Mos kërkoni Jozefinën, ishte Zeni me Gitën!

18 Shkurt 2017, 19:03Politika TEMA

Lulzim Basha kishte dhënë një porosi të qartë për protestën e sotme.

Ai urdhëroi ish-ministrat e PD-së, që të mos shfaqeshin në protestë.

Kjo, duke qenë se janë pikërisht ata dhe korrupsioni i tyre, ai që bëri që PD të humbiste pushtetin në vitin 2013.

Në protestë nuk u pa asnjë, duke nisur nga Ridvan Bode, Genc Ruli, Ridvan Bode, madje as Flamur Noka.

Bërjashtim bën Genc Pollo, që edhe pse një nga më të korruptuarit, u shfaq diku.

Në protest munguan edhe Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, për të cilat u “shqetësuan” edhe mediat.

Ato në fakt ndodhen jashtë shtetit, dhe për këtë arsye nuk kanë marrë pjesë në protest.

Por, gjithë përpjekja për të shmangur njerëzit e korruptuar të qeverisë së shkuar, Lulzim Bashës i ka rënë poshtë nga dy njerëz: Argita Berisha dhe Shkëlzen Berisha.

Mund të fshehësh ish-ministrat e korruptuar, por kur shfaqen Zeni me Argitën, të rrëzohet gjithë kjo përpjekje.

Sepse ata të dy, më shumë se çdo ish’ministër, janë arsyeja që PD ra nga pushteti.

Ishte korrupsioni dhe krimet e tyre në emër të babait, që e degradoi qeverisjen e PD-së.

Ndaj, kur shfaqet Zeni me Argitën, s’ka nevojë të fshihet askush.

Basha do të bënte mirë t’i nxirrte edhe ish-ministrat, se të paktën krah Zenit dhe Gitës do të dukeshin më të pranueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje