Çfarë pret në shesh Lulzim Basha?!

18 Shkurt 2017, 15:25Blog TEMA
Çfarë pret në shesh Lulzim Basha?!

Nga Armando Meta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, artikuloi sot mesazhin e protestës së 18 shkurtit: sipas tij, PD kërkon qeveri teknike për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit. Ai madje nënvizoi jo pa kërcënim se ose do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Kushtin për qeveri teknike ai e artikuloi duke ofruar edhe veten si “sakrifikues” për të hyrë në çadrat e ngritura përpara kryeministrisë nga militantët e PD-së (skemë e PS në vitin 2009). Në fakt, një element që duket qartë është se kjo kërkesë e Bashës ka jo pak nonsens brenda vetes.

Së pari një qeveri nuk bie se përpara dritareve të kryeministrit ulet në çadër kryetari i opozitës. Qeveria ka votat dhe ngrihet ose rrëzohet në parlament. Së dyti, Basha përfaqëson një parti e cila është votuar për të qenë në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme, si ndëshkim për keqqeverisjen e vendit për 8 vite me rradhë që ai dhe PD i bënë vendit. Së treti, zgjedhjet duhet t’i fitosh dhe jo të t’i dhurojnë në tavolinë. Së katërti, mazhoranca aktuale i ka të gjithë numrat e nevojshëm të votave, madje ka një shumicë dërrmuese parlamentare, e cila vijon të jetë funksionale. Kanë qenë vetë Berisha e Basha që edhe kur nuk kishin numrat e duhur në Kuvend për të qeverisur, pas largimit të LSI nga koaliconi në prill 2013, pak muaj para zgjedhjeve, me disa blerje të shpejta në kampin e PS e shtynë si e shtynë deri në ditën e votimit, duke refuzuar çdo lloj qeverie teknike. Ata ja kanë dhënë vetë në dorë Ramës precedentin për të hedhur poshtë çdo kërkesë të ngjashme.

Në fjalimin e Bashës nuk pati madje as ndonjë propozim konkret për Reformën Zgjedhore. Nuk është e qartë se çfarë kërkon në këtë moment opozita, votim elektronik, diçka tjetër, apo thjesht rrëzim të qeverisë?!

Mesa u dëgjua sot, përpjekja e PD-së është që të rrëzojë qeverinë aktuale. Dhe ky duket si një mision i vështirë, pse jo dhe i pamundur dhe i palogjikshëm. Qeveritë nuk bien se kandidati i opozitës për kryeministër i rri poshtë zyrës kryeministrit dhe i kërkon dorëheqjen në emër të partisë së tij. Basha që të bëhet kryeministër së pari duhet t’i fitojë zgjedhjet. Zgjedhje të cilat i humbi pa lavdi në verën e vitit 2015. Protesta e sotme mund të jetë një fillim i mirë fushate nga ana e PD, por nuk mund të jetë kozmetikë e mjaftueshme për të justifikuar dështimet e Bashës dhe opozitës në katër vjetët e fundit.

Kanë mbetur vetëm 4 muaj deri në zgjedhje. Për pak javë nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit e më pas fillon fushata. Opozita po kërkon të ndërrojë artificialisht raportet e vendosura me votë në zgjedhje normale, me një marrëveshje tavoline që mbetet e paqartë në termat e saj. Ndeshjet fitohen me skuadrën kundërshtare përballë, jo duke kërkuar largimin e saj nga fusha dhe hapjen e portës që të shënosh gola pa portier.

9 komente në “Çfarë pret në shesh Lulzim Basha?!”

  1. Dhiz iz a mirraklle..... says:

    Priste te fillonte shiu,dhe ja filloi ?

    1. Info analitike says:

      Bulevardi eshte nga cepi ne cep 25 m I gjere. Na podium deri te monumenti I Skenderbeut jane 500m. Pra e gjithe siperfaqia e hapesires ku u zhvillua demostrimi eshte rreth 12 000 metra katrore. Nese kjo hapesire ka qene e mbushur teresisht me qytetare-katunare-maloke, atehere aty kane qene e shumta 25 000 veta. Sala ja fut kot, se 500 000 veta e shpartallojne Tiranen, kur sot Tirana ishte e qete si kurre ndonjehere. Pirdh o ssale pirdh. Po kujdes se asfalti te ftof dhe do qelbesh pallatin.

  2. koha jone says:

    BERISHA DHE BASHA E DUAN QEVERINE ME CDO KUSHT NE KETO MUAJ TE VESHTIRE . WETINGU PO I
    SHKATARRON TE GJITHE , NUK KA RRUGE SHPETIMI TJETER ,NGA BURGJET ,VETEM TE MARRI QEVERINE NE DORE .

  3. shqip says:

    Nuk i ben keq nje shi , mundesisht i rrembyshem . Keshtu mund te lahet llumi qe lene mbrapa keta primitivet e shqupit. Madje mire do ishte ky shi edhe per nje lavazh truri te lylit , saliut, dhe shpellareve qe shohin enderra me gjak e me shume. O kafsheeeeeeee , nuk merret pushteti me tufa dembelesh e hajdutesh . Komunare e ” katunare” pa shkolle , qe duan haxhi qamilin e minarete e arabeve. Kot lodheni, ky popull tashme eshte zgjuar e nul bie pre e bashibozukeve alla mediu e spahiu. Talebane te felliqur qe s’jeni tjeter .

  4. grer says:

    Se pesti, procesi i vetingut eshte duke ecur shpejte,pavaresishte I.Metes.
    Inxhnieri i i verdhe i dosjeve te luftetareve te UCK, i semuri i 230 miloneve me raport nje dite para paragjygjeve respektivisht, i akazuar per kater vrasje (sot shkelui mbi gjakun etyre), nenshkruesi i shitjes se detrit, milinoner ne Hollande, etj. besoj se duhet te pres procesin e post vitingut. Mjafte me mashtrime si kjo e sotmja ne nivel kombetar!
    Perpara te shkoj vete dhe te shpjegohet! Eshte dora e zeze e djallit vellait te Karaxhxhitit. Mjere Shqiperia! Poshte plehrat e ashuquajtura “popoull” qe perkrah9in kete dhe sal idiot 500 mijeshin!
    ERion i Bashkise lerini ne cader, vini nje vije te bardhe , te pakten te parkojme makinat. VIni roje aty se Luli me xhelalistet eshte rrezik per makinat dhe na vjedh apo na fut drog. Mblidh qeverine dhe coji nga nje hamburger dhe nje shishe uje cdo dite, se rrezik bejne prape ndonje akt korrupsioni. Tung. Intelektualet e kane marre mesazhin qe nga Flora e deri me sot! Eshte e thjeshte, Luli xhelali duhet hequr qafe si pretendent! PD qe ju e quani parti ka marre fund! Se bene dote! I pat sot, jo se s’duan por RULI, BODE, MULI, etc. dhe ca ministra nuk mund te dalin, jane te diskretituar, LLalla i mbron, jane thjeshte me ordiner dhe hajdut se ndoshta hajduti me i thjeshte burg. Aftr Veting – tmerri i tyre! Pranadaj para zgjedhjeve, i dashur Mero luftoni te mbaroj vetingu dhe te filloj procesi i hetimit te ketyre plehrave!

  5. albatros says:

    U shkon mendja te flakin reformen ne drejtesi. Aty rreh cekani. U vjen mendja verdalle se kane procese te mbyllur me procedura jo me vendime

  6. gs says:

    Kulmi…

    Sikur keta palaco linden sot…

    Sa shpejt harrojne…

    Hajdutet, kriminelet dhe drogaxhinjte e djeshem thirren dhe cirren per tu bere flamurtaret e ndershmerise…

    ANIMAL FARM

  7. Sypeshkaqeni says:

    Mire shqypi. Po sa budallenj ata qe dolen ne shesh, qe nuk e kuptojne se e gjitha kjo mesele behet qe sala dhe shkerdhatat e tjere tishpetojne vetingut e tha fusin popullit prap.

  8. nord.al says:

    Kjo proteste eshte thjeshte nje demostrim force nga udheheqsit e korruptuar te opozites per ti treguar drejtesise qe po vjen se nuk ke cfare na ben , jemi te forte. Dridhen nga lageshtia qe i ndjen bytha, prandaj nuk dijne cfare bejne. I ka zene paniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje