Astrit Patozi kundër Bashës: Nuk e duam pushtetin në tavolinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi nga sheshi i protestës ka deklaruar se ky është i vetmi instrument qe i ka mbetur opozites per te parandaluar vjedhjen e zgjedhjeve dhe tha se protesta sot ka nisur “për të parandaluar një krim”.

“Përvec 1 mijë arsyeve që kanë shqiptarët të parandalojë vjedhen e zgjedhjeve, eshte e vetmja forme që i ka ngelur në dorë opozitës që ta evitojë një ngjarje të tillë”, u shpreh ai.

Duke folur për “News24”, deputeti demokrat tha se aktualisht qeveria shqiptare është e rrënuar, dhe “rri në këmbë” vetëm në sajë të numrave.

“Në rast se Qeveria do të rezistojë, edhe protesta do të jetë e gjatë. Uroj që qeveria të jetë e arsyeshme, dhe të pranojë një kërkesë legjitime, jo vetëm nga PD, por nga të gjithë qytetarët. Kjo është kauza e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e PD. Ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, asgjë më shumë se kaq. Ne kemi një qeveri tmerrësisht të dobët, që rri në këmbë vetëm me numra. Kemi një qeveri të rrënuar. Ndaj ne kemi shpresë sot se protesta do të kthejë shpresë te shqiptarët. Ne sot kërkojmë parandalimin e vrasjes së zgjedhjeve. Është e sigurt se zgjedhjet do të vidhen nëse ne nuk e ndalojmë qeverinë në përpjekjen e saj diabolike për të dëmtuar procesin. Çdo protestë është simbolike. Cilido qoftë numri i protestuesve, rëndësia qëndron te simboli. Qytetarët në këtë protestë kërkojnë zgjedhje të lira e ndershme”, tha Patozi.

I pyetur se “Ku do ta çojë kjo protestë PD?”, deputeti demokrat tha se “Ka një përpjekje djallëzore të Qeverisë për ta interpretuar protestën si një përpjekje e PD për ta marrë qeverinë në tavolinë. Nëse kjo do ishte e vërtetë do isha unë i pari që do ta refuzojë këtë”.

Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë. Kjo protestë ka një qëllim final, për veç 1001 arsyeve që kanë shqiptarët për të protestuar, por kanë një qëllim final të mos lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. E vetmja gjë që i ka mbetur në dorë opozitës.

Është folur për një përshkallëzim të protestës, edhe grevë urie?

Unë uroj që qeveria të gjejë një rrugë që kjo protestë të mos zgjatet. Çdo skenar është i mundshëm. Unë nuk mendoj se është forma ajo që do e vendosë suksesin e kësaj proteste por përmbajtja.

Një koment për reagimin e Ramës për protestën?

Unë nuk e kam parë këtë koment të kryeministrit. Patjetër që reformat do vazhdojnë dhe ky vend ka nevojë për reforma por jo me këtë qeveri. Duhet t’i bëjë një qeveri e përgjegjshme, jo ky kryeministër që është pakicë edhe në qeverinë e vetë. Kjo maxhorancë mbahet vetëm nga numrat. Kjo ishte protesta më e madhe dhe e fuqishme në numër dhe në shpirt. E them me bindje, nuk po flas me numra.

Një koment për mungesën e reagimit nga ana e LSI-së…

Nuk pres as përgëzime dhe as kritika nga LSI-ja për protestën. Nuk i hyj kësaj llogarie. Por nuk hyj fare tek mendimet e kundërta që ka LSI-ja me PS-në. Qeveria është në konflikt me shumicën e shqiptarëve që i ka keqqeverisur. Kjo është një qeveri e zhytur në korrupsion, që i ka të qarta lidhjet me krimin e organizuar.

Kjo qeveria ka edhe një konflikt të brendshëm që është shumë evident.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Astrit Patozi kundër Bashës: Nuk e duam pushtetin në tavolinë”

  1. boom says:

    Hajdutet e votave therrasin kunder vjedhjeve te votave.

  2. Turi says:

    Kujt i kerkon ky pjesetar i bandes se hajduteve te zgjedhjeve, zgjedhje te lira dhe te ndershme? Cfare ka bere qeveria qe po cenoka zgjedhjet? E vetmja gje eshte qe keta kerkojne zgjedhje elektronike kur per kushtet e Shqiperise ato jane te pamundura sepse ka nje popullsi te plakur qe nuk merr vesh nga kompjuterat (te gjithe pensionistet qe jane mbi 600 mije), nuk ka sherbime dixhitale (kompjuterike) ne te gjithe vendin, dhe se fundi qe kompjuterat e zgjedhjeve mund te hakerohen nga hakera vendas dhe te huaj. Mjafton te kujtosh se cfare ndodhi ne SHBA ku Rusia u akuzua per nderhyrje ne votimet elektorale per President mjafton te kuptosh qe Shqiperia mund te hakerohet shume lehte. Po ashtu duhet theksuar qe qeveria e Edi Rames nuk ka asnje histori me zgjedhje votimesh sepse ka vetem 3 vjet e gjysem qe ka ardhur ne pushtet. Ndersa qeveria e Berishes dhe ish kryebashkiaku i Tiranes kane histori te vjedhjes se votimeve. Mjafton te permendet 1996 dhe 2011 qe te kutposh vjedhjet qe ata i kane bere votuesve shqiptare. Pallavrat qe thote Patozi per keq-qeverisjen e vendit nuk i ha asnje shqiptar i ndershem, pervecse atyre qe kane shitur shpirtin per nje grusht miell dhe nje dore para, qe ta besoje kete. Qeveria mund te vuaje nga disa ministra sepse jo te gjithe i perkasin PS-se, por punet qe kjo qeveri ka bere per kete vend nuk mund te krahasohen me ato te qeverive Berisha. Nuk duhet harruar qe qeveria Berisha e la vendin e borxhe te paimagjunushem me vjedhjet e vzhdueshme te parave te shqiptareve duke mbeshtetur bizneset e tyre te pista dhe te gjitha fushatat elektorale. Pa permendur ketu vjedhjet e hapura miliarda dllareshe te CEZ dhe Rruges se Kombit. Prandaj, z. Patozi jeni jo i sinqerte ne gjithcka qe thoni dhe i pabesushem. Nuk vjen SHQUP-i ne qeveri per nje kohe shume te gjate dhe vetem pasi Sali Pashe Toptani dhe Lulzim Xhaferr Deva do te futen ne burg (dhe bashkepunetoret e tyre).

  3. Gregor Lato says:

    Po ne emer te kujt qytetareve flet ti o katundar? Se qytetare jemi edhe ne te tjeret qe nuk jemi per vjedhjen, krimin, e kriminelet, gjyqtaret e prokuroret qe ju po i mbroni me cdo kusht. Pra fol vetem ne emer tend, se nuk te pelqen reforma, nuk te pelqen ligji e shteti, por anarkia. Keni genjyer dhe nje takem fshataresh e qytetaresh te varfer qe protestojne per faturen e energjise, qe me pare nuk e paguanin, si tha nje nga protestueset sot pa filluar protesta.
    Vetem keta mund te genjeni ju, te tjeret ua kane pire lengun.

  4. grand says:

    Ore ti Astrit!
    Une te di burre me aresye!
    Une di te theme se nese Nderkombetaret dhe Rama do te vonojne ose terhiqen nga Reforma ne drejtesi, Sala dhe Basha por edhe ti (me duket) jeni gati ta lini ER gjithe jeten ne pushtet!
    Pyetje: Me trego vetem nje fjalim qe te kete permendur dikush ne fjalimet ne proteste Reformen ne Drejtesi ose Vetingun? dhe une do te jeme neser tek dera e Kryeministrit per ti kerkuar atij doreheqjen.
    Biles sot po ta zije me goje vetingun, protestuesit “popull” te rrihnin me dru qe s’ kish zot qe ti ndalonte!
    Pikerishte se ata drejtuesit e protestes dhe protestuesit e kishin te ndaluar ta zinin me goje, ata moren sot pamje Zombi! Turme idiote masive: sepse asnjerite s’ja mbate parapanica ta zinte me goje reformen ne drejtesi dhe Vetingun! Ato ishin per nenin 55 ne heshtje! Ta zije ne vend te perjashtonin nga protesta si socialist si luist. vlahutins,etc dhe rrezik dilje me ndonje kembe a krah te thyer! Nje prove bera diku dhe thashe qe Zeni nuk ka paguar taksat 5 vjet si sekser ( i diplomuar ?!!) dhe nja tre vete me thane ; prit , prit nje cike! Ika me nxitim sa nuk ishte vone! Dikush me tha Provokator! Me tej….
    I pe shoket e tu qe donin mocion ne Parlamentin european per te mos u hapur negociatat per Europe, qe mashtronin popullin” E duam Shqiperine si Europa”
    Mua me vjene keq per ty or mik, qe bene gjasme si burre i mire, por je me mashtrues, je me i kamufluar, ku lehtesishte mund quhesh shefi i mashtrimit dhe kryemaskarai! Ti je me i rrezikshem se vete Sala! Mjere ata qe te kane mik!
    Astrit! Kjo proteste nuk eshte per zgjedhjet! Eshte kunder procesit te vetingut, qe po perparon (urime!) dhe … Edhe Hahni s’ju kenaqi sot: Nuk i dha te drejte Lirkes per Bordin, e quajti kushtetues!
    Keshilla ime eshte: Tito rri urte, Sala , Luli, Zeni, etj dine si bejne vete, edhe ti i di dhe cfare te theme… Mjere per ty per mendjen qe ke….

  5. kuq e zi says:

    astrit patozi duhet te jete trim jo vegel
    vendi i bashes i perkiste nje te vjetri ne pd jo djelmoshave te rij qe te benin kukullen… ishit tete vjet ne pushtet dhe nuk bete nje ligj zgjedhor te drejte prape edhe sot ne opozite nuk propozoni nje te tille si do vidhet vota???
    ti kerkosh qeverise qe eshte zgjedhur me vote te le pushtetin se ske shanc per fitore ksaj i thone ma jepni qeverine vete se me vote se fitoj dot
    plurarizmi eshte lufte numrash po i pate qeveris po si pate je ne opozite
    mund te protestosh per nje ligj apo tjetrin por te japesh pretkst shfuqizimin e qeverise sepse ske shance te fitosh kjo te ndeshkon akoma me shume
    kemi nevoje per opozite jo per qylaxhi
    nuk jam i njeanshem sepse skam votuar asnjehere por une kete proteste e shoh si hakmarrje ndaj vetingut

  6. DAVID says:

    Ore palavos ti ose je njeri I trashe ,ose s’ke arsim perkates ,se helbete ju PD-ist vertitet nga 300 euro dhe moret nga nji dipllome dhe na jinni bere Dr.shkencash per kafshet qe te gjithe.Por sa ishit zotrote ne pushtet ku ishe ti, qe s’tu dergjua zeri njihere per mire apo per keq,apo tani u afruan zgjedhjet dhe fillove te besh gam,gam per tu vendosur ne liste ,pra ju vete nuk e kini te sigurte se do jesh ne liste per deputet te thencin apo jo ,sa per qeverine mos qaj hallin e kalorsit se I varen kembet seo eshte populli ai qe vendos se ne greve del me ju dhe voten ja jep populli ati qe e meriton o Astrit-Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *