Derbi Partizani zhvillion seancën e radhës, Starova aplikon disa skema

18 Shkurt 2017, 18:01Sport TEMA

Partizani ka vijuar dhe ditën e sotme përgatitjet për derbin kundër Tiranës, ku ndryshe nga ditët e mëparshme stërvitja sot është zhvilluar në orën 15:00, në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.

Stafi teknik me në krye trainerin Starova ka punuar me ekipin në aspektin tekniko – taktik, ku skuadra ka aplikuar mjaft skema loje përgjatë stërvitjes, e cila është zhvilluar me intensitet të lartë.

Të dielën do të zhvillohet edhe seanca e fundit, e cila do të mbyll javën e përgatitjeve në prag të përballjes me Tiranën.

Prej ditës së premte Partizani vijon të jetë i grumbulluar, ku do të qëndrojë deri të hënën për tiu drejtuar më pas stadiumit “Selman Stërmasi”, ku do të përballet me Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje