Sherri/ Fyerjet pa mikrofon mes Nokës, Braçes, Berishës, Klosit e Blushit. Çfarë nuk u dëgjua dje nga fjalori 'shqip-shqip' në Kuvend

17 Shkurt 2017, 08:58Politika TEMA

Fyerje, sharje banale dhe dhunë mes deputetëve. Kjo ishte esenca e seancës së djeshme parlamentare, ku deputetët, madje dhe ministrat nuk i kursyen fjalët e pa matura ndaj njëri-tjetrit.

Media sjell debatet dhe fyerjet mes tyre, ato që nuk u dëgjuan nga televizori dhe mikrofoni i parlamentit.

Pavarësisht se Gramoz Ruçi pati porositur deputetët e vetë të mos binin në kurthet e opozitës, deputetët e mazhorancës nuk ja dolën të përmbahen as me Ben Blushin.

Debati i parë nisi mes Blendi Klosit dhe Ben Blushit, ndërsa më pas në debat u përfshi Sali Berisha, Flamur Noka dhe Erjon Braçe shkruan “Shqiptarja.com” . Debati dhe fyerjet sollën ndërprerjen katër herë të seancës plenare deri në bojkotin final të seancës nga opozita.

Fyerjet mes deputetëve 

Ben Blushi: E kam amanet nga banorët e Zharrzit t’ju them këtu dy fjalë për ta. Për ju që jua keni përzier gjakun me helm. Ju keni helmuar ujin. Ata kanë 10 apo më shumë ditë pa ngrënë e pa pirë.

Antoneta Dhima: Pse gënjen?

Ben Blushi: Ti zonjë pusho, se ty të nxorën jashtë ata. Po ti nuk ke turp.

Antoneta Dhima: Jo, unë kam ndenjur me ta gjithë ditën.

Ben Blushi: Unë dhe Mimoza Hafizi u larguam nga rilindja, sepse ajo mbështet Elvis Roshin, Vangjush Dakon. Sepse vjedh shqiptarët.

Ben Blushi: Një parti i vjedh votat e veta për të mos futur në zgjedhje. E kush kjo parti, (i drejtohet podiumit të ministrave të qeverisë), Ju që mendoni se Dako është krenari se varros Durrësin e Lashtë për të mos folur për  Elvis Rroshin, apo për këtë tjetrin se mungoka këtu, (Ramën).

Blendi Klosi: Çfarë flet more?

Blushi sheh nga Klosi: Ti more vartësi i Vangjush Dakos, që paguhesh parazit ordinet që paguhesh mijëra euro në muaj nga Vangjush Dako. Ky i mbante letrat Aleksandër Meksit, e bëra njeri e ngjita me zyrë në katin e dytë këtë halabak.

Blendi Klosi: Pusho, more pusho. Mos thuaj budallallëqe…

Ben Blushi: Pusho, ti parazit. Pusho…

Blendi Klosi: Boll ore debil.

Ben Blushi: Pusho ti parazit ordiner që e merr rrogën çdo muaj tek Gjushi.

Taulant Balla-Leskajt: Nxirre jashtë këtë…

Blendi Klosi: Ore t*rap, a do pushosh?

(Ndërhyn Tahiri dhe Beqaj, duke i kërkuar Klosit të qetësohet).

Ben Blushi: Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit, vartës i Vangjush Dakos.

Damian Gjiknuri: Blush: Ti je i mirë në poezi po nuk je i mirë në prozë. Dhe politika nuk është as poezi, as prozë Blushi.

Erjon Braçe: Bejte mor bejte, ku di të bëjë poezi ai.

Sali Berisha: Shqiptarë dhe shqiptare,  18 shkurti është dita e fillimit të madh të një misioni, më i madhi nga 20 shkurti i 1991, që do thërrmojë dhe do shkërmoqi Banditokracinë. Ky kryebandit rrethohet këtu në parlament nga banditë të tjerë, nga ministra të pafytyrë, hajdutë që ndërtojnë parajsë dhe vila me paratë e të sëmurëve me kancer, që me paratë e drogës dhe të bixhozit ndërton parajsën e tij, që instaloi skafin dhe trafikun e drogës.

Me përfaqësues në krye të diplomacisë një mashtrues dhe hajdut ordiner, një njëri i cili nën ligjin e Banditistanit i thotë komisionit parlamentar   se kishte informuar presidentin, dhe presidenti e nxjerr të pafytyrë siç është, ndërsa njoftimin ja dërgon presidentit dy ditë më mbrapa. Ja ky është diplomati i Banditistanit dhe i banditokracisë.

Dita e qytetarëve po vjen! 18 shkurti është dita e misionit të madh për çdo shqiptar sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me përdhunues, sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me trafikantë  dhe mashtrues…

Erjon Braçe: O b*le…Po boll, o boll.

(Flamur Noka shkon tek vendi i Erjon Braçes dhe e godet me librin e rregullores. Ndërhyn garda. Edi Paloka dhe Ulsi Manja largojnë Nokën)

Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po thuaji ta mbylli gojën.

Ulsi Manja: Po ulu tani…

Flamur Noka: Do ja q* r*obt, po të them.

Erjon Braçe: O idiot, çfarë ke, o idiot…

Gramoz Ruçi: Znj. Leskaj ndërprisni seancën.

Valentina Leskaj: Zotërinj deputetë qetësohuni, mos krijoni tensione.

Taulant Balla: Të ndërpritet seanca.

Valentina Leskaj: Zoti Noka, do të marr masa ndaj jush, ju lutem uluni. Ok, seanca ndërpritet.

Sali Berisha: Banditë të të gjitha anëve bashkohuni, fundi juaj po vjen.

Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca.

Sali Berisha: Kones po t’i thuash kuç, vetëm leh.

4 komente në “Sherri/ Fyerjet pa mikrofon mes Nokës, Braçes, Berishës, Klosit e Blushit. Çfarë nuk u dëgjua dje nga fjalori ‘shqip-shqip’ në Kuvend”

  1. .dani says:

    Keshtu esht kur e njef tjetrin qe esht agjent i serbis dhe e le te livadhisi dhe te bej te fortin kjo te gjen , jeni ber per turp jeni ber njish rrugaç e politikan bashk se mer vesh i pari te dytin , nuk rroni dot ju me kte lloj lirie jeni msuar me dru mas qafe tek e fundit dhe druri nga xheneti ka dal.

  2. Fatosi-kosove says:

    Edhe vet e thone ;”bandite te te gjitha aneve bashkohuni”,ske çfar i shton asnje shkronje kopese kriminale ku tash i eshte bashkuar edhe bllushi.

  3. Shigjeta says:

    Me mire qe ndodhi keshtu , te shikoje populli nga kush do perfaqesohet nga ndyresira noka blusher sali apo lul karabushi te shikoje populli kjo eshte e djathta shqiptare , kjo eshte banda e tyre ,keshtu dhe vetem keshtu mund te komunikojne , ne 18 hedhin zarin e fundit ,destabilizimin , atje kane shpresat e fundit , e kuptojne se u erdhi fundi , jo vetem fundi politik por dhe ai fizik i fut reforma brenda ndyresirat

  4. IlirT says:

    Erjon Bracja, e mban veten per njeri te letrave, o zot?!! Une kete mi haleje nuk e ve as te me vadite kopshtin per jonxhe per lopet e Myzeqese, jo me depytet bashke me Taulant Balllen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje