At Nikolla Marku lë amanetin e tij, ja cili është

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prifti i kishës ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan ka lënë një amanet për të gjithë shqiptarët.

At Nikolla Marku, ka përciellë një mesazh patriotik për të cilën bën thirrje që të reflektohet.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, Marku shkruan:

“Nji deshire ma do zemra e nji amanet per ju e kam – kur te ju pyesin : C’ka je?? Te thoni me mburrje JAM SHQIPTAR si fillim , pastaj mundesh me shpreh prej cfare krahine je ose cfare besimit je. Jemi vellezer te nje nane, te nanes shqipe, jemi bijte e Shqipnise Etnike,” shprehet At Nikolla Marku.

Së fundmi ai ka shfaqur probleme të rënduara shëndetësore ku mjekët kanë rekomanduar një kurim të specializuar jashtë vendit.

Për shkak se familja nuk posedon shumën e të ardhurave që kërkohet për mjekimin e tij, gjendja shëndetësore e At Nikolla Markut rrezikon të përkeqësohet.

Në mesazhin e shpërndarë së fundmi, Marku ribën edhe njëherë thirrje për bashkim kombëtar.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “At Nikolla Marku lë amanetin e tij, ja cili është”

  1. Sherifi says:

    Zoti vonon, por asnjëherë nuk harron… Ky “prift” (i vetëshpallur) maqedonas, kërkon të mbetet në histori…si patriot i madh…(njëlloj si Nik Spahiu me dylbi në Ksamil…) Hahahahahahahahahaaaaaa…..ç’debila mban kjo tokë !

    1. Per memedhene.... says:

      o sherif.
      Je me i keq se nje kanibal se kur nje njeri qe eshte ne buze te varrit nuk eshte humane qe ti te besh ‘DASEM.
      .
      Nuk jam ndonje fans i madh i At Markut por ne krahesim me kryendyresiren Janullatos eshte vite drite larg.
      .
      Nuk kam asnje dyshim qe At Nikolla eshte helmuar nga mafia e V.E.me medikamente qe sjellin vdekje te ngadaleshme por te sigurte njelloj si Heroin e kombit shqiptar ARISTIDH KOLJA ( PYET SEFERINA SERANIN..burrnesha ae ja dhjeu grekut bash ne TV- E Athines).
      .
      ndiq keto rrjeshta me poshte te kuptosh thellesine e shqiptarizmes:

      *****

      Gjatë kohës kur Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqipëtare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, të këtij universiteti, në hyrje të portës kryesore, rrugën përballë, saj – u mbajtë një protestë paqësore, e parlajmëruar më parë.
      Në këtë protestë që u zhvilua në mes një të ftohtit polar, por dhe të një numëri të madh të forcave të policisë, njujorkeze, morën pjesë edhe një numër i madh – veprimtarësh dhe organizatash shqiptare, në SHBA,(Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dega Rrënjët Shqipëtare, Teksas, dhe Michigan, Organizata Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit, dhe Srandës, Shoqata KOMBI, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Palvë – Guci, Grupi Bashkimi Kombëtar, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Organizata Uskana në Illinoi, Shoqata Çamëria, Grupi i Stduentëve shqiptar dhe me prejardhje shqiptare Universiteti Frodham, Shoqata Shqiptaro Amerikane e Komunitetit të Çikagos). Të cilat, kanë protestuar për disa orë, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, që një universitet i njohur në SHBA, po nderon një Prift, që ata e quajtën uzurpator të Kishës Ortodokse Shqiptare.
      Protesta paqësore ishte e organizuar dhe u udhëhoq nga organizata Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por iu bashkëngjiten edhe lider të komunitetit, përfaqësues nga organizata dhe shoqatat të tjera, të komunitetit edhe nga shtete të tjera të SHBA, të cilat e përshëndetën tubimin e protestës.
      Me mesazhe të forta e përshëndetën protestën kundra – Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, edhe Hirësia e Tij Peshkopi i Arbëreshve të Argjentinës, Alexander, Reverend (Mileant) i Buenos Aires dhe Amerika e Jugut, At Nikollë Marku, prift shqiptar ortodoks në dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit, të cilët, dërguan mesazhet e tyre të lexuara nga Naze Veliu dhe Emin Eddie Egriu.
      Kryepeshkopi Alexander në mbështetje të protestës shkruante, Vëllezërit, e mi të dashur shqiptarë dhe motrat në SHBA, si dhe në mbarë botën :Momentet më të lavdishme të historisë së vendit tonë, është kur në krizën e saj më të thellë ,liria e popullit tonë është e kërcënuar , si shpresa e lirisë të nxit zemrat dhe zgjojë idealet tona më të mëdha , ne zbulojmë në të gjithë shkelqimin e saj , dashurinë për atdheun tonë Shqipërinë . Kjo dashuri sjell mrekulli e forcë, bujarinë dhe madhështinë . Është atëherë kur heronjtë janë manifestuar në një zjarr të shenjtë , e cila, është ndezur dhe rritet me masa kontradiktore . Kjo është në gjakun tonë , kjo është pjesë e ADN-së tonë shqiptare . Populli shqiptar , si brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë , pavarësisht nga besimet fetare apo mungesa atje prej saj , pavarësisht nga pikëpamjet politike ose përkatësinë fisnore , të gjithë ne kemi , një gjë të përbashkët , jemi bij të Shqipes, jemi Shqipëtar . Dhe të gjithë dhe gjithënjë , kemi pasur vetëm një vizion :të bëjmë Shqipërin vendin më më të bukur dhe të lumtur në tokë !Madhështia e popullit tonë nuk është vetëm një moment në kohë , ajo është thelbi ynë , kjo është historia jonë e vetëdijes tonë, për sovranitetin tonë , pavarësisë dhe destinacionit . Etje e ynë për unitet ! Një komb lulëzon në fytyrë edhe në fatkeqësi , kur , ajo është vënë kundër pengesave eksponenciale , kur një brez i ngritet për të kërkuar atë që ajo meriton . Kështu vëllezërit e mi të gjakut dhe motra, unë mendoj se është koha .Shqipëria nëna ime Unë lutem për ju . Unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj . Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri dhe Kosovë . Unë lutem për paqe për vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni . Unë lutem për barazi për shqiptarët e mi në Mal të Zi . Unë lutem për vëllezërit e mi shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe kudo nën Serbi . Unë lutem për të shpëtuar kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia , Italia dhe kudo . Për fëmijët dhe gratë e lënë pas . Unë lutem për të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, për rininë shqiptare kudo , lutem çdo natë . Ju jeni e ardhmja jonë . Ju jeni fëmijët tanë . Unë lutem për çdo gjë shqiptare, , sepse unë ju dua me gjithë zemrën time . Rroftë Shqipëria , Zoti i Bekoftë kudo Shqipëtarët
      Ndërsa, me përshëndetje rasti në këtë protestë, erdhi edhe ish kongresisti republikan e New Yorkut, Joseph J DioGuardi, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili faleminderoi protestuesit dhe inkurajojë ata, për këtë protestim . Ndërsa, nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, zoti Asllan Bushati, dhe nën presidenti i oragnizatës Rrënjët Shqiptare, Dorian Nasto, i besimit ortodoks, e të tjerë përshëndetën nga megafoni. Mesazh përshëndetje dërgoi edhe kryetari i Lëvizjes Legaliteti zoti Hakik Mena.
      Kryetari i “Rrënjëve Shqiptare” zoti Marko Kepi , foli nga megafoni duke bërë vazhdimisht thirrje se kjo nuk është protestë kundra vëllezërve tanë ortodoks, por është si tha ai kundra asaj që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, po qëndron tash 23 vjet një prift grek. Ndërkohë, shtoi zoti Kepi, që edhe statusi i kësaj Kishe qysh më 1937 në kohën e Mbretit Zog, ka vendosur që në krye të saj të jetë vetëm një prift Shqipëtar, i lindur në Shqipëri, të flasë shqip dhe të jetë me gjak shqiptarë. “Prandaj, tha ai në radhët e protestuesve kan ardhur edhe shumë shqiptarë të rinj dhe të moshave të ndryshme edhe të fesë ortodokse dhe të gjithave feve të tjera”.
      Ai me anë të disa materialeve të publikuara në shtypin shqiptar – paraqiti veprimtarinë subersive të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, e cila ishte në kundërshtim me ndenjat shqiptare.
      “Ky nuk është nderim, por provokim”, tha Sali Bollati, një aktivist i njohur në komunitet dhe i mbijetuar i tragjedisë çame. “Janullatos” pretendon se ka ardhur derisa të përgatitej një zëvendës. “Ai ose nuk dëshiron ta përgatisë zëvendësin pra është uzurpator që nuk dëshiron të lëshojë postin, ose nuk është uzurpator por thjesht nuk arrin dot të përgatisë dikë edhe pse kanë kaluar 20 vite, që në këtë rast do të thotë se nuk e meriton titullin e doktoratës se është një i paaftë”, vijon arsyetimi i perifrazuar i aktivistit çam, në një editorial të përhapur për gazetat dhe rrjetin e të njohurve në internet.
      Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip : ” Protect the Albanian Orthodox – Albanian Orthodox not for Sale!- Kush e vrau?? Papa Kristo Negovanin 1875 – 1905 – Janullatos merr shembull!- Albanian Orthodox not Greek Orthodox – Religion free of foreign Influence – Albanian deserve an Idependet Albanian Orthodox Churuch – We want an Albanian Archbishop – Albanian Church – Albanian Archbishop – This should be the Albanian Church – ky është At i Kishës Fan S. Noli ky është At i Kombit- Orthodox does not mean Greek dhe Kush e vrau At Stath Melaninin ???

  2. Feniks says:

    At Nikolla Marku eshte nje patriot i madh dhe i pa zevendesueshem.Armik i kolonelit grek Janollatos.

  3. komandant berthamor says:

    haa haaa ….
    e fort kjo!
    Spahiu me dylbi n Ksamil si xha Sulo ke filmi Kapedani qe shifte ondrra me beteja kundra armiqve…..
    edhe ky prift.
    don pare me pagu spitalin dhe po bo si patriot nacjonalist shqiptar.
    po ka “harru” pa qit no.konto banke…

  4. Andreas says:

    Duket qarte qe nuk e ka shkruar ky se komenti eshte komplet ne kosovarçe.

    1. Jetmir Baha says:

      Gjuha elbasanase a e tillë që ngatërrohesh. Nuk është gjysma kosovarçe por pjesë e gegënishtes.

  5. Adam says:

    Amaneti juaj nuk ka lidhje me besimin tuaj Dashuria njerezore me primat nacjonal eshte “slogan” Sherim te shpejte per ti sherbyer settees per te cilen ke

  6. ceni says:

    Zoti qofte me ty o prift i veteshpallur, ashtu sic i uron ti besimtaret, ashtu duam te te urojme edhe ne qe nuk jemi besimtare.
    Kur te shkosh ne ate bote ju thuaj atyre andej se Janullatosi ju ben shume te fala!

  7. zhaku i pamposhtur says:

    O ceno ne “sunitët” e shqypnis themi një fjalë të urtë : ‘nuk bie rrufeja në hale’..
    janulla ta ketë jetën të gjatë e uroj se. mbase del ndonjë burr shteti dhe e hyp në hajvan e ta nis për kakavja

  8. Shqiperia pertoke shtrire, rreth e rrotull vijn cakej ,korba cdo egersire.( Zoti ben sehire )

    i drejti vs genjeshtarit,
    i ndershmi vs te pafytyrit,
    qytetari vs malokut fshatarit,
    kultura vs injorantit
    shqiptari vs pseudoshqiptarit intrigantit !

    Te gjithe ,jetojn ne nji bote, ku rrespekti ,kombi,morali nuk ekziston.
    Humanizmi njerezore,rregullat ne shoqeri, sfidohet nga vandalet,kriminelet,
    zbritur malesh,te gashem te bejne kompromis me djallin,per pushtet,pikerishte ata
    qe kane pushtuar gjithe institucione e injorojne ligje.
    Nji bote,ku principet e njeriut sfidohen vs turmes ,e cila duket ta ket te veshtire ,
    te adoptoj kulturen qytetare e njerezore edhe mbas 27 – vjetesh.

    Dhe turmes,s’ i mjftoi kurr e keqja vs Shqiperise,edhe pasi peshtyu,mbi gjakun e te pareve tane,krenarise ksaj bote!
    Hoh c’ poshterim ,c’ mallkim ,c’ urretje kunder nenes se vet ,Shqipeise.

    Duan vetem shkaterrime ne kte vend,duan vetem c’ nderim,
    ta djegin Shqiperine e ne flaket e saj te ngrohin ligesine.

    Ajo rri shtrire e therret :
    Ku i kam bijt e mi, me than do ngreme Shtet !
    ( s’ jan bijt e tu nen, jane pushta)

    Jan fshehur ata,pushtat?
    kan frik te dalin?
    te ngjeshin armet e ti shalojn kalit !

    Ajo rri shtrire e pret.

    Ku esht ai gjak,qe ndizej si benzin,
    kur pedhosej Atdheu,qe dikur e thrrisnin Trim?
    qe cante mes armiqve me zjarr si vetetim ?

    Shqiperine oh Zot,po therin,shtrire pertok.
    asnji nuk levis vendi, por s’ duron e cfryn ai i madhi Zot.
    Ku jane djemt e ksaj Shqperie lar ne lot,
    qe dikur dridhej dheu e i therrisnin Shqiptare Patriot?
    Oh,mallku qofshi ,falme ti Nen shpirt e trup gjakosur,nen me te hidhuret lot,
    paske linde pedere, bij s’ ke me ne kte Bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *