Balla komenton protestën nga Selaniku: PD bllokoi votimin e emigrantëve

19 Shkurt 2017, 18:03Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla nga Selaniku ku ka takuar emigrantë shqiptarë, deklaroi se protesta e Partisë Demokratike është një përpjekje e opozitës për të rritur tensionin në vend, për të bllokuar implementimin e reformës në drejtësi dhe do të shërbejë si alibi për humbjen e radhës së PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Në këto momente, ka disa shqiptarë të futur në një imitacion të një tende për të protestuar. Edhe ata nuk dinë se përse. Sepse të kërkosh qeveri tjetër 4 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që shqiptarët në 18 qershor do të zgjedhin se cilën qeveri duan”, tha Balla i cili ishte në Selanik bashkë me zv/ministrin e Brendshëm, Stefan Cipa.

“Protesta ka të bëjë me tensionimin e klimës politike në Shqipëri, sa kohë që Kuvendi i Shqipërisë tashmë duhet të jetë i angazhuar në vijimin e punës intensive në kuadrin tjetër ligjor në mbështetjen për implementimin e reformës në drejtësi”, u shpreh Balla.

Përsa u përket emigrantëve, Cipa dhe Balla kanë përsëritur premtimin e kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët e diasporës nuk do të mund të votojnë nga vendet ku ata jetojnë.

Stefan Cipa, zv/ministri i Brendshëm, deklaroi: “Ishte një takim me një pjesë të emigrantëve shqiptarë të Greqisë së veriut për t’i informuar për fillimin e implementimit të ligjit të regjistrimit të adresave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si i vetmi ligj në këto vite të pluralizmit që është bërë për të ndihmuar emigrantët kudo që ndodhen”.

 

1 komente në “Balla komenton protestën nga Selaniku: PD bllokoi votimin e emigrantëve”

  1. Leone-53 says:

    Je nje nga “Pionieret e Enverit” me besnik o kodosh Balla.
    Ti kujton se do te na mbash me genjeshtra tere jeten por nuk jemi soji yt o “politikan” i Tiranes zyrtare se po ta kishit “serioze”qe ne te votonim ketu vertet kjo “loje” kish mbaruar prej kohesh:
    I gjati yt Ram ketu ne veri te Milanos ne qershor te 2013-tes u “premtoj” perkrahesve te tij se po te fitoj zgjedhjet ne 2017-en ju do te votoni ketu ku jetoni e jo te vini ne Shqiperi !…
    Kush ju pengoj qe qysh athere “diplomati” juaj Bushat te kishte pergatitur infrastrukturen zgjedhore dhe gjithçka te ishte gati per tani?!..
    -Ju e dini mire qe ne kurre nuk do te votojme PS-ne e PD-ne sepse qe te dyja jeni “pjelle” e dale nga mitra e “pergjakur” e PK-te!..
    -Ju e dini mire qe ne e njohim me mire se ju DEMOKRACINE sepse e jetojme çdo dite ketej nga perndimi ate me te mirat e te keqijat e saj dhe nuk behemi kurre as sklleverit tuaj dhe te askujt tjeter ketej nga perndimi por vetem te Shqiperise!..
    Ju te PS-se mund te pretendoni se keni diçka mbeshtetes aty ne Greqi por kurre shumicen si aty e ketej nga Europa!
    Rama me mashtrimin qe na ka bere do te “demtohet” me shume se çdo “politikan” aty, ne nuk “i ham” mashtrimet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje