Trump-i i shpall luftë të ashpër inteligjencës amerikane

16 Shkurt 2017, 17:30Bota TEMA

Përballja midis presidentit Donald Trump dhe inteligjencës amerikane vazhdon që të jetë e madhe.

Kreu i shtetit amerikan shkroi në profilin tij në Twitter se “Dritat tashmë janë ndezur te përgjegjësit e pashpirt të publikimit të lajmeve. Ata do të kapen. Rrjedhja e lajmeve, madje edhe atyre të klasifikuara janë një problem i madh në Washington prej vitesh. New Times dhe të tjerë duhet që të kërkojnë falje”.

Gazeta amerikane shkroi se gjatë fushatës presidenciale, stafi i ngushtë i Trump-it pati komunikim të vazhdueshëm me inteligjencën ruse.

Nga Moska, zëdhënësi i qeverisë ruse hodhi poshtë të tilla zëra, të pabazuar në fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje