

17 Tetor 2016, 08:41Blog TEMA

Publicisti dhe kritiku Shkëlzen Maliqi thotë se nuk ka komb kosovar, por vetëm shtetësi kosovare.

Maliqi ka polemizuar me Halil Matoshin dhe Nexhmedin Spahiun, të cilët njihen si promovuesit kryesorë të kombit kosovar. Ai thotë se në gjuhën shqipe “nocioni kombi shqiptar, nënkupton terësinë e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptar”. Sipas Maliqit, Matoshi, Spahiu, por edhe Fatos Lubonja, e injorojnë këtë fakt.

Maliqi shton se është e pamundur t’i kërkosh një shqiptari të maqedonisë, që të bëhet pjesëtar i kombit maqedonas, ose një shqiptari të Luginës së Preshevës të bëhet serb.

“Nuk ka komb kosovar, pos si pretendim i atyre që e ngatërrojnë konceptin e kombit me atë të shtetësisë. Ka vetëm shtetësi kosovare që, ndër të tjera, është një ndër nënidentitetet (në një trevë shqiptare) e të qenit shqiptar me kombësi”, deklaron Maliqi.

Ja çfarë shkruan Maliqi:

Zbuluesit dhe promovuesit e ‘kombit kosovar’ nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve ‘nation’ dhe ‘nationality’, me gjithe reduktimin e koncepteve percjellese te ketyre dy fjaleve. Ne gjuhen shqipe fjala komb ka disa kuptime, ky ngaterresa e dy prej tyre eshte burim i “sherrit”.

Fjalori i gjuhes shqipe veçon si paresor kuptimin qe mbi nje shekull nenkupton bashkesine e gjuhes dhe etnise te nje populli – nuk po e citoj ne detaje – qe jo domosdoshmerisht jeton ne nje shtet. Ne gjithe letrat shqipe, me ndonje perjashtim te vogel, kur perdoret nocioni kombi shqiptar, nenkuptohet teresia e atyre qe ndihen dhe deklarohen si shqiptar.

Nderkaq, kuptimi i dyte i fjales komb ne perdorimin e tij ne shqip, dhe jo vetem ne shqip, klasifikohet si special dhe me i ngushte, i aplikueshem ne disa fusha, duke iu referuar shtetit dhe shtetesise. Vetem se ne kete kuptimin me te ngushte, emertohen entitete me te gjera si : ‘Kombet e bashkuara’, ‘kombi amerikan’, ‘kombi britanik’ etj.

Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Fatos Lubonja e disa te tjere e injorojne kuptimin e pare shume me te perhapur jo vetem ne gjuhen shqipe por edhe gjithandej globit, per te konkluduar se shteti eshte parakusht dhe berthama e kombit, andaj me krijimin e shtetit te Kosoves, pos kombit shqiptar, qe rrudhet ne emertim te shtetasve te Shqiperise, duhet te konstruktohet dhe njihet edhe kombi kosovar, ku pos shqiptareve etnik, duhet te perfshihen edhe serbet dhe minoritetet tjera.

Ne nje polemike qe para disa vitesh e kam pasur me Fatos Lubonjen, ky insistonte se vetem shtetasit e Shqiperise perbejne kombin shqiptar, kurse ata jashte Shqiperise, varesisht se ne cilin shtet jetojne dhe çfare pasaporte kane, duhet te quhen pjesetar te kombit kosovar, ose te kombit maqedon, malazez, serb etj.

Ti thuash ne gjuhen shqipe shqiptarit ne Maqedoni se luajaliteti i tij ndaj shtetit maqedonas e ben ate pjesetar te kombit maqedonas eshte sikur tia hedhish rryfene ne koke, sepse nenidentiteti kyç per te eshte refuzimi i kombesise maqedone, dhe kjo vlene edhe per ata te Lugines qe do te behen me kombesi serbe, ose Ulqinakeve me kombesi malazeze.

Edhe serbet e Kosoves mund ta pranojne shtetesine por jo edhe kombesine kosovare.

Tek dhunuesit e gjuhes dhe kuptimeve te shumfishta te fjaleve, qe jane komplekse si edhe vete realiteti, shtetesia dhe luajaliteti ndaj shtetit ngaterrohen me perkatesine etnike dhe kombetare.

Nuk ka komb kosovar, pos si pretendim i atyre qe e ngaterojne konceptin e kombit me ate te shtetesise. Ka vetem shtetesi kosovare qe, nder te tjera, eshte nje nder nenidentitet (ne nje treve shqiptare) e te qenit shqiptar me kombesi.

Edhe ne literaturen perendimore theksohet ajo qe eshte ide pikenisje e ngaterresave tona me ‘nation’ dhe ‘nationality’ nuk eshte me perhapje univerzale, perkundrazi ne shume shtete te lindjes, sidomos per etnite dhe kombet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ne Ballkan, me i pershtatshem dhe me i perhapur eshte koncepti dhe emertimi si ai qe e kemi ne gjuhen shqipe.

Togfjaleshi ‘kombi shqiptar’ eshte emertim permbledhes per te gjithe ata qe ndihen dhe deklarohen si shqiptare, dhe kjo vlen edhe per kombin rus, polak, çek, kroat etj.etj. Madje ky nocion ka perdorim legjitim nderkombetar edhe per kombet pa shtet, p.sh. per kombin kurd ose ate palestinez, qe ne anglisht quhen ‘kurdish and palestinian nation’.

E bera kete shenim relativisht te thukte per te nxjerr perfundimin se nuk ka asnje kontradikte e as konfliktualitet brenda identitetit kompleks shqiptar qe ma mundeson te jam me shtetesi kosovar, bile edhe te jam krenar per kete, dhe te ndihem me kombesi, pa ekuivoke – shqiptar. Kjo do te thote se Halili dhe Nexhi nuk mund te jane me kosovar se une, e as Tosi – me shqiptar se une.

11 komente në “Shkëlzen Maliqi: Nuk ka komb kosovar”

  1. Tironci. says:

    Isa Boletini, nuk luftoi per kombin kosovar, por per gjithe trevat e Shqiperise, per nje Shqiperi te vetme. Po ku marrin vesh andadollaket, rrace bq ngelen tere jeten, s’guxojne dot te shohin matane hundes. pffff.

    1. Edkari says:

      Isa Bolja
      te ishte perpjekur per Kosoven do kishte bere punen me te mire
      se dhe Flamurin me 28 nentor 1912 ne Vlore e ngriten pa Isen,nuk
      e priten te vinte ashtu si ishte llafi.
      nejse vari lesht,te shkuara te harruara po kete te sotmin une se marr
      vesh se cfare do te thote:nuk ka komb kosovar….vertete se marr vesh.
      …………………………………………………………………………………………………………….
      intelektualet kosovare nuk duhet ne asnje menyre te lejojne politiken
      kosovare te kete kallauz politiken shqiptare se gjithmone koha e ka treguar se
      te majtet shqiptare ja kane ngulur thiken mbas shpine popullit koqevar.
      KOSOVA eshte shteti me i ri ne Europe dhe duhet te mbeshtetet ne
      Flamurin e saj,kombin e saj,Kushtetuten e saj dhe traditen e saj por te gjitha
      keto duke mos harruar komunistet shqiptar qe si partizan shkuan ne Kosove dhe
      ç’armatosen partizanet kosovar,te mos harrojne si Rankoviçin serb ashtu dhe Rankoviçet shqiptar
      ,te mos harrojne Masakren e Tivarit ku gjakderdhja filloj ne Kukes e mbaroj ne Tivar,
      te mos harroj torturimin qe ju behej kosovareve qe vinin ne Shqiperi e torturoheshin e
      ktheheshin duar e kembe lidhur.
      E majta shqiptare asnje here nuk e ka dashtur Kosoven dhe gjithnje e ka luftuar
      prandaj Shkelzen Maliqet jane me shumice ne Kosove dhe Kosova ka dy armiq
      te medhenj dhe jane Shkelzen Maliqet dhe e majta shqiptare ku ne sy bie nje fare Majko.

  2. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Konceptet e Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit, Fatos Lubonjës dhe të tjerëve që kanë mendësitë e tyre, për kombin e kombësinë, janë regresive, reaksionare në kuptimin shumëplanësh dhe, “pastërtisht” kundërkombëtare dhe kundërshqiptare në rrafshin ekzistencial të qenies sonë. Dy të parët po i pyes: Si do të konsiderohen serbët, malazestë, kroatët, turqit e të tjerë grupe etnokulturore, që banojnë në Kosovë? E njëjta pyetje vlen edhe për të tretin lidhur me grupin etnokulturor grek etj., në Shqipëri? Për të tre vlen pyetja: si do konsiderohen shqiptarët në trojet e tyre në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi, por dhe kudo në vendet e tjera?
    Konceptet e “zotërinjve” bien ndesh me parimet e të drejtat, me dokumentet kombëtare e ndërkombëtare; ato janë në ujdi e përputhen me idetë raciste, shoveniste dhe fashiste, të tjetërsimit, konvertimit, asimilimit, asgjësimit dhe shkombëtarizimit të popujve. Elementë të tillë janë shumë të dëmshëm, për kombin tonë sidomos, që është i copëtuar në gjashtë shtete, si troje etnike dhe si popullsi shqiptare. Ata, dihet se në cilët grazhde ushqehen, në cilat “lëndina” kullosin, nga nxiten e ku mbështeten, prandaj bën të mos nënvleftësohen, por të demaskohen e t`u ngushtohen hapësirat, me qëllim që pasojat të jenë sa më minimale.

  3. Relax says:

    Serbet ne ,Republika Srpska,deklarohen kategorikisht serb,keshtu ndodh me serbet ne Kosove,ne Kroaci,ne Mal te Zi,ne Maqedoni e gjetiu.Keshtu qendron me te gjitha kombet tjera,jo rastesisht mora shembull serbet sepse qeniet biologjike siq jane Matoshi,Spahiu,Mile Krasniqi,Lubonja,Enver Hoxhaj,…sa te permendesh ,serbet, u mbushet koka.

  4. Aso says:

    Po zoti Shkelzen, ke te drejte. Kombi karakterizohet nga: kultura, gjuha dhe historia. Rrjedhimisht, njerezit qe kane gjuhe te njejte, kulture te njejte dhe historia te njejte, jane te nje kombi.
    Kurse shteti percaktohet nga teritori dhe Politika.
    Teritori percakton Shtetin Jo kombin. Rrjedhimisht, shqiptaret pavarsisht se ku jetojne formojne kombin shqiptar dhe jane pjese e tij. Rrjedhimisht, kosovaret jane me kombesi shqiptare dhe shtetesi kosovare.

    1. Aleksander says:

      Sigurisht,ata qe nuk duan te jene pjese e ketij kombi,dhe paskan kaq komplekse me veten, nuk kemi pse ti mbajme me zor. Territoret natyrisht jane te atyre qe i banojne ,ndersa renegatet le ta zgjedhin vete persheshin qe duan te hanè.

  5. Bato says:

    nje pjese e atyre qe peomovojne kombesine kosovare, jane injorante, nje pjese agjent antishqiptare, dhe i fundit, eshte i perzier me vlleh me duket, bukshkale

  6. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Konceptet e Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit, Fatos Lubonjës dhe të tjerëve që kanë mendësitë e tyre, për kombin dhe kombësinë, janë regressive, reaksionare në kuptimin shumëplanësh dhe, “pastërtisht” kundërkombëtare e kundërshqiptare në rrafshin ekzistencial të qenies sonë. Dy të parët po i pyes: Si do të konsiderohen serbët, malazeztë, kroatët, turqit e të tjerë grupe etnokulturore që banojnë në Kosovë? E njëjta pyetje vlen edhe për të tretin lidhur me grupin etnokulturor grek, e të tjerë në Shqipëri? Për të tre vlen pyetja: Si do të konsiderohen shqiptarët në trojet e tyre etnike në në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, Në Greqi, por edhe kudogjenden në vendet e tjera?
    Konceptet e “zotërinjve” bien ndesh me parimet dhe të drejtat, me dokumentet kombëtare e ndërkombëtare; ato janë në ujdi dhe përputhen me idetë raciste, shoveniste dhe fashiste, të tjetërsimit, konvertimit, asimilimit, asgjësimit dhe shkombëtarizimit të popujve. Elementë të tillë janë shumë të dëmshëm, për kombin tonë sidomos, që është I copëtuar në gjashtë shtete si troje etnike dhe si popullsi shqiptare. Ata, dihet se në cilët grazhde ushqehen, në cilat “lëndina” kullosin, nga nxiten e ku mbështeten, prandaj bën të mos nënvleftësohen, port ë demaskohen e t`u ngushtohen hapësirat, me qëllim që pasojat të jenë sa më minimale.

  7. CNN says:

    Po komb amerikan a ka or ti?

  8. CNN says:

    Po komb amerikan a ka or ti?
    Apo ne kete rast nuk i referoheni Evropes dhe integrimit, drejtesise nderkombetare, universale etj

  9. Semanjaku says:

    Edi qe e meriton shtesen se ashtu eshte bene politike percarese dhe ne dobi te serbeve,,nocioni kombesi dhe shtetesi eshte percaktuar para se ky ed KARI te ngjizej. Gjuha,,zakonet,,kultura,,tradita etj percaktojne kombin ,,,kufijet ndajne shtetet. Nje vorio epiriot ne shqiperi mbane shtetesin shqiptare dhe kombesin greke,,kurse nje kosovar para 20 vjetesh mbante nenshtetesin serbe dhe kombesin shqiptare,,nuk munde te kete disa kombesi Shqiptare,,por mund te kete Shqiptar me shtetsi sipas ndarjes se kufijeve qe i kane lene jashte trojeve vte tyre fuqit e medha sipas interesava te tyre. Mendimet e ed KARIT te Lubonjes dhe te ndonje tjetri jane anti kombetare,,percarese dhi i sherbejne armiqve te te gjithe Shqiptareve kudo qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje