Na e kurseni talljen!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Lumani

Mes pauzave për reklama të televizioneve që janë ngërthyer me sytë nga sheshi ky PD ka ngritur çadrat, më zuri sytë edhe një promo e Digitalb për derbin e kryqytetit që luhet ditën e hënë.

Ishte një reklamë që të përziente barkun, me nota muzikore si ato të filmit për Skënderbeun të vënë për t’u luajtur në protestën e PD-së dhe me përcaktime të tilla si, “Kjo është kryevepra e futbollit shqiptar”, “Është derbi i dy ekipeve historike”, “Është sfida maksimale”, “Është klasikja, është gjithçka” etj etj.

Të përziente barkun jo se këto përcaktime nuk mund të qendrojnë për atë që përfaqësojnë këto dy ekipe, por sepse t’i thuash sot është një tallje me tifozët dhe ata që ndjekin futbollin në Shqipëri.

Kjo, pas shout të turpshëm të një jave më parë, kur Tirana i la ndeshjen Kukësit, dhe këta që bëjnë këto promo pompoze, e trajtuan si ndeshje normale.

Ishte aq e turpshme, sa vazhdoi në mesjavë në Kupë po me këto dy ekipe, dhe vetë tifozët ultras të Tiranës, kanë vendosur të braktisin ekipin për t’i treguar se nuk mund t’i tolerojnë pazaret e hapura që bëhen.

Ajo promo të përzinte barkun dhe për gjithë morinë e ndeshjeve të trukuara dhe kënetën ku ndodhet futbolli shqiptar prej vitesh.

Në të nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe për t’u shitur me pompozitet.

Futbolli ynë është i trukuar dhe vendoset jo në fushën e blertë, por në tavolinat e presidentëve.

Duke nisur që nga ajo e Armando Dukës.

Ndaj, Digitalb do të bënte mirë të na e kursente talljen me këto promo pompoze.

Mos na shisni një kampionat që është i shitur!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Na e kurseni talljen!”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    O bledi lumani lexova këtë shkrimin tënd dhe të them të drejtën gjëja e parë që më vjen ndër ment ësht ajo shprehja e popullit : është shejtan sështë shejtan ?,?..nuk e di nëse je vërtet kaq i çiltër si njeri? je “i hipnotizuar” si pjesa derrmuese e globit apo je thjesht një gazetar që gënjeshtra dhe helmi është thjesht rutinë për ju(por sido që të jesh je në kahun negativ)..në botën e sotme të shesësh një ndeshje apo edhe një kampionat të tërë nuk përbën asnjë çudi sepse kemi “ngrënë”sh e shum e kemi krijuar një farë”imuniteti”kundrejt këtyre reklamave të futbollit që ty të paskan bër kaq përshtypje..o bledi a e di se çfar më ka bër përshtypje të madhe mua në jetë ? -ne populli shq jemi sh populll i vuajtur .. diktaturën e enverit e ka dënuar e gjith bota poor politika shqiptare bën sikur skuptojnë e mjaftohen me shprehjen “t’ja lëm historisë ta gjykoj” sepse këta janë vet enveristë,sali ‘demokrati’ bënte be e rrufe kundra enveristëve e nga krahu tjetër..ndërsa ed ‘rilindasi’ nuk e përmënd fare enverin por kabinetin e ka përplot me pionerët e enverit dhe kundërshtarët vazhdon e i quan “pulaxhinjë”(të nxjerr mallin e xhaxhit)
    edi harroi që kur ishte opozitë e quante kriminel saliun ndërsa sot e quan ‘plak matuf’..rastësi?më e bukura është që zullumi ka mbuluar çdo hallkë të politikës dhe shtetit shqiptar dhe populli ësht si i shastisur dhe i paaftë të ngrihet për të drejtat e tij..ooo u lodha b lumani sa për shkrimin tënd po të kujtoj : fshati digjet kurva krihet..kemi sh gjëra më serioze në plan të ditës se ato reklamat sharlatane që ty të kan bër kaq përshtypje..(jo se nuk ke të drejtë..)

    1. e di si eshte puna says:

      Zhaku i zhulosur,fatkeqesia me e madhe e shqiptareve jane pikerisht ca funderrina si puna jote,me komplekse inferioriteti 🙁
      Na e shpifet …

  2. Po mo lale po , ene bajerni 1me 1me herten came I thone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *