“Flamur, t’i s’je armik politik, por je armik i qytetërimit, që s’ke zbritur akoma nga pema”

17 Shkurt 2017, 10:32Politika TEMA

Flamur Noka është bërë sërish për të disatën herë personazh ditën e djeshme, për gjënë e vetme që di të bëjë në politike, veprimet e dhunshme.

Pas përjashtimit nga Kuvendi, për arsye se goditi deputetin Erjon Braçe, ai tha se e përjashtuan si armik politik.

Por, deputetja Ledi Shamku shkruan se në fakt, Flamuri është armik i qytetërimit, jo armik politik.

“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten.

Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet.

Dhe qytetet kanë qytetërim.

Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.

Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.

I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim.

U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik.

Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku.

7 komente në ““Flamur, t’i s’je armik politik, por je armik i qytetërimit, që s’ke zbritur akoma nga pema””

  1. Nje shqiptar says:

    Pyeta nje shkodran se çfare ndryshimi ka ndermjet ” nuk ke zbrite akoma nga pema ” e ” nuk ke zbrite akoma nga mali “.
    Me spjegoi se zhvillimi i njeriut ne histori ka nje renditje te tille : ” me pare zbritet nga pema ne toke, qe eshte zakonisht nje mal dhe pastaj, pas shume shekujsh , zbritet nga mali drejt qytetit “.

  2. Skypion says:

    E nderuara zonja Shamku!
    Ju lutemi te jeni e sakte,qe te beheni e besueshme per lexuesit tuaj.
    Se pari,nuk perdori duart Noka.Hodhi nje cope leter a karton ne drejtim te Braces.
    Se dyti,ju qe merreni me gjuhen,e kuptoni shume mire c’do te thote provokim,aq me teper kur ky behet me nje fjalor pornografik,sic e ka rendom fjalorin e tij Brace.
    Ju ishit prane edhe kur Brace,provokoi duke sharre si rrugac,me fjalet me te turpshme.Natyrisht qe nuk u ka bere pershtypje kjo,zonje e nderuar,perkundrazi,edhe keni buzeqeshur me fjalor-pronografine e kolegut rrugac.
    Sepse keshtu keni bere perhere.Ju dhe shoqet tuaja ne Parlament.
    Sepse,si ju,zonja Shamku,ashtu edhe shoqeve tuaja ne Parlament,nuk u ka bere e nuk u ben pershtypje,edhe prezenca ne grupin tuaj parlamentar te trafikanteve te prostitucionit,te tutoreve te prostitutave,te perdhunuesve te grave dhe vajzave.
    Jo vetem qe nuk u ben hic pershtypje,por edhe shoqeroheni me to,i konsideroni kolege,shoke,bisedoni ngrohtesisht me to…
    Se treti,nuk ju ka hije aspak te aludoni per prejardhjen e Nokes ,zonja Shamku.Sidomos ju.Eshte shume perverse nga ana juaj kjo,ashtu sic eshte perverse per te gjithe ata “malok” e “maloke” socialiste,qe nuk kane patur kurre afrimitetin e nevojshem nga pjesa tjeter e Partise Socialiste;perkundrazi,ju perbuzin duke ju perkedhelur si “maloke te mire”…
    Dje,nje zonje e nderuar dhe e respektuar,qe i perket kultures,ashtu si ju zonja Shamku, poetja Flutura Acka,nje nder arsyet se pse do te protestonte,numeronte ate te diskriminimit krahinor,ne dhe nga Partia Socialiste,ku ti ben pjese.
    Apo keto qe po them une,nuk qendrojne,sepse ti je “malokja e mire”,”malokja e kulturuar”,”malokja e qyteteruar”?!!
    Pa mundohu ta imagjinosh njehere,sikur ti te kundershtosh Ramen,Partine Socialiste,ashtu sic beri nje zonje shume e nderuar si Mimoza Hafizi…
    Te njejten gje,do te thone edhe per ty.Te njejtat aludime,do te behen edhe per ty.Aludime per trashesine mendore e prapambetjen kulturore ,si pasoje e origjines krahinore.
    A nuk i jane bere te tilla edhe zonjes Hafizi?! Bile nga vete ai sociopati i gjate,shefi yt?!
    Provoje njehere te imagjinosh,dhe pastaj shprehu,nese do te ta beje zemra,ashtu sic shprehen rendom,ka 75 vite, paragjykuesit e sojit tend krahinor.
    Do te te shajne pikerisht ne ate qe ti e ke per zemer(mos e patsh fallc),ne gegnishten tende…ashtu sic bejne me Ardian Ndrecen…
    E meqe nuk ju ben peshtypje fjalori pornografik i kolegut tende,po e mbyll me nje urim special: hajt me t’mira e t’knoft biira!

  3. Shoku " Shpati " says:

    Nuk e dija qe zonja ishte kaq mendjendritur ! U njehsua bukuria femerore me zgjuarsine femerore , komplimente !

  4. arbereshi says:

    Skypion i skopjum sa te digjka fjala malok, kjo nuk perdoret vetem ne shqiperi te gjithe popujt kene malok dhe ju drejtohen me thirje per civilizim, ndryshimi qendron se ne kemi me shumice malokeri jo malesore por malokeri te cilet kane fytyre shume te dukshme me pjesen tjeter. Ne shqiperi civilizimi eshte i detyruar dhe i denuar te bashkejetoje me kete shumice dhe eshte vuajtje per te, por me shume vuajtje ndjejne maloket te cilet e kuptojne qe kane nje ndryshim te dukshem me civilizimin dhe kjo i ben te dhunshem te eger sepse mendojne se diferenca egzistuse do te mbyllet ne kete menyre dhe kjo i ben dy tre here me malok.Kjo mendesi eshte nje rreth rrotullim i pa fund per malokerine, lum si ata qe forca centrifugale e ketij rreth rrotullimi i nxjer jashte ketij qerthulli por te jesh i sigurt se shume si Noka jane ne bosht te ketij qerthulli dhe veshtire qe forca centrifugale te kete ndikimin e tij. Sa me afer boshtit te rrethrrotullimit te jesh aq me malok je ky eshte ligji i katert i Njutonit mbas ligjit te trete i cili thote qe pika e fundit e shurres bie ne breke.

  5. Flamur= Majmuni says:

    I thuaj troc Qe je majmun se valle e ka kuptuar
    Ky kelysh shpelle qe ulerit dhe godet per hire
    Faktit qe eshte me te vertete akoma neper peme

  6. duno says:

    Shume e nderuara Shamku apo Shkreli . Mungese qyteterimi nuk eshte vetem kur nje njeri i nxehur ne vend te fjeleve mund te perdori duart . Mungese qyteterimi ne menyre ekstreme po shfaq ty , partia jote dhe ai buri jot thuthuq Artan Shkreli qe me tendera korruptive ,ne menyren me te pa skrupullt vidhni leket e shqiptereve , ato leke qe fare mire mund te perdoreshin per shkolla , spitale apo hapje vendesh te reja pune . Pertej veshjes elegante apo fjaleve te zgjedhura me shije shkelqen cinizmi dhe shpirtligesia juaj ekstreme . Vidhni me pak qe te kete ne kete vend me pak varferi , me shume shkolla e me teper qyteterim o sqimateria Ledi Makbeth

  7. Kadri Kadiu, USA says:

    O e nderuara zonja Shamku; thua të të ketë kuptuar se çfar the ky majmuni Nulmoka? Unë nuk besoj pasi ai nuk e merr vesh gjuhën tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje