Majlinda Bregu: Akuzat ndaj Donald Lu dhe Vlahutin? Janë thjesht filma me diversantë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka folur ditën e sotme te “Zëri i Amerikës” në lidhje me akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në proceset e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj.

Sa për akuzat, ajo thotë se nuk u beson historive me diversantë që i duan të keqen Shqipërisë.

“Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi.

Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre.

I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin.

Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”, tha Bregu.

Sa i përket protestës së 18 shkurtit, Bregu shpreson që ajo të mos mbyllet me aq dhe qytetarët të ngrenë kauza më të mira se vetë opozita.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Majlinda Bregu: Akuzat ndaj Donald Lu dhe Vlahutin? Janë thjesht filma me diversantë…”

  1. Ketu te jap te drejte Majlina Bregu, Ne Qytetaret e Shqiperise do ngrihemi ne 18 Shkurt per te nxjerre Partine “Demokratike” si Parti Te paligjshme. Partia “Demokratike” eshte nje Parti Fashiste, Kriminele, Parti Kusaresh. E keni pasur Pushtetin per 26 vjet, Salih Qeni, e cfar beri? I dha Pronat Josefines, Bujar Nishanit, Argites, qe vodhi pronat tona, Shkelzeni qe ka pasuri perrallore e shkon me gjithe dashnoren cdo jave me pushime pa punuar asnje dite, Partia E Lulit qe vodhi ne Rrugen e Kombit mbi 300 miljon Euro e nuk denjon te shkoj Prokurori…partia E prokurorit Llalla, Partia e faljes se Detit, Partia E Gerdecit, Partia e 21 Janarit, e shume e shume e shume bema te tjera qe ka kjo parti. PARTIA “DEMOKRATIKE” PARTI E JASHTELIGJSHME.

  2. vjola says:

    Majlinda shiko se ato historite me diversante nuk ishin …..ashtu mbytja kot , mos u kruani shume me diversante , shikoni tani keto 27 vjete c emer ju ka vendosur populli .

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero
    10 pike per foton e majlindes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *