Trashi: Tifozët më kërkojnë titullin

Tre sezone te Partizani, 20 ndeshje këtë sezon dhe një gol i shënuar. Lorenc Trashi është padyshim njeriu që ndryshon ritmin e ekipit të kuq. Për të vlerësuar rëndësinë e tij në skemat e Starovës mjafton të kthehemi pas në kohë për të analizuar transfertën e Gjirokastrës ku mesfushori 24-vjeçar mungoi dhe Partizani vuajti shumë për të gjetur ritmin.

Në prag të derbit të tretë sezonal, lojtari i lindur në Gramsh e pranon se kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, por jo vendimtare.

“Nuk mund të them që është derbi më i rëndësishëm, por ndeshja e radhës më e rëndësishme duke parë pozicionin që kemi në klasifikim dhe situatën që po kalojnë”.
6 pikë nga Kukësi por ende një sezon i gjatë, Trashi beson se ndeshjet direkte do të jenë vendimtare për çështjen e titullit.

“Kampionati është ende i gjatë duke parë që nuk jemi ndeshur ende me Kukësin dhe Skënderbeun. Mendoj se çdo gjë do të vendoset ne ndeshjet direkte”.

Në vijim të intervistës ekskluzivë dhënë për Supersport, Trashi nuk beson se Partizani është favorit për faktin se Tirana po kalon një moment jo të mirë në kampionat pasi në të tilla sfida lojtarët karikohen dyfish dhe ky është një 90 minutësh ndryshe nga ndeshjet e tjera të kampionatit. Ai është një prej lojtareve me te aktivizuar te Partizani dhe nje lider ne fushen e lojes dhe ndoshta e ka një përgjigje për shkaqet e ecurisë poshtë pritshmërive në vitin 2017.

“Nuk mendoj se ka caluar dicka por duhet te jemi me te perqendruar dhe kjo eshte nje nga shkaqet qe kemi lene pike rruges”

Në kryqeytet, derbi jetohet çdo ditë dhe Trashi e pranon se me kalimin e viteve trendi ka ndryshuar sepse tifozët i kërkojnë diçka më shumë se fitorja ndaj Tiranës.

“Tifozet mendojne se tituli eshte kryesor duke ditur qe kemi kohe qe nuk hmbasim ne derbi”.

Në fund, mesfushori 24-vjeçar e pranon se një gol në derbi e ëndërron, por e rëndësishme në të tilla sfida është fitorja dhe jo njeriu që arrin të shënojë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *