Bundesliga/ Bayerni merr një pikë me shumë vuajtje

18 Shkurt 2017, 17:44Sport TEMA

Bayern Munich ka marrë një pikë me shumë vështirësi në transfertë kundër Hertha Berlinut.

Kampionët e gjermanisë arritën që të barazojnë rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes, për të marrë një pikë në këtë përballje.

Hertha e Berlinit kaloi në avantazh në minutën e 21-të të pjesës së parë me anë të Ibisevic.

Ndërsa, bavarezët e drejtuar nga tekniku Karlo Ancelotti barazuan në minutën e 96-të me anë të sulmuesit polak, Robert Levandovski që vulosi shifrat në 1-1.

Me këtë barazim Bayerni mban vendin e parë me 50-pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, Borussia e Dortmundit ka mposhtur me shifrat 3-0 në fushën e saj Wolfsburgun.

Autorët e golave për verdhezinjtë u shënuan nga Bruma autogol, Pizczek, dhe Dembele.

Rezultatet e ndeshjeve të Bundesligës.

Mainz 05 0-2 Werder Bremen

B. Dortmund 3-0 Wolfsburg

Eintracht Frankfurt 0-2 Inglostadt

Hertha Berlin 1-1 Bayern Mynih

Hoffenheim 2-0 Darmstadt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje