Juristi Romeo Karaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës.
Ai ka thënë se “kjo është një ulje këmbëkryq e mëkatarëve”.
Juristi i OSHEE, i cili është në një konflikt me familjen Berisha për aferën korruptive të bërë me privatizimin e OSSH-së te çekët ka thënë se protesta e radhës do të bëhet në Gërdec.
“Një miku im në FB, e ka përkufizuar pak a shumë kështu atë çfarë u pa nga protesta e sotme: mëkatarët u ulen këmbëkryq mbi tokën e përgjakur nga ata vetë në 21 Janar. Të mos çuditemi që protestën tjetër të kërkojnë ta bëjnë në Gërdec”, shkruan Karaj.
Bravo! Mire e ke thene….Nuk kane turp keta dhe nuk ka memorie ky popull qe u vete pas…