Apeli i Zef Brozit: Opozita të protestojë paqësisht, ndryshe të përgjigjet pa hezitim para ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi që nga SHBA bën apel në drejtim të opozitës që të protestojë qetësisht, pasi mban përgjegjësi për çdo dëm që mund të shkaktojë në Tiranë.

Në një prononcim posaçërisht për “TemA” Brozi  nënvizon se Tirana është e të gjithëve dhe çdo lloj dëmi që mund të shkaktohet duhet të zhdëmtohet plotësisht nga opozita.

“Ju bëj apel drejtuesve të partive opozitare dhe të gjithë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e opozitës në Tiranë më 18 shkurt që të tregojnë qytetari e përgjegjshmëri duke protestuar paqësisht dhe duke respektuar ligjet, duke mos rrezikuar shëndetin e jetën e tjetrit, dhe duke mos dëmtuar e shkatërruar pronën dhe ambientet publike e private.

Kushdo që dëmton, përvetëson apo shkatërron pronën, duhet të zhdëmtojë plotësisht dhe të përgjigjet pa asnjë hezitim sipas ligjit. Edhe nëse kjo ndodh gjatë protestave të kujtdoqoftë.

Tirana është e të gjithë shqiptarëve dhe askush, qoftë ai dhe ajo edhe protestues, nuk duhet ta dëmtojë apo bëjë pis kryeqytetin tonë të dashur (dhe asnjë qytet apo fshat të Shqipërisë)”, deklaron Brozi për “TemA” vetëm një ditë para protestës së opozitës./TemA-m.a.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Apeli i Zef Brozit: Opozita të protestojë paqësisht, ndryshe të përgjigjet pa hezitim para ligjit”

  1. Sot says:

    ZOTI Zef! Atdheu ka nevojë për ty SOT! Kthehu në Shqipëri!????????????????

  2. Kujtimi says:

    A more Brozi ata jan kafshe jo opozit sipas tradites ju pelqen remuja shkaterimi vrasjet qe te fitojn pushtet Beridha Luli

  3. Kujtimi says:

    A more Brozi ata jan kafshe jo opozit sipas tradites ju pelqen remuja shkaterimi vrasjet qe te fitojn pushtet Beridha Luli,,,,,,,,Populli ku e ka mendjen qe i ndjek prapa

  4. Kujtimi says:

    A more Brozi ata jan kafshe jo opozit sipas tradites ju pelqen remuja shkaterimi vrasjet qe te fitojn pushtet Beridha Luli,,,,,,,,Populli ku e ka mendjen qe i ndjek prapa……..,,,,,,,,,, ,,

  5. Benard says:

    Nuk jam me PD dhe as me manifestimin e saj. Por dicka me ben shume pershtypje. Cfar eshte ky Zef Brozi qe jem udhezime per kombin duke perfshire edhe opoziten e cila e pat shkarkuar dikur kur ishte ne pushtet ?! Standarte e kombeve nuk e percaktojne nje sherbetor te gjyqesorit ne x kohe si nje udheheqes te madh te partise dhe te popullit. Cfared jane keto keshilla nga Zefi se si do te udhehiqen punet ne Shqiperi. Ketu ka nje pushtet demokratik ku pozita dhe opozita kane pergjegjesite e veta ligjore. Shteti funksionon ne tre pushtetet e veta demokratike. Nuk e kuptoj perseri ku futet ky Zefi ; ne pozite, ne opozote apo askund ?! Tani te presim te na jape keshilla edhe Frroku.

    1. Spartaku says:

      BERNARD!Zef Brozi nuk po jep udhezime,por po shpreh keqardhjen per prishjet qe mund te beje opozita me protesten.Nje atdhetar,qe,i vjen keq per vendin e tij,nuk eshte aspak gabim te jap keshilla siç po bene zoti Brozi.

  6. vaso says:

    Nga c’pozicion politiko-shoqeror behet kjo kerkese,dhe pse mendon se do kete trazira?Kur ndodhen trazira gjate protestave?

  7. Marjan pjetraj says:

    Nesr do te le te gjitha punet e mia dhe ndonese jam shume larg nga Tirana do te qendroj perballe televizorit per te pare ndeshjen e radhes te opozites,jam i sigurte se aty do te shoh kafshet e politikes shqiptare qe i kane zene frymen atij populli,do te shoh gjarperinje qe tani me zor zvarriten nga pesha e krimeve te tyre,do te shoh disa luane qe hyne ne politiken shqiptare dhe tani jane kthyer ne hajdute me te medhenje qe ka njohur shqiperia qe kur u be shtet dhe jane kthyer ne LEPUJ nga frika e reformes ne drejtesi,qe nuk SALI,LUL apo NUL ne PD qe ta ndaloje:

  8. Sot says:

    Ç’është ky BENARD????!!!!që jep mend në lidhje me Zefin?,PD!,Demostratën?!Ç’punë ka ky BENARDI?????

  9. Zefi says:

    Ore ske pune tjeter ti. Ngele duke shkrujt te.tema. ik ore.puno aty.ne usa.dhe ske thene nje here.cpune ben. Vk ngele duke dhene.mend
    Ke ik.ne 1995 dhe te duket sikur ta.kane nevojen.

  10. Vesi says:

    Perse Ju shqetson opinioni I zotit Brozi kur te gjithe po japim opinione permes mesazheve. Permbajtja eshte e mire dhe kjo ka rendedi: te mos shkaterrohet qyteti, te mos behet ajo qe eshte bere ne protestat e se shkuares.

  11. KOMBI says:

    Ka mbledhur rregh partise te dhjere dhe te permjere ,te gjithe analfabetet ,kriminelet ,qe mashtrohen lehte nga Saliqeni dhe Lulzim klyshi . Jane te gjithe vandalet e Shqiperise , psikopatet e te gjithe fshatrave dhe maleve .
    Berisha & Basha nuk kane asnje alternative tjeter , per te shpetuar nga WETINGU ,i cili do ti pervoloje keqazi , prandaj po organizon protesta per te marre patjeter qeverine ne dore dhe te beje ate, qe ka bere gjithe jeten e tij ,si nje antishqipetar tipik .
    Nuk besoj qe te dalin me shume se 50mije IDIOTE PROTESTUES .

  12. Gjini says:

    Deshiroj qe protesta te jete sa me paqesore dhe me nje edukat te larte nuk duhet shkaterruar ajo qe eshte ndertuar por te kerkohen nga ana e protestueseve te drejtat e tyre.Kerkoj nga ana e drejtueseve qe te mos irritojne e provokojne organet e rendit publik por te tregohen te matur mire siq thote populli se mat 100 here e prej nje here .Nuk deshirojme nje 21 janare te dyte.Uroj qe çdo gje te shkoje mire dhe me mençuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *