Lulzim Basha merr në mbrojtje Blushin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha  ka reaguar në lidhje me udhëzimin e lëshuar së fundmi për partitë e reja që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet e lira.

Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.

Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.

Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin. Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me çdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, shkruan Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Lulzim Basha merr në mbrojtje Blushin”

  1. dash says:

    Aleance e re ne horizont….(aleance kazanesh)

  2. Miri says:

    Ik o lul se le nam.Behu me serioz.Po ja kalon dhe babait tend shpirteror

  3. Kujtimi says:

    Ky plera vetem MASHTRON MASHTRON MASHTRON si do vish ne pushtet me SALI QENIN NOKE GOMARI ME RISTAN VOTKA e shum plera si keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *