Barcelona, Klopp emri i ri për stolin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Del në skenë një emër i ri dhe madje shumë sugjestionues për stolin e Barcelonës. Mediat angleze bëjnë me dije se dretjuesit e klubit blaugrana po mendojnë për Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman është nën kontratë me Liverpool-in dhe për momentin është i lumtur në Old Trafford, por një oferte të mundshme të Barcelonës, as një teknik si Klopp nuk do i thoshte dot jo.

Humbja e thellë me shifrat 4-0 ndaj Paris Saint Germain-it në Champions-in vulosi largimin e Luis Enriques nga skuadra blaugrana me trajnerin asturian që vetëm nëse arrin të bëjë një përmbysje të cmendur në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës franceze mund të ketë ndonjë shans për të qëndëruar në krye të stolit të Barcës edhe për sezonet në vazhdim.

Luis Enrique është në skadencë kontrate me klubin katalanas dhe sipas të gjitha gjasave ky është sezoni i tij i fundit te Barcelona. Në këtë mënyrë presidenti Josep Maria Bartomeu ka nisur që tani nga puna për të gjetur njeriun që do ti besojë stolin e skuadrës sezonin e ardhshëm.

Përvec Jurgen Klopp një tjetër kandidat është edhe Ronald Koeman, holandezi e njeh shumë mirë ambientin pasi është një ish futbollist i Barcës dhe gjatë këtyre viteve ka bërë një punë të shkëlqyer në Angli fillimisht te Southampton dhe tashmë te Evertoni.

Përsa i përket Klopp nuk do të jetë e lehtë që gjermani të largohet nga Liverpooli, sepse drejtuesit e klubit të Kuq po mendojnë ti ofrojnë një kontratë të re 6-vjecare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *