“Skenari maqedonas” i Lulzim Bashës dhe pse nuk vlejnë krahasimet me aksionin e Zaevit

18 Shkurt 2017, 09:27Politika TEMA

Tashmë janë bërë të qarta kërkesat e Partisë Demokratike gjatë protestës së sotme që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të ardhshëm.

Lulzim Basha do të përpiqet të indiktojë një lëvizje që do të sjellë në formimin e një qeverie tjetër deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

Motamo është ajo për tën cilën u përpoq edhe Edi Rama përpara zgjedhjeve të 2013 por nuk e realizoi pasi Berisha “bleu” Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin dhe Gjovalin Kadelin nga PS-ja.

Dy janë kërkesat që do të dalin në protestën e sotme të PD-së: ose votim elektronik ose qeveri teknike.

Votimi elektronik nuk realizohet dot pasi e bëri të ditur qartë OSBE-ODIHR-i që është e pamundur; ndaj ngel kërkesa e dytë që është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike deri në zgjehdje.

Aldo Bumçi e cilësoi këtë përpjekje të PD-së si një “skenar maqedonas”, pra siç bëri Zoran Zaev dhe u arrit në Marrëveshjen e Përzhinos.

Por këtu ka një ndryshim në fakt, pasi si në kushte ashtu edhe në përfundime skenari maqedonas i Bashës nuk përputhet me atë të Zoran Zaevit, shkruan Tesheshi.com.

Le ta marrim me radhë:

Zoran Zaev nisi protestat e tij me çadra përpara parlamentit pasi Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet në mandatin e tretë me një manipulim që u njoh si i tillë nga komuniteti ndërkombëtar; e nga ana tjetër publikoi të ashtuquajturat “bomba”, biseda të përgjuara telefonike të qeveritarëve që tregonin abuzim me pushtetin, posaçërisht vjedhjen e qartë të zgjedhjeve.

E dyta, aksioni i Zaevit ka hasur në një mbështetje të madhe ndërkombëtare, posaçërisht nga SHBA dhe BE, deri në atë pikë sa Nikolla Gruevski akuzoi Uashingtonin dhe Brukselin për komplot.

Ndërkaq, Marrëveshja e Përzhinos çoi në krijimin e një Prokurorie Speciale që do të hetonte abuzimet me pushtetin, një prokurori që nuk do të ishte e lidhur me qeverinë si gjyqësori.

Mirëpo në rastin tonë jemi në kushte të kundërta.

Kjo pasi PD është kundër Prokurorisë Speciale apo ndryshe reformës për Drejtësi të cilën e mbështesin jo vetëm ndërkombëtarët por e ka votuar vetë PD.

PD jo vetëm nuk ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për aksionin e saj por ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Donald Lu dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Pra motivet kushtet por edhe ngjashmëria me Maqedoninë nuk përkon.

E vetmja gjë që përputhet është se si Lulzim Basha ashtu dhe Zoran Zaev kanë ambicie të bëhen kryeministra, një e drejtë e tyre normale.

Pastaj Maqedonia me Shqipërinë ka edhe problem të tjera që i ndajnë, pasi këtu nuk bëhet fjalë për një popullsi tjetër etnike që ndikon thellbësisht në zhvillimet politike dhe në zgjedhje.

Dhe kjo duhet përmendur me të madhe. Pa shqiptarët, të cilëve u kishte ardhur në majë të hundës me Gruevskin, pasi i kishte vrarë e burgosur sistematikisht, nuk do të krijoheshin kushtet për Marrëveshjen e negocuar të Përzhinos dhe qeveri teknike.

 

2 komente në ““Skenari maqedonas” i Lulzim Bashës dhe pse nuk vlejnë krahasimet me aksionin e Zaevit”

  1. jani says:

    Kudo protestohet por protesra eshte per nje jetese me te denje. Me rroga pensione dhe sherbime ndetsa ketu duan te protestojne per te sjelle lulezime bythwiren ne pushtet. Vijne nga ana e anes per te protestuar per cfar per zgjedhjet qe vidhte berisha apo per tiranen qe do ndertonte basha. Joooo vijne se kane humbje te sigurt dhe shume te thelle si ajo e dibres apo kolonjes, kavajes, korces, durresit , vlores dhe gjithe shqiperise. Te protestosh per leket e Zenit apo te bodes , lules, vetem ketu ndodh. Mjerane ju protestoni ndersa xeni me arminen tyndin krevatin.

  2. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Nravo janaqi! Spot on!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje