Tronditëse: Dy të rinj, burrë e grua, gjenden pa jetë në kasolle në Pogradec. Gruaja vrau burrin dhe u vetëhelmua më pas

Një çift ka humbur jetën në fshatin Velçan të Pogradecit.

Trupat e pajetë të Erzen dhe Fatbardha Torras, përkatësisht 26 dhe 23 vjeç, u gjetën në një kasolle pranë banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërkohë që policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit pak pas mesnate.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle, pronë e tyre, ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me me dru në kokë bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Çifti la pas dy fëmijë të mitur.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tronditëse: Dy të rinj, burrë e grua, gjenden pa jetë në kasolle në Pogradec. Gruaja vrau burrin dhe u vetëhelmua më pas”

  1. babai says:

    Me cfaredo situatash te te perplasi jeta, te mos mendosh per dy femije qe le te mitur pas… nuk e konceptoj dot. 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *