Ironia e Veliajt: Grupe të ndryshme e gdhinë mbrëmë jashtë, por s’besoj ia kaluan aq mirë si buzë Liqenit

Transformimi që ka pësuar parku e ka kthyer atë jo vetëm në një vend çlodhjeje apo për vrapim, por edhe një hapësirë për gjallërimin e jetës kulturore.

Janë me dhjetëra të rinj që të organizuar në grupe, zhvillojnë aktivitete të ndryshme. Në profilin e tij në Facebook, Kreu i Bashkisë Veliaj ka postuar disa prej fotove ku tregohen të rinj që kanë kaluar një mbrëmje të këndshme buzë liqenit, ndërsa ka ironizuar edhe protestën e PD-së. “Grupe të ndryshme njerëzish e gdhinë mbrëmë jashtë, por s’besoj ia kaluan aq mirë e pa shqetësuar kënd si të rinjtë buzë Liqenit”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, ndonëse fundjavë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nxituar që të përfitojnë nga sezoni i mbjelljes së pemëve për të shtuar gjelbërimin. 100 pemë të reja u mbollën në Parkun e Madh të Liqenit duke  kontribuar në këtë mënyrë në zgjerimin  mushkërive të kryeqytetit.

“100 Qershi Japoneze i shtohen Kopshtit të Pranverës në Parkun e Madh. Të vendosur të shtojmë gjelbërimin në çdo cep të qytetit!”, shkruan Veliaj.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ironia e Veliajt: Grupe të ndryshme e gdhinë mbrëmë jashtë, por s’besoj ia kaluan aq mirë si buzë Liqenit”

  1. Milan says:

    Shkoni perpara z,Rama dhe shpresojme qe kriminelat ti shohim sa me shpejt ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *