Skenarët e protestës së nesërme të PD-së dhe një arsye banale, që mund t’iu prishë gjithë planet

Askush nga PD nuk di të thotë se çfarë do të ndodhë në protestën e nesërme para Kryeministrisë.

Megjithatë, në media, duke iu referuar edhe informacioneve jo zyrtare nga PD, përfliten disa skenarë.

Një skenar është ngritja e çadrave para Kryeministrisë, që do të ishte një kopje e opozitës së Ramës.

Skenari i dytë është përdorimi i disa akteve të forcës, si sulmi ndaj strehëzës së Kryeministrisë, gjë që ka bërë që punonjësit e kësaj të fundit të marrin masa për ta mbuluar atë.

Megjithatë, të gjitha planet e PD-së mund të marrin një goditje nga një arsye fare banale.

Nesër moti mund të jetë i keq dhe mund të bjerë shi.

Kjo do të rrudhte ndjeshëm numrin e protestuesve dhe gjithë skenarët e mundshëm.

Për këtë arsye, nëse mund të ketë vetëm një marshim, ku do t’i kërkohet Ramës dorëheqja, për të pasur zgjedhje të lira.

Dhe, duke parë që PD ka marrë leje për vetëm 4 orë tek policia, besohet se kjo është gjëja më e mundshme që pritet të ndodhë nesër.

Ironia është se Basha dhe drejtuesit e PD-së, janë duke pritur për të marrë një vendim përfundimtar, bazuar në parashikimet e motit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...