Komisioneri Hahn iu përgjigjet ministrave të LSI-së, që janë kundër bordit të OMN: Jam i habitur me ta

18 Shkurt 2017, 11:59Politika TEMA

Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka një përgjigje për ministrat e LSI-së, atë të Drejtësisë Petrit Vasili dhe të Integrimit Klajda Gjosha, lidhur me Bordin e Menaxhimit të OMN-së, Operacionin e Monitorimit Ndërkombëtar.

Sipas Zërit të Amerikës Johannes Hahn i ka dërguar një letër me shpjegime kryeminsitrit Edi Rama, pas kërkesës së Gjoshës që të ndërhyjë.

Ai shprehet i habitur nga pikëpyetjet e ngritura.

Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-ën, por pjesë themelore e OMN-ës, për të garantuar ecurinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, si bashkëbiseduese e autoriteteve kompetente dhe mbikqyrëse e aktivitetit të monitorimit, për të cilin janë emëruar profesionistë të nivelit të lartë, të emëruar nga Bordi i Menaxhimit”, shprehet Hahn në letrën e tij.

Në letrën e tij, ai shton se “meqënëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrejnë dyshimn mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-ës, ndjehem i detyruar të kujtoj se: Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ën e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit europian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet “të emërojë vëzhguesit”. Pra, është nga Kushtetuta që rrjesh nevoja që OMN-ja të ketë një organizmë që të vendosë për këto emërime”, saktëson Komisioneri Hahn.

Komisioneri për Zgjerimin e mbyll letrën e tij duke theksuar se “OMN-ja luan një rol kyç për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe besoj se dhe Qeveria e Shqipërisë në tërësinë e saj, ka të njëjtin qasje ndaj këtij procesi dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar”.

9 komente në “Komisioneri Hahn iu përgjigjet ministrave të LSI-së, që janë kundër bordit të OMN: Jam i habitur me ta”

  1. Arber I says:

    Like Floriri po i tregon vete se ku i ka shitur kallepet e florinjta te shqiptareve qe i vodhi ne Kerrabe.

  2. tropojani c100 says:

    fuck lsi bishti berishes

  3. malsori says:

    cfare mutin duan kete qelbesirat e lsi-is qe jane kunder bor
    rdit te omn-es per vetingun?duan te mbrojne hajdutin ilir meta,kriminelin lulk hollandezin e sali vicidolin.iliri fytyra e ndyre,ka frik nga vetingu.ajo palaco ministre si e con letren ne KE kunder OMN-es pa vendim te qeverise.keto jane veprime te ndyra te ilir metes kunder vetingut.tani mbeten si te dhjere qe e dha pergjigjen HAHN.

  4. Endri says:

    PO CFAR DO PRESESH NGA ILIR METÀ ME VILA NE LALEZ SHPIA NE TR KU I GJETI LEKET? NJE HAJDUT MUT MUTI BASHK GJITH LSI.

  5. Drini says:

    Thank you Mr. Hahn sepse edhe une jam nje nga shumica dermuesee e shqiptareve qe duam qe reforma ne drejtesi te mos pengohet nga Vasili nenkupto servili dhe anonimja Gjosha ministra te LSI. Egjithe kjo histori perkthehet si frike e Ilir Metes nga reforma ne drejtesi.Sic duket Ylli Manjanin e ka larguar Meta qekurse ai nuk paska zbatuar urdherin e Metes te dergoje ankese ne KE per OMN. Rames i iku Ylli i erdhi vasili . Ra nga shiu ne bresher. Duken perpjekje deshperuese keto te levizje te LSI por te presim koha do ta tregoje.

  6. alphade says:

    Meta e hodhi me ne fund masken ne gjirizet e ujrave te zeza te
    kryekriminelit te Shqiperise ,Sali Berishovic Fasllic Milloshevici !
    Ky qe ishte gjoja per reformen ne drejtesi por kur erdhi puna
    per zbatimin e Ligjit te Vettingut qe perben kuintesencen e gji –
    the punes per spastrimin e drejtesise dhe politikanet nga korrup-
    sioni dhe gansterizmi politik e i korruptuar deri metastaze,atehere
    Meta me hajnat e tij e corri masken dhe kerkoi qe te largohet OMN-ja ,
    sepse kjo gjoja na shkelka “Sovranitetin” dhe bie ndesh me leveren
    Kushtetuten tone ,qe kete kushtetute e kane perdhosur sa here u
    ka dashur bytha pushtetareve shqiptare dhe tash i vene perpara ne tavo-
    line nderkombetareve me qellim qe te sabotojne Ligjin e Vettingut ! Dhe
    kjo shpjegohet me korrupsionin marramendes dhe vjedhjet e plackitjet
    qe i kane bere gjakut dhe djerrses se shqiptareve ….!
    Por sado qe te mundohen te ndalin rroten e historise jo duke vene shkopinj
    por kecunj sic po ve tash Meta ne keto momente kruciale te historise se Shqi-
    perise nuk do te mund ta ndale ,historia do marrshoje vetem perpara ,ne mos
    sot,neser keta gjakatare,hajna vrases ,te korruptuar,mafioze , do te japin llogari
    nje per nje per demin e madh dhe tradhetine e pashembullt qe i kane bere Shqiperise
    dhe kombit shqiptar ……,,,!!!

  7. LORA says:

    Nuk ka me bir kurve te ndaloje implementimin ekzigjent te Vetting-ut dhe procesin e pandalshem te reformimit qilizme te drejtesise,,,,kete e ka vulosur vullneti i shqptareve,ne shumice te cilesuar.Shqiperise po i afrohet hapja e portave te EU-se,vetem me kushtin e ngritjes dinjitoze te shtetit te se drejtes,,,,nuk ka tjeter alternative,qofte edhe ngq nahija e kurvllikut LSI-st.

  8. a.f. says:

    Presim ne… qe hajdutet te na kthejne placken e vjedhur…Por ne vete, zgjedhim hajdutet te na komandojne…

  9. demokrati says:

    Vasili eshte kamikazi i radhes ne sagen e drejtesise shqiptare, ndersa Gjosha eshte nje rast fatkeq i tjetersimit personal dhe profesional. Gjsha nxinte ne krah te Vlautinit dh ekerkonte si shefi i saj skraparli reforme me onsensus. Banda LSI eshte nje organizim okult, dallimi midis Gjoshes dhe Manjanit jane vetem mbulesa e krese, pjesa brenda eshte e nje formatimi te njejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje