FOTOT/ 9 vjet shtet: Gëzuar Kosovë!

Kosova feston sot 9 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit të ri.

Ceremonitë zyrtare që nisën para tre ditësh, kulmojnë sot me homazhe në varret e komandantit legjendar të UÇk-së Adem Jashari dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Të dy këto, personalitete me kontributin më të madh në rrugën e Kosovës drejt të qenit shtet, do të nderohen nga krerët më të lartë të institucioneve kosovare. Por në agjendën tri ditore mungon parakalimi tradicional i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa seanca solemne e kuvendit u zhvillua dje, po ashtu edhe pritja shtetërore  me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ky i fundit ka marrë pjesë edhe në një festë organizuar me drejtuesit me te larte te Kosoves.

Nderkohe, edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është bashkuar urimeve me rastin e 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kryediplomati shqiptar theksoi se në këto vite Kosova ka bërë arritje në procesin e shtet-ndërtimit.

“9 vite të mbushura me punë e përpjekje. Arritje në procesin e shtet-ndërtimit. Integrimi europian dhe euro-atlantik, i pakthyeshëm”, tha Bushati.

Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-8-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-8-2.jpg","attachment_id":634292},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-10-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-10-1.jpg","attachment_id":634294},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-9-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-9-2.jpg","attachment_id":634293},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-7-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-7-2.jpg","attachment_id":634291},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-6-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-6-2.jpg","attachment_id":634290},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-5-2.jpg","attachment_id":634289},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-4-3.jpg","attachment_id":634288},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-2-4.jpg","attachment_id":634286},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-3-3.jpg","attachment_id":634287},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-1-6.jpg","attachment_id":634285},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/rama-11.jpg","attachment_id":634284}]

3 komente në “FOTOT/ 9 vjet shtet: Gëzuar Kosovë!”

  1. NJESHI says:

    GEZUAR MOTER KOSOVE dhe sa me shpejte prane familjes tende GEZUAR SHQIPTARI

  2. Albani says:

    Gezuar Kosove dhe sa me shpejt bashke.

  3. N. KITA says:

    E PËRJETSHME, DARDANIA ILIRE!
    Gëzuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *