Rama-Idrizi-Topi? 68-72 mandate

16 Shkurt 2017, 18:13Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë një interviste në media, kryeminstri Rama ka deklaruar se, “aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, e jo thjesht një mazhorancë numrash – dhe reformat e jo numrat, janë arsyet e koalicionit me Metën”. Sipas tij, kjo aleancë ka objektiva strategjike, që kanë të bëjnë me 20 vitet e ardhshme, e jo vetëm me 4 vitet e ardhshëm. Ndërkohë, në media kanë qarkulluar informacione të pakonfirmuara zyrtarisht, se në kryesinë e PS-së janë diskutuar edhe numrat e mandateve, kur Meta deklaroi publikisht që, nëse PS-ja siguron 71 mandate ,vetëm me aleatët e saj të vegjël, LSI-ja është e gatshme të dalë në opozitë.

Gjithashtu, në media është raportuar se Rama u ka kërkuar të deleguarve të kryesisë së PS-së në qarqe, q të synojnë me patjetër të arrijnë votat e 2013-ës. Dhe, në një situatë tensionesh mes dy aleatëve të mëdhenj të koalicionit aktual mazhoritar, vlen të bëhet një analizë e numrave, para se të zyrtarizohen në prill koalicionet për zgjedhjet e qershorit.

Përsëritja identike e rezultateve të 2013-ës, për partitë aktuale, në secilin nga 12 qarqet, do të ishte një ngjarje me probabilitet shumë të vogël. Por, në qoftë se kjo gjë ndodh, dhe LSI-ja garon më vete në zgjedhjet e qershorit, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të merrte 72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., do të merrte 57 mandate, dhe LSI-ja do të merrte 11 mandate (shihni detajet e llogaritjeve në Tabelën 1)

Por llogaritjet e mandateve në Tabelën 1, mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikisht, nëse ndodh një shmangie fare e vogël e rezultateve, qoftë edhe në vetëm 2 qarqe të vetme. Në këtë rast, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të zbriste në nivelin e 70 mandateve. Në fakt, nga një sondazh kombëtar që zhvillova në fillim të shkurtit (shihni Grafikun 1), rezultonte se koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj.,(në qoftë se LSI garon më vete) do të merrte, sot, 48% të votave në rang kombëtar (marzhi gabimit statistikor plus/minus 3.2%).

Për krahasim, partitë që janë tani në koalicionin PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., (pa LSInë) kanë marrë 51% votave në zgjedhjet e 2013-ës, (rrjedhja e votave shkon kryesisht drejt LIBRA-s, që figuron në sondazh me mbi 2% të votave në rang kombëtar).

Grafiku 1.

Rrjedhjen aktuale të votave të majta drejt LIBRA-s, e ilustron edhe Grafiku 2, ku pasqyrohet ndryshimi i numrit të votave, nga zgjedhjet e 2009-ës deri më sot (numri i votave të sotme është vlerësuar në bazë të sondazhit të sipërcituar). Gjithashtu, ky grafik ilustron rrjedhjen e votave të djathta drejt LSI-së në zgjedhjet e 2013-ës.

Grafiku 2.

Formula e llogaritjes së mandateve dhe ndarja e territorit në 12 zona elektorale, e bëjnë përcaktimin e totalit të mandateve shumë tekanjoz. Një koalicion mund të sigurojë 71 mandate, edhe me vetëm 47% të votave në rang vendi – siç qe rasti i koalicionit të Berishës më 2009-ën, kur për një grusht votash në Fier, mund të kishte siguruar mandatin e 71-të. Nga ana tjetër, një koalicion mund të përfundojë me vetëm 70 mandate, edhe po të ketë marrë 51% të votave në rang vendi.

Gjithçka varet nga mënyra sesi shpërndahen votat e koalicionit, në 12 qarqet e Shqipërisë. Sidoqoftë, bazuar në rezultatet e sondazhit të mësipërm, kam bërë një llogaritje të përafërt të mandateve (ku merret parasysh marzhi i gabimit statistikor të sondazhit).

Për të bërë këtë llogaritje, kam hamendësuar një shpërndarje proporcionale të votave kombëtare, në 12 qarqet e Shqipërisë, bazuar në historikun e votimit në to. Nga kjo shpërndarje, rezulton që, nëse zhvillohen zgjedhjet SOT dhe LSI-ja garon më vete, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., merr 68-72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., merr 54-57 mandate, LSI-ja merr 11-13 mandate, dhe LIBRA 0-1 mandat (shihni Tabelën 2).

Tabela 2. Mandatet sipas sondazhit, nëse zhvillohen zgjedhjet sot dhe LSI-ja garon më vete

Llogaritjet e mësipërme tregojnë se, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., nuk e ka të sigurt bastin e arritjes ose të tejkalimit të numrit magjik të 71 mandateve, nëse do të përballej, sot, me dy koalicione – gjegjësisht atë të PD-së dhe atë të LSI-së. Në fëmijëri, këtë lloj basti, e quanim “bast, kokë a pilë”.

Ndërsa, në qoftë se PS-ja futet në zgjedhje bashkë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera të vogla, avantazhi ndaj opozitës është aq i madh, saqë kjo e fundit do ta kishte praktikisht të pamundur përmbysjen e tij. Me fjalë të tjera, në këtë rast, basti do të quhej “bast i sigurt, kokë”.

9 komente në “Rama-Idrizi-Topi? 68-72 mandate”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte shume shpejt per parashikime,profesionistet e motit,deri ne tre dite japin garanci !
    Duke u bazuar mbi historikun,e djathta nuk ka me shume se 35% te votave ne rang vendi,duke u bazuar mbi koruptimin e tradhetine e te majtes,ajo ka erdhur ne pushtet.

    1. adri says:

      PS ja do te beje fitoren e shkullit ne se do te leje ne opozite ateLSI ne e felliqur te Ilir Mete hajdutit.
      Nese ka parti qe ka mbledhur gjithe kriminelet ne Shqiperi pas PD se eshte LSI ja.

    2. adi says:

      O shoku kalemxhi
      Rilindja pa bere gjithe keto mrekulli per shqiptaret mori 64 deputete.
      Tani qe gjithe shqiptaret I preken me dore mrekullite e rilindjes,prape 64 deputete do mari????
      Do shohim gallate ne ne qershor sa do kenaqemi. Prisni se nuk keni pare asgje akoma.

  2. skraparlli jo si meta says:

    o zalo, mos u lodh kot. eshte bast i sigurte qe koalicioni rama-idrizi-topi (pa meten) merr mbi 71 mandate

    1. fieraku4u says:

      SHUME DAKORT ME TY. ALEANCA PS+PDIU+FRD I MARRIN MBI 71 DEPUTET. POR PROBLEMI QENDRON TEK CAMET, NUK I KE SHUME BES ATYREVE. TE LENE NE MES TE RRUGES. JAN MERCENARE, DHE NUK LUFTOJN PER IDEALE.

      PER MENDIMIN TIM RAMA DHE PS MERR 68-69 DEPUTET. TOPI MERR 1 OSE 2. CAMET MARRIN 3-4 DEPUTET.

  3. Gregor Lato says:

    Gradualisht Zaloshnja me hesapet e veta filloi te ule PS dhe te ngreje PD nepermjet LSI, filloje te anoje gradualisht ne favor te LSI. Epo, nga Zaloshnja e Skraparit, megjithese rritur ne tjeter qytet.

  4. adri says:

    Gjithsesi nga perllogaritjetme duket se i keni dhene shume LSI se . LSI ja nuk merr as kater deputete kete radhe.

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    Po deshet nji Shqiperi qe te lindi dhe te rrise femijet tane ,qe te mos largohen nga vendi duke u shperndare neper bote ,DUHET TE VOTOJME VETEM NJI PARTI !
    Po deshet nji vend me shtet te fuqishem ,me punesim,me nji mbrojtje te fuqishme,me vende pune te shumta ku te mos kete manaxhere LSI-je per te na punesuar,DUHET TE VOTOJME VETEM NJI PARTI !
    Po deshet qe te rregullohet cdo gje ne Shqiperi pa pengesen e UDB asheve dhe te ndjehemi krenare DUHET TE VOTOJME MBI 70% Partine Socialiste !
    Vetem me PS-ne ,nuk do te kemi ankthe per mbarevajtjen e votimit te ligjeve dhe pastrimin e vendit nga bajgat qe na kane ndyre keto 26 vjete !
    Kjo eshte ne te miren e femijeve tane,te kombit tone dhe mbare shqiptarise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje