Rrëfehet vajza e Azemit: Pse vendosa të kthehem në Shqipëri dhe te PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ngjalli jo pak kërshëri dhe kuriozitet kur me emër të përveçëm, Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi një vajzë të re, gjatë një takimi me strukturat e partisë. Pak e njihnin, por emri rëndonte shumë, vajza e Azem Hajdarit tashmë është pjesë aktive e Partisë Demokratike.

E kthyer nga SHBA pas shkollimit dhe formimit profesional, Rudina Hajdari e sheh veten sa në zyrat e selisë blu, aq edhe në takim me qytetarët. Nuk është aty vetëm si bija e “Heroit të Demokracisë”, kjo mbetet një plus, por ka diçka të veten përveç trashëgimisë, kultivimin në aspektin profesional.

Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa shprehet se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.

“Kam dëshirë të jem pjesë jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tim, por edhe si kompletim i jetës sime, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes” -shprehet Rudina per Mapo.

Modestia e ndjek gjithnjë nga pas dhe kjo mbetet një nga arsyet që nuk ka synuar kopertina revistash, apo ekrane televizive, për të puna është treguesi më i mirë, jo dukja dhe “shitja e vlerave” të stisura.

Në vitin 2009 punoi në administratën shtetërore në kohën kur qeveria ishte nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa tashmë kthehet kur numri një në partinë demokratike është Lulzim Basha.

Për të dy ka nga një vlerësim, kur njërin e konsideron lider të ri me vizion dhe tjetrin një figurë të rëndësishme historike, jo vetëm të PD-së, por të vendit.

“Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet por ofron zgjidhje” -gjykon Hajdari.

E pamësuar ende me konfliktualitetin politik, Rudina edhe si nënë e një vajze 15-muajshe, shprehet se shpesh instinkti e thërret të jetë pjesë aktive pranë partisë më të madhe opozitare.

“Është një emocion miks dhe më vjen mirë që po angazhohem në strukturat e Partisë Demokratike, pasi shoh të rinj të mirëshkolluar që mundohen të parashtrojnë vizionin e tyre në këtë forcë politike”.

Kontributi në parti ka shumë forma, por pyetjes nëse e sheh veten në listat e deputetëve në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 18 qershorit, Rudina i përgjigjet “politikisht korrekt”, duke treguar edhe kujdes në artikulim.

“Është ende herët të flitet për këtë, nuk do refuzoja asnjë gjë që populli do, dhe jam gati të mbaj çdo detyrë që do më ngarkojnë, pasi kontributi jepet në çdo pozicion që të jesh” -thotë ajo për Mapo.

Në zyrat e PD-së, që synon hapjen dhe tërheqjen e të rinjve të formuar profesionalisht, ngjan se ka vend për Rudinën, që në “CV-në” e saj ka ç’të shkruaj. Shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta e mbajtën për disa vite në SHBA, dhe vetëm në raste pushimesh shkeli sërish në Shqipëri.

“Largimi im drejt Amerikës shënohet në vitin 2002, asokohe vetëm 14 vjeç dhe nisa menjëherë shkollën. Sigurisht duke qenë larg familjes vështirësitë ishin të shumta, por shtysa për të marrë një formim shkollor dhe profesional, ishte e madhe. Pas përfundimit të shkollës së mesme nisa studimet e larta në degën e shkencave politike, zgjedhja e kësaj dege nuk ishte rastësi, pasi më interesonte dhe intrigonte pjesëmarrja në politikë” -tregon Hajdari. Një tjetër kthesë në jetën saj shënjohet në vitin 2009. Zë vend si punonjëse në Ministrinë e Jashtme.

“Më pas kam investuar në formimin profesional në studime Master në Universitetin e Kolumbias, duke mbrojtur punimin shkencor për të drejtat e njeriut. Gjatë kësaj periudhë shfaqa dëshirën për të ardhur në Shqipëri, pavarësisht se në Amerikë kam familjen dhe mundësinë e punësimit, por mendoj se kam arritur pjekurinë e duhur, plus PD ka ofruar mundësi për kontributin e të rinjve të shkolluar jashtë vendit. Është përpjekje për të modernizuar këtë forcë politike” -shton Rudina.

Në këtë rast nuk vlen vetëm bagazhi profesional, pasi mbart diçka më shumë duke qenë vajza e Azem Hajdarit.

“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë” -thotë Rudina.

Partia Demokratike tashmë nuk është si këtu e katër vite më parë kur Rudina u rikthye drejt SHBA-së, është forcë që la pushtetin dhe mëton të rikthehet sërish në krye të qeverisë. Për Rudinën secili në këtë forcë politike ka lënë diçka, për aq kohë sa anëtarësimi në NATO, apo liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë ndodhi në kohën kur vendi qeverisej nga e djathta.

“Me Berishën kemi një raport të afërt edhe familjar. Është lider historik brenda PD-së dhe mbetet pjesë e suksesit të saj” -shton Hajdari.

Ndërsa bën analizën e së tashmes, ka edhe një “sugjerim” për qeverisjen. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për përmirësim, është e domosdoshme që politika, veçanërisht pushteti, të dëgjojë qytetarët dhe duhet të jetë më pranë tyre, jo vetëm në rast fushatash.

“Qeveria nuk po arrin të depërtojë mirëfilltas në shpirtin e njerëzve. Nuk i kupton problemet e tyre dhe njerëzit janë të lodhur dhe zhgënjyer. Duhet rizgjim i vlerave, Shqipëria është mundësi, jo të ikin prej saj” -shprehet Hajdari.

Po afron edhe 18 shkurti, dita kur opozita ka ftuar qytetarët në një protestë në Tiranë.

“Mendoj se protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera, do e konsideroja bashkim ndërpopullor që qytetarët të shprehin hapur problematikën e tyre. Mendoj që do të jetë paqësore, konstruktive dhe masive” -komenton Hajdari.

Teksa ndahemi me të, nostalgjia për të shkuarën ia ndal vetishëm hapin.

“Këtë rrugë e kam bërë shpesh. Kur isha e vogël isha nxënëse në shkollën ‘Kosova’ dhe sapo mbaroja mësimin, rrugëtimi im nuk ishte drejt shtëpisë, por rendja te Kryesia e Kuvendit, ku ishte babi” -thotë ajo.

Deputeti demokrat Azem Hajdari, nismëtari kryesor i lëvizjes studentore kundër sistemit komunist mbeti i vrarë më 12 shtator 1998, fare pranë godinës së PD-së, ndërsa tashmë trashëgimtarja po ecën në gjurmët e të atit. (Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Rrëfehet vajza e Azemit: Pse vendosa të kthehem në Shqipëri dhe te PD”

  1. Neutrino says:

    Tani bej edhe doktoraturen per te drejtat e njeriut ne Shqiperi ne periudhen 1992-1997. Nje kontribut te vyer ka edhe edhe fashisti/cetniku Azem Hajdari

    1. majlinda says:

      kjo nuk do ta pranoj qe babane ja vrau saliu me bishat e tij, po te ishte Azemi gjalle nuk do ishte me berishen apo me partine e tij, kjo eshte e sigurte, kjo vjen ben filozofi boshe, dhe mburr bashen nje genjeshtar dhe mashtrues kalibri, futu ne politike se do ta shikosh se si do perfundosh !! as berisha e as basha nuk duan tja dine per ty dhe azemin qe ka ikur nga kjo bote, ti sic duket do futesh ne politiken e pd-se qe te mbrosh parate e pajustifikuar te nenes tende qe nuk e do reformen ne drejtesi, kjo eshte arsyeja e vetme, por ti dukesh nje fycke ,

  2. Mirush says:

    Beme baba te te ngjaj. Sindroma e Stokholmit.

  3. Heroina nr 2 per Pd says:

    Disa njerez sic eshte edhe rasti i kesaj vajze
    Duhet te pine te gjith Ujin e detit qe ta kuptojne
    Se eshte kripur Akoma se ke marre vesh se
    Babane ta ka vrare saliu yt legjendar
    Edhe ty per kete pune te duan qe te behesh
    Heroine si yt ate
    I tille eshte saliu te vret naten dhe te qan diten

  4. LORA says:

    Kjo duhet te jete antare marxhinale e korpusit te hajgareve.E paska kompletu korpusin gangster.

  5. shigjeta says:

    e ku do kthehej te partia e tyt eti , cte thuash , habitesh, shkenca ngre duart lart …hahaha , tani qe u ktheve na sill frymen e re, ja ate te tyt eti te nje njeriu negativ , i dhunshem i pabese shfrytezoj ngritjen spontane dhe te virgjer te studentave , per fitime politike personale , mbase nuk i pelqen komenti im ama se ke ikur nga jeta , nuk do te thote qe ke qen njeri i mire , nje keshille , mos fillo si yt et, se fundi dihet …….

  6. demokrati me profesjon demokrat says:

    e zonja po dukesh. e re.
    dhe me politike te madhe je. si azemi. i fort i ri me politik te madhe.
    s me mbetet gje t jteter te shenoj
    vec
    pac fatin e babes te uroj!

  7. jon says:

    ….me vjen keq …se femija nuk ka faj por ,si thote doktori vete :je pjelle e banditit koke e kembe ! shante nga nena e motrat,si ty thoshte njerezve tung.por iku me te shumtit nga sala ,tani e ka rradhen vete sala…per lesh jozi….

  8. kel frajeri says:

    e cfar do na bej kjo ne ?
    do vazhdoj shkatrrimin e azemit ?
    kto tipa,pasi e shofin se ne boten e madhe esht veshtir te cash,dhe per te mos ngel nje sekretare e thjesht qe hap e mbyll deren ne ndonje zyre mediokre atje n amerik,se ka mundsi qe te perfundojn edhe duke shit pica,kur shofin se s e bejn dot andej nga bota matan,vijn ne shqipni duke u heq “me biografi t mir” dhe duke u puth edhe me vrasesit e babes s vet,qe nuk kishte ndryshim nga mafjozet kriminelet vrasesit te cilet ne amerik jan neper burgje. kurse n shqipni jan kryetar partish e deputet “historik” dhe “me vizjon te gjer”…
    e paska msu mir diplomacin e politikes goca. domosdo,vetem,pa perkrahje te madhe,ne mes te botes se madhe,domosdo do marresh ca “leksjone demokracije..”

  9. Drenicak says:

    Me ket intervist po bindem qe Azem Hajdari ka vdek !!
    Tek ne thuhet ne rast vdekje a vdiq krejt me kuptimin qe a ka lan trashegimtar te menqur.
    Zaten fara e flliqt kshtu vazhdon vdekje pas vdekjeje.

  10. eli-tiv says:

    …..shume e thjesht…jpo i pritet lumi i parave te mamase…e me riformimin e drjejtesise….nuk i dihet fati i tyre…Ameriken pa para nuk ke cfare e do….te punosh forte nuk ja vlen…Ka ardhur koha …te behet deputete…Sa per vlera e parime….nuk ka nevoje te na i mbushe mendjen…njohim mire familjen e saj e lulin…pa le berishen…

  11. vaso says:

    Ne rast se dikush eshte peng i se kaluares,nuk do te thote se duhet te aplikojme lufte te re klasash.Lerini te rinjte te vijne dhe mbeshtetini.

  12. Foni says:

    Po kush po can b.. per babe azemin ate saliu e coi ne te semes kjo buqja si e ema thote te perfitoj dicka po ku pi pyer per te se nje krmn ka qene dhe ai.

  13. populli, te cilin e rropi fatmira Hajdari me dreqesine e saj says:

    E bija e nenes dhe babes se vet,cfare mund te presesh prej saj ?

  14. Ramadani says:

    Ruana Zot nga maskarenjet sepse sjellin budallenjet.
    ……………………………………………………………………………..
    Pasi mbaroi doktoraturen e TRAPIT te PLEPAT ne USA si babai i vet per te vjedhur pula, shtepi dhe grabitur arka e banka, me DIPLOME PSIKOPATIE E KARTELE SKIZOFRENIE NE CANTE NJESOJ SI ATI, ERRESIRE PASTE GJITHMONE ATJE KU ESHTE DHE KU E KA VENDIN, tani eshte e gateshme si e ema FATMIRA te shese PRESHE,,SPECA E DJATHE dhe te thyej KALLAMOQ e TRANGUJ ne cdo parcele te Shqiperise.
    Te bej kujdes per leket qe do grumbulloj, ti coj ne nje vend te sigurt ne BEOGRAD se ne Shqiperi ja vjedhe Sali Lusha me hajdutin tjeter Shkezen Prela te debuar nga Amerika per thyerje bankash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *