Trudeau: Kanadaja dhe BE-ja të udhëheqin ekonominë botërore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau e distancoi vendin e tij nga politike proteksioniste e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe dhe u shpreh se bota do të përfitojë nga një Bashkim Evropian i fortë.

Ai shtoi se marrëveshja e tregtisë së lirë është shumë pozitive për ekonominë e vendit të tij, por edhe unionit, ndërsa theksoi se si Kanadaja ashtu edhe BE-ja duhet që të udhëheqin ekonominë botërore.

“Ju jeni një lojtar vital për t’u marrë me sfidat që ne si komunitet ndërkombëtar përballemi kolektivisht. Me të vërtetë që e gjithë bota përfiton nga një BE e fortë. Ne e dimë se në të tilla kohë ne duhet të udhëheqim ekonominë globale, jo të bëhemi thjesht subjekte të tekave të saj”, deklaroi Trudeau.

Ai shtoi se Kanadaja e di që një zë evropian në arenën ndërkombëtare është thelbësor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Trudeau: Kanadaja dhe BE-ja të udhëheqin ekonominë botërore”

  1. albaniafirst says:

    Ky eshte nje koqe gamari qe se ka shokun. Mos u merrni me te se eshte humbje kohe. Te marresh mend nga ky trapi eshte njesoj sikur te marresh leksione filozofie nga nje analfabet.

    1. Kanada says:

      Albania First my ass. Me injorante qe ju del zeri para se truri ta bluaje ate qe duhet te thote Albania do jete first por nga fundi.
      Kjo thjesht per te thene…qe ti as e ke idene se kush eshte Trudeau, cfare background familiar dhe cfare mbeshtetje popullore kishte kur u zgjodh kryeminister. Por ti nuk mund te kuptosh se cdo te thote Kanada po te mos kesh jetuar dhe ta kesh shijuar kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *