Këshilltari shqiptar i Erdogan: Mbështesim Idrizin për të vërtetën e tragjedisë së Çamërisë. Raportet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën

17 Shkurt 2017, 10:25Rajoni TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tash e sa vite në kabinetin e tij e ka rezervuar një vend për një shqiptar, të cilit ia ka besuar informatat për zhvillimet në Ballkan. Është ky shqiptari Sabri Demiri, i lindur në ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që kishte rrugëtuar në Turqi për të nxënë dije, pa e ditur se do të bëhet pjesë e ekipit të një prej liderëve më të fuqishëm në botë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, teologu 45-vjeçar ka treguar për ngjitjet e tij në Turqi, për konsideratat e Erdoganit ndaj shqiptarëve, për politikat e Turqisë në raport më Shqipërinë dhe Kosovën. Demiri ka sqaruar edhe raportin e Turqisë me çamët dhe interesimin e politikës turke për shqiptarët që jetojnë në Serbi, në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Ndërkaq, nuk e ka lënë pa përmendur edhe rrezikun që, sipas tij, e sjellin organizatat e lidhura më imamin Fethullah Gulen, e që janë prezente edhe në trojet shqiptare.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje. Në vitin 1992 ishte regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë kishte bërë që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.

Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara. Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit – aso kohe kryeministër i Turqisë – u emërua këshilltar i tij, punë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin – detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Demiri ka thënë për Telegrafin se ndjehet komod qëkur u bë pjesë e kabinetit të një lideri që për të po i ndryshon epokat.

“Sepse, Erdogani e nderon dhe e çmon shumë kombin tim, E ka një sinqeritet dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve; një qasje vëllazërore ndaj nesh”, thotë ai. I vetëdijshëm për peshën e punës së tij në ndërtimin e marrëdhënieve mes vendimmarrësve në Turqi dhe atyre në trojet tona, angazhohet që presidenti turk gjithnjë të ketë informata të sakta për zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në vendet ku jetojnë shqiptarët. Për të sot askush nuk mund ta mohojë se populli të cilit ai i takon është faktor determinues për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

“Raportet e shtetit turk me dy shtetet shqiptare, me Kosovën dhe Shqipërinë, po intensifikohen dita-ditës. Ndërsa, është botërisht e ditur se kemi raporte të një parneriteti strategjik. Dua te them se presidenti Erdogan e sheh raportin me shqiptarët si marrëdhënie pa kushte”, ka shtuar ai. Demiri tregon se Ballkani mbetet çdo herë në vëmendjen e Turqisë, për çka punohet në raporte të mira edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, me Kroacinë, Maqedoninë, e madje Serbinë.

Një Ballkan i qetë, pa trazira, është fjalia kryesore e Presidencës turke”, ka theksuar ai, duke mos e mohuar se ndihet krenar si shqiptar në Kabinetin e Erdoganit. “Në asnjë moment nuk ndihem i dytë ose i anashkaluar. Kolegët dhe vet presidenti me trajtojnë me shumë respekt. Për ata jam një vëlla, e më pas një bashkëpunëtor. Dallimet etnike shihen si pasuri në vendin tim të punës. Ndaj, nuk e kam asnjë pengesë që t’i shpreh sentimentet kombëtare. Respektin dhe dashurinë për shqiptarët presidenti Erdogan e ka treguar disa herë nëpër fjalimet e tij. Në çdo rast iu drejtohet shqiptarëve si “vëllezërit e mi”. Nuk besoj se ndonjë lider tjetër ka krijuar këtë afërsi më popullin tonë”.

Demiri ka sqaruar për Telegrafin se nën urdhrin e Erdoganit është formuar “Kryesia e Popujve Akraba” apo e popujve që konsiderohen të afërt. Në krye të këtyre popujve janë shqiptarët.

“Kemi të bëjmë me një raport special. Presidenti dhe shteti turk e kanë bërë të qartë agjendën e tyre në raport me shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në përgjithësi Ballkan. Nuk është fakt i panjohur angazhimi personal i tij në lobimin për njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar. E them me përgjegjësi të plotë: nuk ekziston forum rajonal ose botëror ku ai nuk bën thirrje që të njihet shtetësia e Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas Demirit, Kosova nuk mbështetet vetëm politikisht, por edhe në forma tjera ekonomike.“Angazhimi nuk mungon edhe në mbështetjen në rrugën e integrimeve euroatlantike. E përsëris: nuk ka institucion dhe organizatë ndërkombëtare ku Turqia nuk ka kërkuar që pjesë e saj të jetë Kosova”, ka shtuar ai.

Demiri shprehet se raportet në mes Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë – si me kryeministrin Edi Rama e më parë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha – janë jashtëzakonisht të mira. Madje, ndjehet mirë që Rama e ka shpallur Turqinë si partner strategjik dhe se këto raporte po reflektojnë pozitivisht kudo tek shqiptarët në rajon.

“Pos investimeve e ndihmave, dua t’ua kujtoj po ashtu një fakt: janë mijëra studentë shqiptarë që me bursa shtetërore i kanë përfunduar e po i ndjekin studimet në Turqi. Brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti turk – përmes organizatave shtetërore – ka realizuar 390 projekte në Shqipëri, 537 në Maqedoni dhe 576 në Kosovë. Kjo mbështetje ka qenë kryesisht në programe sociale, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi etj.”, ka sqaruar ai.

Demiri ka folur edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se me shqiptarët në Maqedoni, në Serbi dhe në Malin e Zi janë në kontakte të vazhdueshme, dhe se mbështeten organizatat e tyre në funksion të përmirësimit të jetesës së banorëve të këtyre pjesëve. Ai madje e kujton një detaj interesant për lidhjen e Erdoganit me vendlindjen e tij, duke theksuar se “për Bajramin e Vogël, presidenti turk një pjesë të kurbanit e kishte dedikuar për Shkupin”.

“Shkupin, tekstualisht kështu. Është diçka simbolike, por domethënëse se si një presidenti me aq shumë obligime e përgjegjësi i kujton banorët e këtij qyteti. Mos të flasim për ditët kur qyteti im i lindjes u prek nga vërshimet e kur nga Turqia u dërguan qindra maune me ndihma”, thotë Demiri,, i cili përmend një takim të zyrtarëve nga Presheva me shefin e tij, të cilëve po ashtu u është premtuar mbështetja turke.

Këshilltari i Erdoganit thotë për Telegrafin se si rajon multietnik dhe multifetar, është me rëndësi që të promovohet bashkëjetesa dhe toleranca në Ballkan – pa u shkelur dhe pa u dhunuar të drejtat e asnjë etnie. Ndërkaq, shton se për Presidencën turke “brengosëse janë problemet ekonomike dhe sociale në trojet tona, për çka një pjesë e rinisë të ardhmen e sheh nëpër rrugët e Evropës”.

“Turqia dhe presidenti u kanë bërë ftesë bizneseve që të investojnë në këto troje, për t’i këndellur ato në aspektin ekonomik. Turqia është shembull i ngritjes së madhe ekonomike, ndaj kjo praktikë synohet të ndahet me vendet e Ballkanit”, ka shtuar ai.

Demiri ka folur edhe për prezencën në rajon të organizatave të lidhura me imamin Fethullah Gulen. Ai i cilëson ato si “terroriste”

“’Gylenxhinjtë” – shërbyes të imamit Fethullah Gulen – tentuan ta klonojnë shtetin turk. Këta sabotues, me obstruksionet e tyre ishin bërë pengesë e zhvillimit. Sabotimet ishin në rrafshin ekonomik dhe të investimeve brenda Turqisë. Përmes infiltrimit në sistemin e edukimit, në Polici, në gjykata e në Ushtri, ata tentuan ta nëpërkëmbin shtetin. FETO – kjo organizatë okulte dhe terroriste – më 15 korrik të vitit të kaluar tentoi një grusht shtet, që fatmirësisht u shkoi huq. Pamjet nga sheshet e qyteteve ishin madhështore. Qytetarët e zakonshëm e mbronin shtetin e tyre, duke hyrë përmes tankeve dhe duke u bërë mburojë me gjokset e tyre. Pleq e të rinj – pas ftesës së Erdoganit – vërshuan rrugët duke e mbrojtur flamurin, dinjitetin e demokracinë e duke mos e pranuar nënshtrimin”, ka theksuar ai.

Demiri thotë se “është fatkeqësi që kjo organizatë është e përhapur edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Do të tradhtojnë, siç e tradhtuan popullin e tyre. Veprimet i kanë të orientuara në dëmtimin e raporteve shqiptaro-turke, përmes denigrimit të politikës turke”, ka shtuar ai. “Presidenti, në takimet me liderët shqiptarë ka bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm nga eksponentë të kësaj organizate. Tashmë ka një kërkesë direkte prej Erdoganit, drejtuar vëllezërve shqiptarë në Kosovë, që të largohen nga kjo organizatë, sepse ky shteti i ri është ende duke u ndërtuar e mund të këtë pengesa në këtë drejtim”.

Demiri ka theksuar se komuniteti çam është një komunitet me rëndësi për Erdoganin dhe se janë 200 mijë prej tyre që jetojnë në këtë shtet. Sipas tij, ata janë të inkuadruar në të gjitha sferat e shtetit turk.

“Kemi raporte të shkëlqyera edhe me Partinë për Demokraci, Integrim dhe Unitet (PDIU) në Shqipëri, dhe drejtuesin e këtij subjekti, Shpëtim Idrizi. Besojmë se ky subjekt i mbron interesat e këtij komuniteti, në përpjekjet për ta zbardhur të vërtetën historike të tyre”, ka shtuar shkupjani i fortë i Turqisë, i cili nuk harron t’ua urojë të gjithë shqiptarëve 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ju dëshiroj mirëqenie, rehati dhe një shtet stabil. Mos harroni se në rrugëtimin tuaj e keni mbështetjen e pashoqe të presidentit Erdogan. Ndërkaq, ju siguroj se unë – Sabri Demiri i gjakut tuaj – nuk do të kursehem asnjëherë që – nga pozicioni im – ta ndihmoj Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. E lus Zotin për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, ka shtuar Demiri./Telegrafi/

38 komente në “Këshilltari shqiptar i Erdogan: Mbështesim Idrizin për të vërtetën e tragjedisë së Çamërisë. Raportet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën”

  1. Alban Hamzai says:

    Erdhi koha qe islamiket te bejne me duar simbolin o orthodhoksise .Gjithe bota e di qe shqiponja me dy koke eshte symbol I orthodhoksise .Turqia e sotme eshte nje shtet I tipit diktatature islamike ,cdo gje demokratike shtypet me dhune.Meqe shkruani ato qe thote nje islamik ,shkruani edhe ato qe thote Evropa Perendimore per Turqine dhe synimet e saj ne Ballkan( Kosove,Shqiperi,Bosnje-Hercegovine,FYROM ) .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      heheee!! po pjerdhin patate janullat!!..kështu ju pafsha gjithmonë..

      1. Moloso says:

        Zhaku i poshter, cthon vellezerit e tu turkoarab te ISIS?
        Do shpetoj ndonjeri i gjall nga bresherite Ruse qe derdhen mbi kokat e tyre, apo do vejne per oriz ne xhenet te gjith?

        1. Adriatik says:

          500 vjet sherbetore te turkir ngelet o turkoshqiptare…ndersa turqit gjithmone ne meshire te perendimit qe i lepihen sa here masin forcat me ariun imperial.

          Turkocamet e moren shperblimin per pabesite e tyre…edhe mongolet do e marrin per genocin 2 milion te vdekur armen dhe cdo kristian qe kane therur.

        2. daku says:

          Turku ta pallo janullën fooort foooort foooort ne mos bzani fare

      2. Theatrical says:

        haaahaaahaaaahaaa…

  2. Aureli says:

    Mire o Tahipi i turqise vetem te mbaje doren ne ato xhamite, se skemi nevoje per to! Islamin ta mbaje per vete turqia se ka investuar goxha shume dhe zotrote harrove ta permendesh.

  3. AC|DC says:

    Ky po eshte nje shqiptar i vertete,qe punon per baben e shqiptarve

  4. Berti says:

    Sa eshte paguar ky shkrim ???

  5. Salivan says:

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht……… turko gjyzelë, një jetë të tërë bythëlëpirës dhe hyzmeqarë…!!!! Kjo është trasëgimia juaj “kulturore shumëshekullore”…dhe të tillë do mbeteni, në jetë të jetëve…!!!

  6. qipro says:

    ja kane dale janullat tu u dhi ne breke..na bojne moral feje

  7. Para Laci says:

    “Presidenti Erdogan I sheh marredhenjet me shqiptaret pa kushte” – thote keshilltari.

    Si pa “kushte”? Kur Erdogan refuzon te kaloje nga qendra e Tiranes vetem sepse ai nuk deshironte te shihte bustin e heroit tone kombtar?
    Apo kur ai dhe njerzit e tij, si me pare e si tani urdherojne politikanet tane qe te heqin bustin e skenderbeut nga dhoma ku do mbanin fjalimin per shtypin.

    Eshte njelloj si te thote “Une ju dua por ne fillim hiqni shtyllen kurrizore te kombit”

    Si partner strategjik me turqine nuk jam kunder.

    1. Projekti says:

      Ne politike nuk ka vellazeri por vetem interesa. Interesi na kerkon marrdhenie miqesore me Turqine (e treta me e rendesishme per ne pas SHBA dhe Gjermanise) si balance ndaj oreksit serbo-grek ndaj territoreve tona. Po te kujtojme historine, edhe Europa na masakroi dhe na spastroi etnikisht po kjo nuk do te thote se nuk duhet te shfrytezojme Europen per interesat tona. Matematike e thjeshte, rrofte interesi i Shqiperise dhe shqiptareve!

  8. Klimax says:

    Sa vjec eshte ky Sabri Demir qe paska lindur ne ish kryeqytetin e Vilajetit te Kosoves??!! Kujtojme se ky vilajet i Perandorise Otomane ka egzistuar prej vitit 1873 deri ne vitin 1912. Keshtu qe ne baze te llogaritjeve i bie qe ky Sabri Demir i lindur ne kete vilajet te jete i moshes 105 deri ne 143 vjecare!!!!! Dhe kur ky vezir, i punesuar ne kabinetin e sulltan Erdoganit per ceshtjet e Ballkanit, na flet e enderron akoma per territore te ish Perandorise Osmane, atehere kuptohet fare mire se cilat jane interesat e Turqise ne Ballkan! Dhe qe te kuptohemi, eshte pikerisht Erdogan qe deklaron se “nuk e njeh Traktatin e Lozanes”, ate traktat qe njohu shtetin e ri te Turqise te Ataturkut, por enderron e pretendon kufijte e vjeter te Perandorise Otomane me te ashtequajtura vilajetet e saj se bashku me “Popujt Akraba”, “vellezer” dhe shqiptaret “me shume se vellezer”, “nje komb, nje atdhe”, por sigurisht, duke luftuar e pastruar gylenxhinte, “tradhetaret”, “armiqte” e “terroristet e Turqise te Sulltanit Erdogan!!!

  9. Kuq e zi says:

    Shqiponja eshte sibol e familjes se kostandinit
    Simbol ilir
    Me pas kostandini behet i krishtere dhe jo e kunderta
    kam meshire per ata qe nuk kane simbole kombtare dhe ngushellohen me ata fetare
    Nqs shqiponja do ishte simbol fetar greqia do i jepte medalje ushtareve shqiptar jo burg

  10. Albani says:

    Mos e kruani bythen sepse miqesia me Turqine eshte e detyrueshme dhe e domosdoshme,dhe kur dihet qe jemi te rrethuar nga HIENAT qe duan trojet tona ne KOSOVE dhe EPIR.
    Vetem nje Serbi dhe nje Greku do tu interesonte nje armiqesi Shqipetaro-Turke,sepse Turqia eshte pengesa kryesore qe i neutralizon orekset e fqinjeve ndaj tojeve tona,sidomos fqinjit jugor,prandaj mbajeni mendjen ne koke dhe jo ne bythe.
    Halete fashiste krisavgjite,kameleoniste Greke si gjithmone jane te lire te nxjerrin helmin e tyre kunder marredhenjeve vellazerore Turko-Shqipetare,por nuk e bejne nga dashuria per Shqiperine,por nga dashuria per Greqine dhe Serbine.

    1. qipro says:

      bravo alban
      .muk i hiqet asnji presje komentit tat

    2. Spathiati says:

      Alban El Terrorist Islamisti, per te fshehur te verteten se jeni mbetje turko- osmane, mos perdorni gjithmon Greqine dhe Serbine si gogol!
      Thuajeni troc se jeni bashtuna turkoarab!

      1. Projekti says:

        Qekur Greqia dhe Serbia pretendojne territoret tona kuptohet qe gogola jane. Dhe kur ke gogola neper kembe miqesia me nje shtet te fuqishem ne rajon eshte e domosdoshme. Natyrisht qe turku nuk te behet vella, por ne keto kohe trazirash dhe perplasjesh nje miqesi e tille duhet.

    3. O Alban…ke te drejt kur thua qe turqit jan vllezer…ashtu e ke ne gjak pak te mbartur. Por Gjergji qe ti mbase nuk e konsideron hero kombetar kur kerkoi ndihme u drejtua nga perendimi jo nga lindja qe te luftonte vellezrit e tu rrac mongole

  11. zoro says:

    shkerdhata islame . ky turku sqipfoles nga tetova eshte bere vezir i erdoganit. he kjo me kujton perandrin osmane pet te cilen sulltani erdoga enderon . vdekje turqve mongoleve aziatike

    1. Projekti says:

      Edhe turqve ortodokse! Ata jane te shumte ne numer, edhe pse ne Shqiperi jane minoritet. Tani seriozisht, te pakten gjate Perandorise Osmane shqiptaret u rriten si ne popullsi ashtu edhe ne shtrirje territoriale. Ndersa kur erdhi koha e krijimit te shtetit Grek dhe atij Serb ne jo vetem qe nuk u rritem por u masakruam. Matematike e thjeshte. Shqiperia e shqiptareve, interesi i pergjithshem mbi interesat personale dhe ato fetare!

    2. Berati says:

      Vezir te sulltanit kane qene te shumte ne numer jo vetem ARNAUTET mysliman por edhe ata Katolik dhe Ortodoks. Mos te flasim per ata qe dekllaroheshin Grek, se ata i mbante me te ngrohta Sulltani , ne administrate dhe hareme.

  12. xxx says:

    Perpos Grekve dhe serbve edhe minoriteti shqipfoles eshte kundra Turkut.

  13. dash says:

    Ik ore mos na caj b…then….
    na lini te qete ne hallet tona..

  14. Edhe ti says:

    Nqs. per ty o alban eshte vella eshte puna jote ,nuk mund te hash inatin me greket apo serbet duke i ulur breket turqise .E kam thene njehere dhe po e perseris ,,,kush mendon qe mund te ekzistoje miqesi e “paster “mes nje shteti te vogel ,dhe nje shteti qe te mbulon tre here ushtarakisht ,ekonomikisht ,dhe territor, ka nevoje per ndihme psikiatri ,,thuaj me mire qe aq mbush dhe aq them

    1. Albani says:

      Per mua jane vellezer te gjitrhe ata qe nuk me duan te keqen por te miren.
      Edhe ti;
      Mos shkruaj me emocione,egoizem dhe urrejtje,por shiko realitetin,gjeopolitiken dhe influencat.
      Mardhenjet ndermjet shteteve dhe njerezve normale nuk duhet te kushtezohen nga e kaluara.
      Une nuk e Urrej Turkun e sotem sepse para ardhesit e tyre na pushtuan,nuk e vras as dhe nje njeri sot sepse stergjyshi i tij e pati vrare timin,sepse ashtu i bie te urrejme dhe Italianet e sotem Romake dhe fashiste ,Gjermanet e sotem dhe Turqit,Greket dhe Serbet.
      Sipas trurit tend perse Izraelitet so kane marredhenje shembullore me Gjermanetqe tentuan ti zhdukin racen,perse nuk jane ne lufte?
      Sepse nuk kane llogjiken tende.
      Sa per referimin TIM ndaj Serbise dhe Greqise,duhet qe te mos ta kesh fare trurin ne qofte se nuk kupton apo nuk arrin ti ndash disa gjera;
      (1) 1700 vjet kemi (vendi) nen perandorine Romake.
      (2)qe nga vitet 700 dhe deri sot me 2017 ne Ballkan u krijuan disa shtete sllave ne kurriz te territoreve Iliro-Shqipetare,ku akoma sot treva Shqipetare me banore autoktone ndodhen ne Mal te zi Serbi dhe Maqedoni,dhe ceshte me e keqja Serbia akoma nxit dhune dhe kerkon troje dhe lufte,TROJE SHQIPETARESH.eshte ironike,naive dhe do nje guxim te madh nga ana e tyre te deklarosh qe Kosova eshte toka e shenjte Serbe,thua qe e sollen nga stepat e uraleve kur u dynden ne ballkan.
      (3)Turqia na mbajti nen zgjedhe per afro 500 vjet,1430-1912

      (4)fqinji jugor Greqia.
      Asnjehere dhe kurre, nuk ka hekur dore nga ideja e madhe,asimilimi,dhuna dhe gllaberimi i tokave Shqipetare,u formua dhe u rrit dhe kerkon te rritet akoma si nje parazit mbi TRUNGUN AUTOKTON ILIRO-EPIROTO-PELLAZG,apo SHQIPTARO-SHQIPETAR
      E thone vete Greket qe Epiri me 1912 nuk kishte elemente Greke,e zaptuan.
      Cipraqi shkoi ne janar ne Beograd,per cfare.
      Si miop qe je po ta them une;
      Shkoi te konfirmoje aleancen e vjeter Serbo-Greke kunder Shqipetareve.
      Kurre tha nuk do ta njohim Kosoven,dhe nga ana tjeter luan me karten e nacionalizmit dhe nxit elementet fashiste ne jug te Shqiperise.
      Pra sot kemi nje Turqi e cila qe nga momenti i pare doli ne krah te KOSOVES TONE
      Kemi nje Turqi e cila na ka shtrire doren e bashkepunimit dhe miqesise,te cilen sipas teje duhet ta refuzojme,dhe nga ana tjeter kemi nje Greqi dhe Serbi te cilat nuk eshte nevoja te te them,sepse sjellja e tyre nuk ka ndryshuar dhe eshte e njejte qe kur ata erdhen dhe krijuan kombin e tyre ne keto troje.
      Ne jemi krenar qe Turqia na nderon dhe respekton
      Ne ndihemi te inatosur dhe te zhgenjyer kur Greket dhe Serbet kane ALERGJI NDAJ NGJYRES SE KUQE DHE TE ZEZE.
      Dy te rinj ne Kallamata kur shikonin eliminatoret e Shqiperise ne nje lokal atje kishin dhe nje flamur me vete
      me ta shpalosur ne lokal kur u kualifikuam,Nje Grek i qellon me pistolete dhe plagos rende njerin…….
      I semure mendor do te thuash ti patjeter per Grekun,por e keqja eshte qe,…… ne gjykate Greku u shpall i pafajshem dhe Shqipetaret u denuan me nga 5800 euro gjobe per……..provokim.
      Une nuk i kuptoj gomeret qe thone qe duhet ti shpallim lufte Turqise,gomeret qe e heqin veten Shqipetar nder te cilet je dhe ti.
      UNE TE JUSTIFIKOJ PO TE JESH GREK OSE SERB SI NOKA
      RRofte Shqiperia dhe Kosova,dhe Shqipetaret kudo ndodhen,rrofte dhe miqesia dhe aleati yne Turqia deri sa te vazhdojne te jene miqte tane.

    2. Albani says:

      Edhe ti
      Eshte injorance kur mendon qe miqesia kushtezohet nga madhesia,dhe Ilir meta 4 deputete ishte kur beri aleance me Berishen por u bene te gjithe ministra.
      Ta prishim dhe me Ameriken dhe Gjermanine sepse jane me te medha dhe nuk na trajtojne sic duhet.
      LEXOJE SHKRIMIN PASTAJ KOMENTO
      Vetem ajo qe ka bere Turqia per Kosoven mjafton per ta quajtur mik

  15. Edhe ti says:

    Muhabete kafenesh ,dhe krahasime qe te rrenqethin kur i lexon ..te tipit gjermania me ameriken ,me turqine .Dy te paret kerkojne ta fusin shqiperine ne binare ,i treti lere se nuk po shkruaj gje se humb kohen time .Pastaj ajo qe ka bere turqia per kosoven mmmmhhhh,,ishin avionet e natos ato qe bombarduan beogradin me ameriken ne krye ,turqia nuk e di ne cilen vrime ishte fshehur ose nese ka bombarduar e ka bere e kamufluar si NATO dhe jo si turq .Po ke te drejte edhe amerika eshte e madhe ,por ambasadori i saj po cahet ne dysh per nje reforme qe do ta ndryshoje kete vend ,po turqia kur do ta na hape ndonje medrese tjeter se ato qe ka ndertuar jane vjetersuar. Me fal po komentin tend te dyte nuk e lexova dot deri ne fund se ishte shume i gjate, dhe me shume se koment me dukej percatje me fantazi erotike

    1. Albani says:

      Domosdo,sepse ti po te lexosh me shume se pese rreshta te merr gjumi,prandaj te thashe qe lexo shkrimin nje here pastaj komento.
      Nuk mbahen akrepat e ores ne kohen e Skenderbeut,por ecet me kohen.
      Kur Turqine kerkojne ta kene aleat superfuqite,ne jemi me te zgjuar apo mbi superfuqite qe te mos e kemi.
      Dukesh qe te mungojne disa binare,ne mos te gjithe.

      1. Altin says:

        Shif ketu o qorr ballkanas. Ja dhe Zvicra se si i pergjigjet mendjelehtesive tona….jane me te ashper ne respektim te flamurit dhe simboleve te tyre kur je ushtar.

        http://m.20min.ch/schweiz/news/story/15545694

        Lexoje te kuptosh…… mendjelehta…. ju eshte bere mendja anadollake turq… Erdogani ka shkaterruar cdo gje demokratike dhe po behet shtet i mbyllur islamik..ju avazin tuaj…. eshte izoluar nga gjithe perendimi, vetem ne Shqiperi e dashurojne….

        1. xxxx says:

          Nuk e “dashuron” njeri ne Shqiperi Erdoganin more kokrra hajvanit por INTERESAT te bejn te kesh marredhenie te mira me Turqine nuk e shikon more pic derr se cfare hienash ke perreth qe duan te bejn me zorret e tua lidhese kepucesh te jesh kaq rrote kkk ik more debil na u hiq qafe analfabete e injorante realiteti ju ka ngecur disku akoma ne kohen Otomanve .Cmenduri

      2. Polik says:

        Akrepat ne oren e skenderbeut i Ka ngelur erdoganit , dhe jo neve o komentues , sepse atij i jep bezdi duke e quajtur trathtar.Ti nuk di se cfare shkruan dhe mos na beni si moderna

  16. Edhe ti says:

    Perfundisht,ti je i rreshqitur ,,,,,,per cfare shkruaj une e cfare llomotit ti,,,,,

  17. Tani says:

    Maredhenije miqsore me Turqine per tu ruajtur nga Hijenat e Ballkanit , nuk ka asgje te keqe , por vetem te mira.

  18. Cami i Camerise says:

    Dmth Shpetim Gjirizin ups Idrizin e paska qejf Erdogani? Pra Idrizi ne emer te Camerise u palloka ne leke nga sultan Erdogan. Prandaj gafurret me mercedes dhe ka marre lokalin Green House. Ne mut do ta betonojme qelbesiren

  19. mb says:

    Greket nuk duhet te ankomen kunder Perandorise Osmane, ata the lista e tyre kane qene te favorizume nga Turqia. Duhet te ankohen shqiptaret!

  20. erius says:

    O trapa o idiota nuk ekziston as turku as greku dhe as serbi as muslimanet as te krishteret asgje per vec shqiperise per deri sa te jemi te perciare mes nesh do te na rrasin ne sume te gjithe. Ne si shqipetare si ilira si shqiponja duhet te mbrojme interesat tona te perbashketa kudo qe jemi dhe nje fjale e urte shqipe thote se trimi forte me shoke shume ndaj kushdo qe mbeshtet interesat e te gjithe shqipetarve kudo qe jane meriton respektin tone se ndyshe nuk ka kuptim te mos respektosh madje dhe ta shash ata qe na ndimojne dhe jane me ne per te thene qe kemi te drejte te egzistojme ne kete bote si mund te kritikoni kete artikull nuk ju vjen turp se serbi na beri copash shkoni e lexoni se cfare kane bere ne kosove me kujtohet nje vajze qe tregonte se serbet moren vedhain e saj e shveshen ia pren karin dhe i dhane qe tani do ta perdhunoshin me karin e vedhait tesaj pasi kjo nuk ishte e mundur e kane perdhunuar shume ushtare njeri pas tjetrit tashi imagjinoni se kjo vajza te ishte motra juaj apo nena juaj apo vajza juaj si kjo vajza kane vuajtur me mijera ne kosove ndaj mos folni kot sa per ti dheþne ere gojes por mendoni per te miren tone te perbashket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje