PDIU, Vjollca Braho lëshon sfidën: Synojmë 2-3 deputetë në qarkun e Elbasanit

17 Shkurt 2017, 18:57Politika TEMA

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Uniteti e drejtuar nga Shpëtim Idrizi dhe që përfaqëson çamët ka rritur pretendimet, vetëm katër muaj para zgjedhjeve.

Mbështetur dhe në zgjedhjet e pjesshme për kreun e bashkisë Dibër dhe Kolonjë, të fitura shumë thellë dhe ku roli i PDIU në mënyrë të certifikuar ka qënë i madh, tashmë kjo parti mendon se do të zgjerojë mbështetjen dhe në qarkun e Elbasanit.

Një synim të tillë e ka bërë të ditur zv.ministrja e Mirëqenies dhe Rinisë Vjollca Braho, përfaqësuese e PDIU në këtë nivel bashkëqeverisjeje me PS.

Në kuadër të organizimit për zgjedhjen e kryetarëve të forumeve drejtuese të PDIU në të gjithë vendin, Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Vjollca Braho deklaroi se PDIU synon të marrë në këtë qark të rëndësishëm në zemër të Shqipërisë 2 deri në 3 deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Kur burri është koka e shtëpisë, por qafa është gruaja kështu që nëqoftëse ne do të jemi të forta nëpërmjet forumit të gruas të partisë për drejtësi, integrim dhe unitet sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme me gjithë këtë punë mjaft të madhe që është bërë në qarkun në Elbasan shpresoj që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka të sigurta 2 deri në 3 deputetë”, tha Braho.

Në takimin e zhvilluar në Elbasan, Braho kërkoi nga anëtarësia e gruas të jenë të bashkuara për të arritur angazhimet në zgjedhjet e 18 qershorit.

6 komente në “PDIU, Vjollca Braho lëshon sfidën: Synojmë 2-3 deputetë në qarkun e Elbasanit”

  1. Projekti says:

    PDIU po forcohet. Ndoshta po te kishin guxim te dilnin te vetem ne zgjedhje dhe te benin koalicon paszgjedhor me PS ndoshta do te kishin me shume fitim. Ndoshta ne ate menyre do te merrnin vota nga demokratet e zhgenjyer nga PD por qe nuk duan te votojne PS dhe LSI. Thjesht nje skenar po kurre mos thuaj kurre! Edhe partia Besa ne Maqedoni ne menyre te ngjashme, nga te zhgenjyerit mori shume vota, ndoshta shumicen e votave qe fitoi.

  2. leshjani says:

    S’paska ndryshuar fare kjo pela karrieriste,vetem kek Idriz Seferi ke ndonje cope byrek,c’fare duan camet ne Diber spo ne Kosove ndoshta edhe ne Mal te Zi.?Eh moj balene/moj shtaze shtepiake..camet duan ta bejne Shqiperine si Cameria,

    1. Projekti says:

      Pse ka ndonje problem qe PDIU te shtrije ndikimin e vet dhe ne Diber, Kosove e kudo tjeter ku ka shqiptare e ku nuk e pengon ligji? Sa per detajet personale te zonjes ne fjale nuk mund te them gje. Nuk kam informacion prandaj dhe nuk mund te te besoj.

  3. lejfeni says:

    Uaaaa asa e shemtut qka kjo qamja ,uaaaaa super e shemtut .

  4. Cami i Camerise says:

    Po moj fycke gazra mbajtese. do marresh 2-3 hajdare nga mbrapa. Prit prit ti bashke me pseudocamin Shpetim Gjirizi

  5. Sabri Godo says:

    PDIU eshte parti atdhetare qe lufton per 1 ceshtje te shenjte . Do te jet edhe me e votuar kesaj radhe sepse shqiptaret inteligjent dhe atdhetar e vleresojn . Llumi i shoqeris si disa nga komentusit e mesiperm thjesht tregojn injorancen dhe kafsherin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje